| E shtune, 09.01.2010, 07:47 PM |
Engjëll Koliqi
DO TË NXEHEMI
Me mbretëreshëne time të bekuar
Në akte të dashurisë
Do të nxehemi
Dhe do të jemi gjithherë
Në krye të detyrës
Me ekstremitetin më të madh të besës
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
DUHET TË LUFTOJMË ...
Nuk mund të ndalemi
Kurrë s’guxojmë të pushojmë
-
Duhet të luftojmë
Për dashuri
Me dashuri
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
MBASI VODHI
Pak nga pak
Humbte
Elemente pasurie
...
Humbte fjalë
Humbte besë
Humbte shpresë
Humbte dashuri
...
Më në fund
Harroi të vërtetën
Humbi jetën
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
NËPËR VËSHTIRËSI
Ligjet a natyrës
Na kanë obliguar
Të kalojmë patjetër
Nëpër vështirësi
Nuk dorëzohemi ne
Pengesat kalojmë
Me dashuri
Njerëzimin bindim
Botën ndërrojmë
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
HORIZONT’ I GJËRË
Dashuria jonë
Në çdo milimetër
Është e pranishme
-
Potente
E ëmbël
Besnike
Shpresëdhënëse
-
Me njëmijenjë
Mrekulli
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
TEJ DASHURISË SË HUMBUR
Ata të gjorët
Shumë kërkojnë
Asgjë s’gjejnë
-
Veç krime
E tragjedi
-
I pret vdekja
Dhe ferri
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
KANË ARDHUR
Me gënjeshtra
E me be
Si rrufe
...
Me projekte vdekjeje
Të aprovuara në shekuj
...
Do të mbesin të vdekur
Pa i parë kush
Pa varre ...
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
ATËHERË EDHE SOT
Ne jemi ne
Të dashuruar
Të besatuar
Realizojmë ëndërrat
...
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
ME PLUHURIN E NGREHUR
Shtrydhen të sharat tuaja
Dhe pështyhen
Atje ndërmjet kodrave të trishtimit
Në orën e gënjeshtërave
Dhe të kotësive
Që mbretërojnë n’anën tuaj
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
NË STINËN E PRIVILEGJUAR
Unë edhe mbretëresha
Bëhemi të gëzuar dhe të lumtur
Në stinën e privilegjuar
Para se të bjerë nata e strukur
Me të gjitha ëndërrat
Me të gjitha vetitë
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
NË FUND TË KËNGËS
Vazhdon kremtimi
Deri në kulminacion
-
Unë me mbretëreshën shmangemi pak
Vijmë këtu në fron
Në këndin e lumturisë
Fillojmë me të bekuarat akte
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
BËHEMI TË LUMTUR
Zoti
Na e ka dhënë mandatin
T’ua sjellim këtu
Regjimin e dashurisë
Ju e shfrytëzoni regjimin
Dhe kënaqeni
Me të bukurat akte
Ne bëhemi të lumtur
Për ju
Për lulëzimin e dashurisë
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
ME NJËMIJENJË DREQËR
Ju nuk na keni terrorizuar
Dhe jetoni e gëzoni
Këtu
Bashkë me ne
Po deshët
Përndryshe
Shkoni me ata vëllezërit tuaj
Që kurrë s’i keni ndalur
Shkoni me njëmijenjë dreqër
Njëmijenjë trishtime provoni
Në njëmijenjë tragjedi
...
