Nga Lulzim Logu
Ardhja befasuese e femrave në letersi, është një dukuri që meriton natyrisht të pershendetet, por edhe ti kushtohet vemendje e veçantë. Tropoja dihet tashmë nga të gjithë, ka qënë dhe mbetet një trevë bujare e poezisë shqiptare, një shtëpi lakmitare e rapsodëve, këngëtarëve dhe poetëve që pavarësisht ritmit dhe ngjarjeve të kohës, nuk reshtin së përcjelluri emocione , sidomos përmes poezisë së shkruar.
Poezia ka qënë gjithmonë një përmasë reale e kohës, një tregues interesant ekzistence, një luks shpesh I pakuptueshëm, një mister që e ka shoqëruar Tropojën prej vitesh, në historinë e saj tronditëse. Shtëpia e Buçpapajve, Alisë, Paplekajt, Mustafajit etj. sot po kthehet shtëpia e më të rinjve, më të rejave, që ndoshta do të jenë po aq të famshëm dhe të mire si ata. Koha do ta vertetojë shpejt këtë dhe shtëpisë tropojane të poezisë do ti shtohet ndriçimi dhe hapësirat shpresëdhënëse.
Sot ndihem krenar të përcjell për lexuesin një faqe nga krijimtaria e poeteshave të reja tropojane, sejcila me frymën e vet origjinale, ambicioze dhe delikate, të lumtura dhe të trishta, moderne dhe të traditës, të ngritura mbi paragjykimet dhe triumfuese në perpjekjen për të qënë vetvetja.
Tematikë e kohës, tone të forta ndjeshmërie dhe inteligjence, figura befasuese, ritme për tu pastur zili! Poezia, kjo muzë mosmirnjohëse, siç thoshte Xhon Milton, u ka zënë pritë vajzave tona!...
Almona Bajrami.
Pikon ëndërr.
I kam numëruar dhimbjet
I kam thurur mbi vete
Një vetvete të vrarë.
Kam marrë shumë ftesa për dasma djajsh
Mishgërryes jam zvarritur
Në njërin sy ëndrra
Në tjetrin loti.
Ikjet në shi
I kam shumëzuar me të nesermen
Prodhimi: pikon ëndërr.
Unë e di
Ti vazhdon të tallesh në përrallat e mia
Dhe thua se edhe unë jam
Përrallë.
Qetësi.
Aroma e lotit tim
Lag shiun e ëndrrës tënde…
Etyd.
Erërat e dimrit trysen
Ashtu si qepallat mbi njëra tjetrën
Kur fluturat e ngrohta
Në zemrën e një djali flegmatik
Vështrojnë
Vajzën e vetmuar.
Rituali kerkon të vështrosh qiellin
Një lutje ta këputesh si fijen e flokut
Ta fshehësh pa kujdes në dhëmbëzat e natës
Ne të dy kemi më pak mendje
Sinjale pa sens më shumë.
Nuk të lëshoj më kurrë
Fytyrë e njohur
Frekuente e dëshirave të mia
Që më ngroh
Me një fjalë të vetme
Ku akuarelet e buzëve vrasin
Frymën e mëngjesit…
Olta Murati.
Lotët e shpirtit.
Nga shiu I papritur
Çdo gjë u lag
Një përrua digjet
Në gojën e grykës.
Flaka nuk është vetëm
Ka vetëtimën.
Në fushën e blertë
Shtat lëshon
Një lulkuq.
Lotët e shpirtit
Si dhelpra të trembura
Hanë pyllin e gjahtarit.
Shiu po rreh
Në tëmthat e mi…
Bota ime.
Bota ime
Sa një gjethe
E rënë nga syri.
Bota ime
Një këngë majekrahu
Delja që kullot qiellin.
Tri gota të pira
Dhe një vdekje
Që sython zëmërim…
Migena Ismailgeci.
Kam dhe jam.
Kam dhe jam
Zgjedhohem gjithësesi
Por unë nuk e dija
Gjer sa të takova ty…
Fjalën.
E mbyta fjalën
Me thonjtë e zemrës
Dhe u fsheha.
Sa do të rri e fshehur
As vetë nuk e di.
Po kur të dal
S’do kem njërin sy…
Migena Ramaj.
