Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Nga largësia

| E enjte, 14.01.2010, 08:41 PM |


Halit Bogaj

NGA LARGËSIA

Emri juaj më bën nder

Më kujtohet për çdo herë

E përshkruaj atë shikim

Që më sheh me mallëngjim

2

Nga largësia vjen ndriçimi

Më përshkon adhurimi

Se dikush larg atje

Mendon prore për atdhe

3

Se si dukesh nuk e di

Mos më le ti në vetmi

Me buzëqeshje dhe vështrim

I përket TI vendit tim

4

Një puhizë pranverore

Të tërheq të merr për dore

Ty lashtësinë ta tregon

Atje larg tek Perëndon

5

Disa herë unë të shkrova

Dhe komentet t’i lexova

Por ti larg je në mërgim

Ma mbush zemrën me pikëllim

4

Nganjëherë më vijnë premtime

E freskojnë këtë zemrën time

Shpresat tona i ushqejnë

Për të mira na rrëfejnë

5

Sepse dielli lind ndër ne

Plot gëzim e plot hare

Se natyra prapë buzëqesh

Me blerimin  që ka veshë