Garlate (Lecco), 22 nëntor 2009
KUR SHKELET BETIMI
Gabimet e krimet
Shtohen
E shumëfishohen
Mungon fytyra
Dhe morali
Mbretërojnë
Vetëm intereset e fëlliqta
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
NUK PRESIM MA
Festa po mbaron
Të gjithë shkojnë udhëve të veta
Unë edhe mbretëresha
Nuk presim ma
Por shkojmë në këndin e kënaqësisë
Dhe fillojmë
Të bekuarat aktre të dashurisë
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
NË MBROJTJE TË SË VËRTETËS
Me mbretëreshën time
Shpesh biejmë
Në vështirësi të mëdha
Duke rrezikuar edhe jetën
Por nuk ndalemi kurrë
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
ME NJAT LIGJ TË DASAHURISË
Marshojmë kudo
Edhe jashtë fronit
Kemi pushtetin mbretëror
Shërojmë shpirtëra
Gëzojmë e lumturojmë
Sot e deri në amshim
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
NDËRMJET HAPAVE
Ndalemi herë-herë
I mbushim mirë
Bateritë e dashurisë
Dhe ia nisim këngës
Nën hije të fatit
Edhe një valle lumturie hedhim
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
GËZUESHËM
Nisim
Dhe mbarojmë
Vallen e parë
Të dytën
Të tretën ...
Këndojmë e vallëzojmë
Me dashuri
Kremtojmë ...
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
I KANË THËNË QË ...
Të mos përzihet në punët e tyre
Të shkojë udhës së vet
Gojëmbyllur
Pa folur kurrë
As pa kënduar
...
Është dënuar
Kurrë të mos flasë
Kurrë të mos këndojë
Kurrë të mos kremtojë...
Lecco, 23 nëntor 2009
DUHET TË PËRBALLEMI
Eja o mbretëresha ime
Eja të marrim
Fuqi mrekullie
Dhe
Frymë dashurie
Sepse
Duhet të përballemi
Me shumë botëra
Në mbarë gjithësinë
Lecco, 23 nëntor 2009
PIKË!
Kemi vendosur
Nuk ndalemi
As nuk lëshojmë udhë
Në mandatin tonë
Nuk ka interese
Por – dashuri
Lecco, 23 nëntor 2009
... SEPSE KA THËNË MBRETËRESHA
Tash
Dua të marr rrugën historike
Dhe të ndalemm pak në fron
Për të përmbushur aktet e dashurisë
Pastaj të vazhdoj
Drejt amshimit
Me frymën e mrekullisë
-
Dua të jem i përpiktë
Sepse kështu ka thënë mbretëresha
Lecco, 23 nëntor 2009
I PAPREKUR
Nuk kam frikë
As në këtë stinë
Askurrë
S’mund të më prekë
Gripi i intereseve
-
Unë
Njoh vetëm drejtësinë
Dhe dashurinë
Lecco, 23 nëntor 2009
NËN DARDHËN E MADHE
Asokohe
Ulesha
E çlodhesha
Me këngë kreshnike
Me ëndërra të bukura
Më udhëhiqte dashuria
Drejt amshimit
...
Lecco, 23 nëntor 2009
PA PËRGJIGJE
Më kanë vrarë
Më kanë terrorizuar
Më kanë martirizuar
...
Kam ikur nga bota e tyre
Dhe kam shpëtuar
...
As sot nuk e di
Pse kam vuajtur aq shumë
As pse është dashur të vuaj
...
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
KUR KËNDOJNË ËNDËRRAT
Kur këndojnë ëndërrat
Diçka të mirë paralajmërojnë
Dhe unë jam i bindur
Dashuria po triumfon
Mbi intereset e fëlliqta
Kur këndojnë ëndërrat
Dal menjëherë
E gjej mbretëreshën
Dhe nisemi
Drejt lumturisë
Na pret amshimi
Kur këndojnë ëndërrat
Ne hyjmë në histori
Me regjimin e bekuar
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
NUK DUA AS TË MENDOJ
Gjithçka ka marrë fund
Tashmë kemi vendosur
Këtu në fron
Dhe nuk bëhet fjalë për interese të fëlliqta
As për komplote
-
Nuk dua as të mendoj tjetër:
Do të marshojnë
Gjithmonë krenare
Besa dhe dashuria
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
PARA FJALËS
Njëherë është mendimi
Shqyrtohen mundësitë
Pastaj merret vendimi
Bëhet planifikimi
...
Me mbretëreshën e lume
I dorëzohemi regjimit të dashurisë
Me t’ëmbëlat puthje...
