| E enjte, 07.01.2010, 10:45 PM |
LETTER to foreign embassies and EULEX
LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it
Nga Blerim Kastrati
I nderuari ambasador i SHBA-ve, z. Christopher Dell, (ShalaMI@state.gov)
I nderuari shef i EULEX-it, Yves De Kermabon, (info@eulex-kosovo.eu),
I nderuari shef i ICO-së, Piter Feith, (office@ico-kos.org)
I nderuari ambasador i Gjermanisë, z. Hans-Dieter Steinbach, (info@@pris.auswaertiges-amt.de),
I nderuari ambasador i Francës, z. François-Xavier Deniau, (Adrijana.KRAJA@diplomatie.gouv.fr)
I nderuari ambasador i Italisë, z.Michele Giffoni, (segreteria.pristina@esteri.it),(msug2pristina@libero.it)
E nderuara eurodeputete Doris Pack, anëtare e parlamentit Evropian, (dpack@europarl.eu.in),
Të nderuar ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë,
Tashmë ju jeni në dijeni për daljen në skenë të keqbërësve dhe autorëve të vrasjeve misterioze që nga 1999-2009 që nuk janë sqaruar në Kosovë. Moszbardhja e disa vrasjeve në Kosovë është pjesë e kancerit që do pengoj edhe më tej Kosovën për t'u integruar në Evropë. Korrupsioni, vrasjet politike, dhe keqpërdorimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Kosovë janë e keqja më e madhe e këtij vendi. Dhe këto gjëra lidhen me disa politikanë të Kosovës, që janë në pushtet. Ju pyesim publikisht:"A thua se me disa nga këta politikanë Kosova mund të integrohet në Evropë?
Apo mos ndoshta qëllimisht disa nga këta politikanë përpiqen ta pengojnë integrimin e Kosovës në Evropë. Sepse Evropa nuk duron vrasje, nuk duron korrupsion, nuk duron kriminalitet. Tashmë Evropa dhe SHBA kanë dërguar EULEX-in në Kosovë, që ka për detyrë së bashku me institucionet e Kosovës të luftojë kriminalitetin, korrupsionin, të hetoj vrasjet". A duhet që ne në Kosovë të jetojmë normalisht dhe të qetë, dhe të zhvillohemi sikurse të tjerët në Evropë?
Ne kemi një pyetje të madhe për EULEX:
EULEX TË SQAROJ VRASJET POLITIKE TË PASLUFTËS NË KOSOVË SIKURSE TË SQAROJ LIDHJEN E KADRI VESELIT DHE SHIK-UT ME NAZIM BLLACËN DHE VRASËSIT E TJERË QË ENDËN TË LIRË, OSE JANË DEKORUAR DHE JANË NË PUSHTET