| E marte, 12.01.2010, 10:01 PM |
Xhenc Bezhi
Na mori ujë
Zot në qiell
e zota në tokë
u bë rrëmujë
na mori ujë.
Pse nuk ndajnë detyrat
Kush me na dhanë dritën
Kush t´bënë mrekullinë
E kush politiken
Kush ka përgjegjësitë,
Kush ka kompetencat
Kush do bënë vërshimet
E kush turbulencat
Në lutjet qe bëjmë
Na rrëshqasin gabime
Në kërkojmë ujë
E na vijnë vërshime
Deri n´fyt më të gjitha
Çka shohim me sy
Nga ujërat e bardha
Nga ujërat e zi
Ti o Zot i qiellit
Ke për ne mëshirë
Na shpëto nga (zdralet)të tokës
Sa s´na kanë përpirë