Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Milazim Kadriu

| E marte, 12.01.2010, 09:40 PM |


Milazim F. KADRIU

DERI KUR ?

Deri kur
Ngado që të kalojmë
Lulin e vocërr
Do ta takojmë.

Deri kur
Luli i vocërr
Do të ketë shokë
Edhe në shkollën tonë.

Deri kur
Lulin e vocërr
Nëpër rrugët e qytetit
Do ta shohim çdo ditë.

Deri kur
Luli i vocërr
Do të shet cigare,fara…
Zotërinjtë duke i lut.

Deri kur
Do të kemi frikë
Se tullumbat e Lulit
Mësuesin do ta përpijnë.

Deri kur
Lulin e vocërr
Të tjerët e përbuzin
E me leckat e tij shaka bëjnë .

EDHE KËTU…

Edhe këtu ka luks e gjallëri
E nga ana tjetër përbuzje e varfëri.

Dikush e gjuan bukën në bërllok
E tjetri nuk ka në sofër me u ngopë.

Dikush dikujt vazhdimisht i buzëqesh
E ai as që e shikon dhe farë se vëren.

Dikush shkon desh e zbathë
E tjetri fare dorën s’ia zgjatë.

Dhe kështu kjo jetë vazhdon
Dikush nga gazi i tij, gjëmën e tjetrit se dëgjon.

Mos  i leni njerëzit të vuajnë
Se nuk do të jetë e lumtur as jeta juaj.