| E merkure, 13.01.2010, 10:29 PM |
HITI
POLITIK I DUETIT SEJDIU – THAÇI
SEJDIU: - Për ne është shumë e rëndësishme qëëëëëë....Ëëëëëëë....në mënyrën më të mirë të mundshme , gjendja politike dhe e sigurisë në Kosovë është STABËËËL!
THAÇI:- Pooordhe....me përgjegjësi të plotë , sipas standardeve
evropiane:
Krimi i organizuar, multietniciteti, korrupsioni, drejtësia, papunësia!...
SEJDIU: - Për ne është shumë e rëndësishme qëëëëë...Ëëëëëë...në mënyrën më të mirë të mundshme....Ëëëëëëë....do të integrohemi në strukturat ndërkombëtare.....Ëëëëëë....në Bankën Botërore....Ëëëëëë...
THAÇI:- Pooordhe... me përgjegjësi të plotë , sipas standardeve
evropiane:
në Bruksell , në Uashington dhe në NATOOOO!...
SEJDIU:- Për ne është shumë e rëndësishme qëëëëë...në mënyrën më të mirë të mundshme, sivjet për herë të parë ....ëëëëëë....i organizuam dhe i mbajtëm zgjedhjet lokale....Ëëëëëëë...komunale....
THAÇI:- Pooordhe... me përgjegjësi të plotë, sipas standardeve
evropiane :
Dy muaj ditë mbajtëm
fushata . Tre muaj ditë i zgjatëm
numërimet e votave....
Pooordhe në Prezeren , në Lipjan dhe në Gjilaaaan !
SEJDIU: - Për ne është shumë e rëndësishme qëëëëë....në mënyrën më të mirë të mundshme.....Ëëëëëë....sivjet do t’iu shpallim luftë të hapur strukturave paralele....Ëëëëëë....serbe në mbarë Kosovën e Metohinë , që të jetë situata STABËËËL!
THAÇI:- Pooordhe... me përgjegjësi të plotë, sipas standardeve
evropiane :
në Mitrovicën Veriore, te Kroi i Vitakut, në Graçanicë, në Novo Bërdë, në Kllokot, në Partesh , në Ranillug, pooordhe në Shtëëëërrpce...
SEJDIU: - Për ne është shumë e rëndësishme qëëëëë....në mënyrën më të mirë të mundshme ëëëëëë... ia kemi organizua pritjen madhështore , sigurimin dhe përcjelljen....Ëëëëëë... presidentit serbë....Boris Tadiq...Ëëëëë... në Kosovë e Metohi....për ta festuar së bashku....ëëëëëëë....festën e Krishtlindjes Ortodokse....
THAÇI:- Pooordhe .... me përgjegjësi të plotë, sipas standardeve
evropiane:
në Deçaaan!
SEJDIU:- Për ne është shumë e rëndësishme qëëëëë...pasi të përfundojë rinumërimi dhe rivotimi maratonik në Kosovë.....Ëëëëëë.... në mënyrën më të mirë të mundshme do ta bëjmë edhe .....Ëëëëëë... Rikonfigurimin dhe Riformatizimin e Kabinetit Qeveritar...
THAÇI : - Pooordhe... me përgjegjësi të plotë , sipas standardeve
evropiane :
KOALICIONIN
!
Gjilan, më 12.01.2009.
Demir KRASNIQI