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
... SEPSE DO POPULLI
Këtë regjim të bekuar
E kemi sjellë
Për t’i asgjësuar intereset e fëlliqta
Dhe për ta lulëzuar dashurinë
Sepse kështu do populli
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
TË AKUZUARIT
Gjithnjë kanë droe
Se do të thirren
Në përgjegjësi
-
Rrijnë nën faj
Së paku të heshtur
Dhe ndjehen
Të pavlefsahëm ...
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
BRËNDA MUNDËSIVE
Kurdo që na jepet rasti
Do të veprojmë
Me argumente konkrete
Në shërbim të dashurisë
Brënda mundësive
Me fuqi mrekullie
Respektivisht
Me mrekulli dashurie
Garlate (Lecco), 23 nëntor 2009
CI RISCALDIAMO
Con la mia benedetta regina
Negli atti dell’amore
Ci riscaldiamo
E sempre saremo
A capo del compito
Con il più grande estremità della fedeltà
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
DOBBIAMO LOTTARE …
Non possiamo fermarci
Non possiamo mai riposare
-
Dobbiamo lottare
Per amore
Con amore
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
DOP OCHE HA RUBATO
Poco a poco
Perdeva
Elementi della ricchezza
…
Perdeva parole
Perdeva fede
Perdeva speranza
Perdeva amore
…
Alla fine
Ha dimenticato la verità
Ha perso la vita
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
TRAMITE LE DIFFICOLTÀ
Le leggi di natura
Ci hanno obbligato
Di passare senz’altro
Tramite le difficoltà
Non c io arrendiamo mai
Passiamo gli ostacoli
Con amore
Convinciamo l’umanità
Cambiamo il mondo
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
LARGO ORIZZONTE
Il nostro amore
In ogni millimetro
È presente
-
Potente
Dolce
Fedele
Datore di speranza
-
Con milleuno
Miracoli
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
OLTRE L’AMORE PERDUTO
Quelli poveri
Cercano tanto
Non trovano niente
-
Solo crimini
E tragedie
-
Lì aspetta la morte
E l’inferno
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
SONO VENUTI
Con bugie
E con giuramenti
Come fulmine
-
Con progetti di morte
Approvati nei secoli
…
Rimarranno morti
Senza nessuno vederli
Senza tombe …
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
ALLORA E OGGI
Noi siamo noi
Innamorati
Giurati nella fede
Realizziamo i progetti
…
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
CON IL POLVERE ALZATO
Si spremano i loro ingiurie
E si sputano
Lì tra le colline della tristezza
Nell’ora delle bugie
E delle inutilità
Che regnano nella vostra parte
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
NELLA STAGIONE PRIVILEGIATA
Io e la regina
Diventiamo gioiosi e felici
Nella stagione privilegiata
Prima di cadere la rannicchiata notte
Con tutti i sogni
Con tutte le proprietà
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
ALLA FINE DELLA CANZONE
Il festeggiamento continua
Fino al livello culminante
-
Io e la regina ci appartiamo (sviamo) un po’
Veniamo qui nel trono
Nell’angolo della felicità
Cominciamo con gli atti benedetti
Dell’amore
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
DIVENTIAMO FELICI
Dio
Ci ha dato il mandato
Di portarlo qui
Il regime dell’amore
Voi usufruite il regime
Evi divertite
Con gli atti bellissimi
Noi diventiamo felici
Per voi
Per il fiori mento dell’amore
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
CON MILLEUNO DIAVOLI
Voi non ci avete terrorizzato
Vivete e rallegrate
Qui
Insieme e noi
Se volete
Inoltre
Andate con quelli vostri fratelli
Che non li avete fermati mai
Andate con milleuno diavoli
Provatele milleuno tristezze
In milleuno tragedie
…
Garlate (Lecco), 22 novembre 2009
QUANDO SI CALPESTA IL GIURAMENTO
Gli errori e i crimini
Si aumentano
E si moltiplicano
Manca il viso
E il morale
Regnano
Soltanto gli interessi sporchi
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
NON ASPETTIAMO PIÙ
La festa finisce
Tutti vanno nelle loro strade
Io e la regina
Non aspettiamo più
Andiamo nell’angolo del divertimento
E cominciamo
Con gli atti benedetti dell’amore
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
IN DIFESA DELLA VERITÀ
Con la mia regina
Spesso cadiamo
Nelle grandi difficoltà
Rischiando anche la vita
M,a non ci fermiamo mai