Ritëm.
Ritmin
S’ma vdes
As terri I territ.
Ritmin
S’ma djeg
As prushi I territ.
Gjallë
Ritmi I jetës…
Tis.
Tisin e qelqit
Të dhimbjes
E përbuz
Për ty.
Plaket
Vetë vdekja
Në mua
Për ty…
Te unë
S’ka kalbje
S’ka ndryshk
Për ty…
Kerubinë.
Kerubinë tendosjesh
Pijnë thinja
Shprese.
Mbi kerthizën time
Vidhet zbehja
E verbimit.
Në natën
Thonjëlëmuar
Rriten thinjat
E shpresës…
Ujeza Kucaj.
Të fala.
Të fala buzëqeshjen time
Por ti e trishtove
Të fala lotët e mi
Por ti I gëzove
Të fala sytë e mi
Por ti I verbon
Të fala dhe dashurinë time
Por ti e refuzon…
Bie shi.
Bie shi I qetë dhe I lehtë
Pëlhurën e vetmisë time mbështjell
Bie shi që hesht
Se vetmia tani po flet…
Bie shi I qetë dhe I lehtë
Shi që vret…
Xhane Ymeraj.
Kasollja ime.
Kasollja ime
Aty ëndërroja
Aty shpresoja.
Kasollja ime
Mes shtëpive harruar
Gjithçka që vjen e shkon
Brenda botës time.
Kasollja ime
Strehëz e thjeshtë
Luks I shpirtit të vuajtur.
Kasollja ime
Asgjë nuk më fali jeta
Më të pasur se ty
Ti s’ke vlerë në lekë
Por në shpirt…
Zyra Ahmetaj.
Zgjuar.
Me dritën e syve tu
Shkoja të flija
Por s’beja gjumë
Më dukej se ishte ditë
E s’kisha kohë me humbë…
Jeta.
Jeta ime si një enë
Herë mbushet, herë zbrazet
Jeta ime si një pemë
Herë njomet, herë thahet
Jeta ime si një shtëpi
Herë ndërtohet, herë bie
Jeta ime si fëmijë
Rritur ngrehinash…
Rabie Dega.
Trishtimi.
Dikur e ndjeja
Trishtimin e lotëve tu
Sot e ndjej
Trishtimin e lotëve të mi
Trishtimi, perde e qendisur
Mbi sy…
Çasti.
Çdo moment
Vjen furishëm
Here me embëlsi
Here me dallgë
Dhe mbetet I magjishëm
Çasti që kemi përballë…
Elona Zhana.
Mister.
E ngopur me vetveten
Endem nëpër rrugë
Që edhe vetë kujtesa I ka harruar.
Qetësisht ndjej
Sesi gjithësia fundoset brenda meje.
Edhe hënë e bukur që ndrin atje tej
Ka frikë mos mbytet në detin e panë
Të misterit tim…
E kam harruar.
Ka shekuj
Që je larguar
E kam harruar
Dhe fjalën mall.
Nëse kthehesh
Ndonjëherë
Unë s’jam mish
Por Kristal…
Rudina Buçaj.
Deduksion.
Dallëndyshet erdhën
Dallëndyshet ikën
Shpirtrat e vjetër rrëshqitën
Mbi ngricën e degraduar të akujve
Perjetësia mbeti vetëm
Një relacion I vjetër juaji…
Bosh.
Po zgjatem
Koka me këmbët fluturojnë
Në këtë horizont pafundësie
Hapësira që po krijohet
Brenda meje ndihet bosh.
Një hapësirë bosh
Bosh, kupton
Ju lutem mbusheni me ajër
Të mbajë ekuilibër.
Ju lutem
Bosh
Kupton?!...
Ritvana Kuliçi.
Perëndim.
Kerkova limitin pa kufi
Në fjalëza të rralla
E takova në pjesën e fundme
Atje ku dielli perëndon…
Nafie Saliaj.
Engjëll I gënjyer.
E desha parajsën aq shumë
Aq sa vdekjen e urreva
Kur më thane ajo të ka në dorë
Vdekjen e gënjeva me lot
Dyert hapi parajsa për mua
Por një ëngjëll I gënjyer isha
Ndaj I thashë ik, nuk dua…
B. Curri, Janar 2010