Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Një qiri për Reçakun

| E premte, 15.01.2010, 10:32 PM |


Agim Gashi

Një qiri për Reçakun
(Në përvjetorin e një masakre)

Bajlozat serb u vërsulen
Mbi Reçakun heroik
Mbi Reçakun e Qorr Ilazit
Mjeshtrit e thikave
Filluan zanatin e vjetër
Masakruan trupa
Të të gjitha moshave
Njerz synxjerrës
Gjakpirës e njerzngrënës
Lozën lojën e tyre makabre
Me trëndëfila të zinjë
Në mes të Evropës…
Endërr nuk është
Ndodhi morbidja ugurzezë
Filloi loja e vrasjes
Reçaku u la me gjak
Unë isha aty 
Dhe pash dhëmbjen e Mic Sokolit
Vajin e Smajl Hysenit
Ofshamën e Sefë Koshares
E sot pas sa vitesh
Ju lus të dashur miq
Një qiri ndezeni për Reçakun
Për kujtim
Për rrespekt
E nëse nuk keni ku ta ndezni qiririn
Fërkojeni për zemrën time
Se ajo ka zjarr ta ndez
Edhe malin me borë
Sa të dua Shqipëri
Sa të dua Kosovë

15.01.2010-Düren