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
CON QUELLA LEGGE DELL’AMORE
Marciamo dappertutto
Anche fuori del trono
Abbiamo il potere reale
Guariamo anime
Rallegriamo e diventiamo felici
Oggi e fino all’eternità
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
TRA I PASSI
A volte ci fermiamo
Li riempiamo bene
Le batterie dell’amore
E continuiamo la canzone
Sotto l’ombra della fortuna
Anche giochiamo un ballo della felicità
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
LIETI
Cominciamo
E finiamo
Il primo ballo
Secondo
Terzo …
Cantiamo e balliamo
Con amore
Festeggiamo …
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
LI HANNO DETTO CHE …
Di non mischiarsi alle loro affari
Di andare nella sua strada
Bocca chiusa
Senza mai parlare
Neanche cantare
…
È stato condannato
Di non parlare mai
Di non cantare mai
Di non festeggiare mai
Lecco, 23 novembre 2009
DOBBIAMO CONFRONTARCI
Vieni o mia regina
Vieni e prendiamo
La forza del miracolo
E
Respiro dell’amore
Perché
Dobbiamo confrontarci
Con tanti mondi
Nell’universo intero
Lecco, 23 novembre 2009
PUNTO!
Abbiamo deciso
Non ci fermiamo
Neanche lasciamo strada
Nel nostro mandato
Non ci sono interessi
Ma – amore.
Lecco, 23 novembre 2009
… PERCHÉ CI HA DETTO LA REGINA
Adesso
Voglio prendere la strada storica
E di fermarmi un po’ nel trono
Per capire gli atti dell’amore
Poi continuare
Verso l’eternità
Con il respiro del miracolo
-
Voglio essere preciso
Perché così ha detto la regina
Lecco, 23 novembre 2009
NON TOCCATO
Non ho paura
Neanche in questa stagione
Neanche mai
Non può toccarmi
L’influenza degli interessi
-
Io
Conosco solo la giustizia
E l’amore
Lecco, 23 novembre 2009
SOTTO LA GRANDE PERA
In quel tempo
Mi sedevo
E mi rilassavo
Con canzoni eroiche
Con bei sogni
Mi guidava l’amore
Verso l’eternità
…
Lecco, 23 novembre 2009
SENZA RISPOSTA
Mi hanno ucciso
Mi hanno terrorizzato
Mi hanno martirizzato
…
Sono scappato dal loro mondo
E mi sono salvato
…
Non lo so neanche oggi
Perché ho sofferto così tanto
Neanche perché mi sono dovuto soffrire
…
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
QUANDO CANTANO I SOGNI
Quando cantano sogni
Qualcosa di buon preannunciano
E io sono convinto
L’amore trionfa
Sopra gli interessi sporchi
Quando cantano sogni
Esco subito
Trovo la regina
E partiamo
Verso la felicità
Ci aspetta l’eternità
Quando cantano sogni
Noi entriamo nella storia
Con il benedetto regime
Dell’amore
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
NON VOGLIO NEANCHE PENSARE
Tutto quanto è finito
Ormai abbiamo deciso
Qui nel trono
E non si parla per gli interessi sporchi
Neanche per complotti
-
Non voglio neanche pensare altro:
Marceranno
Sempre orgogliose
La fede e l’amore
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
PRIMA DI PAROLA
Una volta è il pensiero
Si esaminano le possibilità
Dopo si prende la decisione
Si fa la pianificazione
…
Con la beata regina
Ci arrendiamo al regime dell’amore
Con dolci baci …
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
… PERCHÉ VUOLE IL POPOLO
Questo benedetto regime
L’abbiamo portato
Per annientare gli interessi sporchi
E per fiorire l’amore
Perché così vuole il popolo
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
GLI ACCUSATI
Sempre hanno paura
Che vengono chiamati
In responsabilità
-
Stano sotto peccato
Almeno zitti
E si sentono
Inutili …
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
DENTRO LE POSSIBILITÀ
Ogni volta che abbiamo l’occasione
Opereremo
Con argomenti concreti
Al servizio dell’amore
Dentro le possibilità
Con la forza del miracolo
Rispettivamente
Con miracoli dell’amore
Garlate (Lecco), 23 novembre 2009
MË KËRKOJNË TRADITAT
Mu në mesditë
Pa asnjë fije gjumi
Më vijnë ëndërrat
Dhe
Në emër të ardhmërisë së dashurisë
Më kërkojnë
Edhe tradita
-
Traditat më kërkojnë
Të jem gjithmonë unë
Krejt origjinal
Siç ishin stërgjyshërit
Siç ishte gjyshi
Edhe im at
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
NDËRMJET PREDHAVE
Shumë vite
Dhe shumë shekuj
Jam strukur
She jam friguar
-
Në truallin tim
E kisha kokën
Dhe jetën
Në rrezik
!!!
