Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Eduard M. Dilo: Si shkruanin te paret tane

| E marte, 12.01.2010, 10:17 PM |


Si shkruanin te paret tane

Nga Eduard M. Dilo

Faik Konica, nje nga korifejte e shqiptarizmes, diplomat i shquar, princi i letrave shqipe, i ndodhur gjithmone larg atdheut, me zemer te zhuritur nga dashuria per te shkruan me 1899 kete shkrim qe po sjellim me poshte. .

Eshte zemra e atdhetarit qe qan per atdhe.
Jo vetem ky, por dhe patriote te tjere si vellezerit Frasheri e Cajupi  shkruanin plot dashuri me zemren te plagosur :
“  O malet e Shqiperise….
…Qe ju kam ndermend dit’ e nate…”

ose

“... Te mos heq e te mos vuaj
Poshte e larte e i semure
Te mos vdes ne dhe te huaj
Se nuk do te tretem kurre…”

Vargje plot dhembje, me nje efekt theres, te pa treguar, vargje qe  tronditin shpirtin, aktuale edhe sot, kur dihet qe nje pjese e madhe shqiptaresh jane te larguar, kane kaptuar male, dete , oqeane…

 MALL I ATDHEUT

Kur vete njeriu, i lire dhe i vetem , larg atdheut, -viset e ra , ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit , e nje mije gjera qe vihen re ner popuj te huaj , te gjitha keto t’a pergezojne zemren, e te bejne jo t’a harrosh Shqiperine, po te mos te veje te ajo aqe dendur mendja… Me tutje, si ngopen syte se pari ndyshime, gazi shuhet pake nga pake. S’di se c’te mungon, s’di se c’te duhet.  Nje hije trishtimi t’a mbulon fytyren; e pik-se-pari here here, pastaj me dendur, e me ne funt shpesh e po thua kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e i shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e ku u -rritme, ku qajtim foshnja e ku losme djelm, kujtimi i atyre maleve lark te cilve nuke rron dot mire nje Shqiptar, kujtimi i kombit e deshira e etja e gjuhes s’one, - t’a shterngojne e t’a dermojne me te vertete zemren.

Ah! malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ay Shqiptar qe s’e ka pasur ne dhe te huaj!…

Duhet te jesh jashte Shqiperise, e te jesh lark, per te kuptuar se c’force e c’bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura letre, ajo fjala me e vogla, na sjell, kur’ vjen nga Shqiperia, nje gas te parrefyesheme, sa na sjell nje cope t’atdheut.

    E ky mall eshte me i nxehte te ne te mjeret, se s‘kemi shprese t‘a shohim Shqiperine; jemi te denuar, per dashuri t‘atdheut, te rrojme tej e ketej ner dhera te huaja; e vec te behemi tradhetore e te poshterit e te poshterve, s’ kemi per te puthur token e Shqiperise edhe shume vjet, nofta kurr…