Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Përkujtohen dëshmorët Nazmi Ismaili e Ismet Beqiri

| E shtune, 09.01.2010, 10:58 PM |


Në 11 vjetorin e rënies në Peran të Besianës

Përkujtohen dëshmorët Nazmi Ismaili e Ismet Beqiri

Nga Milazim KADRIU

11 vite  më parë në fshatin Peran të Besianës, forcat serbosllave patën ndërmarr një ofensivë të madhe duke larguar banorët vendas nga vatrat e tyre dhe për tu vendosur vetë aty deri në përfundimin e luftës. Me këtë rast në mbrojtje të fshatit nga forcat serbosllave ranë edhe dy dëshmor të kombit Nazmi Ismaili dhe Ismet Beqiri . Atëbotë forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare kishin hyrë në fshatin Peran duke ndërprerë edhe aksin rrugor Besianë-Llapias (ish Kërpimeh) i cili mbeti i ndërprerë deri në përfundimin e luftës. Ditën kritike dëshmorët e kombit ishin në vëzhgim dhe në një moment u kapën nga forcat serbe dhe të cilët pas një kohe u gjetën të vrarë në bodrumin e një fqinji serb në këtë fshat. Në këtë përvjetor në shenjë përkujtimi për jetën dhe veprën e tyre, pranë varreve të dëshmorëve u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh nga familjarët dhe shokët. Me këtë rast u evokuan kujtime për dëshmorët dhe për ato ditë kur forcat e UÇK-së luftonin për të mbrojtur vendin nga forcat e okupatorit të cilët donin ta shkatërronin çdo gjë shqiptare.