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
AFËR JUSH
Një yll i madh
Ka vezulluar
Relievin krejt ka ndritur
Këndej
Afër jush
Ishte ylli i mëngjesit
Të së bekuarës tonës dashuri
Unë me mbretëreshën
Jemi këtu
Dhe do të jemi gjithmonë
Në shekuj të shekujve
Deri në amshim
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
SI KURRË MË PARË
Të nxehur
Në akte të bekuara
Unë edhe mbretëresha
E kemi kuptuar
Se dashuria është
E pazëvendësueshme
Dhe e domosdoshme
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
ËSHTË I ZOTI ...
Sepse
Në këtë botë të çoroditur
Ka ringjallur dashurinë
...
Me fuqi mrekullie
Tërheq vëmendjen e të gjithëve
Për të ujitur
Dhe për të lulëzuar
Dashurinë
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
BRËNDA NË ËNDËRR
Shumë ndjenja kujtimesh
Vlojnë e vallëzojnë
Shumë ide e shumë plane
Seç grumbullohen
...
Edhe kënaqemi edhe trishtohemi
-
Marrim ide të gjalla
Dhe fillojmë t’i relizojmë qëllimet
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
NGA SHPRRESAT
E marrim
Dhe e mbjellim në këtë botë
Rrënjën e jetës
Që është e domosdoshme
E që quhet dashuri
-
Buron e gjallëron
E lumja dhe e bekuara jetë
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
JASHTË ËNDËRRËS
Nuk mund të ndalemi
As të flejmë kurrë
-
Duhet të lëvizim shpejt
Sepse na kërkon zëshëm dashuria
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
BRËNDA PËRRALLËS
Disa herë
Më bëhet se i shoh
Protagonistët
Edhe trimat
-
Më duket
Gjithçka e gjallë
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
FLISTE
Kur të gjithë e kishin harruar
Dhe e kishin fshirë nga kjo botë
U bë gjallë
-
Fliste
Dhe jepte porosi
Për të bekuarën dashuri
Paralajmëronte si profetë
Një të ëmbël jetë
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
JASHTË PËRRALLËS
Të gjithë protagonistët
Trima të vërtetë
I shoh të gëzuar
Duke kremtuar
E duke kënduar
Të kapur përdore
Në të bekuarën valle festive
-
Të gjithë realitetit i këndojnë
Të gjithë dashurinë bekojnë
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
DUKE U NISUR
Kujtuam
Vlerat e mëdha
Të traditave të shenjta kombëtare
Dhe u betuam
Se do të jemi gjithherë besnikë
Origjinalë
Shqiptarë të vërtetë
Deri në amshim
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
ME MENDJE TË NDRITUR
Marshojmë të bindur
Dhe krenarë
Drejt parajsës së dashurisë
Si të zgjedhur të Perëndisë
Vulosim këtë realitet
Me tonën të ëmbëlën jetë
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
PËRSHPEJTOJMË
Në të vetmin shteg
Të shpëtimit
Përshpejtojmë
Në marshimin e dashurisë
Me bindje
Me besë
Me solidaritet
...
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
NË MBËRRIJTJE
Krahëhapur
Na presin
Të gjithë
Me merita dashurie
Dhe me zotime
-
Menjëherë bëhemi
Drejtues
Të fronit të dashurisë
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
NUK MUND TË VONOHEMI
Në misionin tonë
Të dashurisë
Duhet të jemi
Të shpejtë
Konkretë
Praktikë
Të pavonueshëm
-
Vetëm kështu
I kemi sukseset të garantuara
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
NËN KËËRCËNIMET E VAZHDUESHME
Në këtë politikë të fëlliqur
N’udhëkryqin e intereseve
Fërkohen e ndeshen idetë
Rrjedhin mijëra premtime
Deri në absurd
...
Garlate (Lecco), 24 nëntor 2009
NË MOTIN E PREMTUAR
Shumë personazhe
Duan të bëhen personalitete
Pushtetarë të plotëfuqishëm
Të marrin gjithçka
Për veti dhe vetëm për veti
Lecco, 25 nëntor 2009
S’KA KTHIM PRAPA
Misioni ynë është i shenjtë
Prandaj jemi të kujdesshëm
-
Nuk vonohemi në asnjë hap
Ndjejmë kënaqësi
Dhe krenari
-
Nuk kthehemi kurrë prapa
Lecco, 25 nëntor 2009
JEMI PARË
Kur i kam parë
Intereset e mëdha
Apo
Kur solidariteti
Ka mbretëruar
Na kanë parë
N’udhën e vdekjes
Dhe na kanë sjellë
Në dritën e jetës
Lecco, 25 nëntor 2009
JASHTË FRIKËS
Kemi hyrë në aktin e parë të dashurisë
Kemi vazhduar në të dytin
Në të tretin ...
Vazhdojmë deri në amshim
Me besnikëri
Me bindje në mrekulli ...
Lecco, 25 nëntor 2009
PËRTEJ GËNJESHTRËS
Njëmijenjë projekte bëhen
Në rrafshin e krimeve
Konfuzion
Tagjedi përgatiten ...
Lecco, 25 nëntor 2009
SIÇ E KEMI MERITUAR
Bota e civilizuar
Po na ndihmon
Demokracia na e ka zgjatur dorën
Realiteti na fton
Për ta ëmbëlsuar shekullin
Siç e kemi merituar
Në çdo hap
Na prinë
Zoti i plotëfuqishëm
Lecco, 25 nëntor 2009
QË NË VARGUN E PARË
Mbretëresha e mrekullive
Është e pranishme
Dhe e merituar
Që nga vargu i parë
E deri në të fundit
Të çdo poezie që sahkruaj
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2009
PLUHUR N’UDHËN E INTERESEVE
Disa shkojnë andej
Disa të tjerë vijnë këndej
Fërkohen e ndeshen si të verbër
Se nuk shohin
Nga pluhuri i madh i intereseve
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2009
DUKE MOHUAR NJËRI-TJETRIN
Shpartallohen
Dhe zhduken nga skena
...
Të tjerët vijnë
Dhe sundojnë
Me bishtin e intereseve të tyre
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2009
MENDOJMË EDHE PËR TY
Ne po punojmë
O shitës i ideve
Dhe burim i fuqisë sonë
Mos u merakos
Edhe për ty po mendojmë
Dhe së shpejti do të të gëzojmë
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2009
NË BISHT TË DËFRIMIT
Të harruar në valle
I hypin jëri-tjetrit mbi shpatulla
Shkilen ...
Njëri-tjetrin terrorizojnë
Me ligjet e krimit ...
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2009
SI PËRFUNDIM
U muarëm vesh
Dhe u betuam
Ta çojmë në fund
Fenë
Shpresën
Dashurinë
!!!
Garlate (Lecco), 25 nëntor 2009