| E enjte, 07.01.2010, 06:28 PM |
Kasam Shaqirvela
Dhjet? minuta n? vigjilje t? vitit t? ri
Vitet vijn? e shkojn? pa u hetuar. Si gjithnji
por euforikisht t? festuar. Sa çudi!
Koka ?sht? shtatz?n? dhe m? r?ndon mbi supe,
m? r?nd? se pesha e viteve të mia.
Shum? ç?shtje t? pazgjidhura, shum? kriza globale,
si dhe shum? probleme individuale
m? kujtohen n? k?t? nat? m? universale
dhe m? festive, e q? nuk dallon:
as rac? as ngjyr?, as religjion as mosh?, ose
dyk?mb?sor? i r?ndomt? qoft?, a kampion?!
I vetmuar, n? tavolin?n për katër persona,
po darkoj me hijen time; bisedoj pa zë!
vera e kuqe m? b?n shoq?ri, p?r k?naq?si
t? momentit dhe d?shir?s p?r shum?çka q?
nuk realizohet sonte, megjithat? shpresohet
pafund?sisht dhe marr?zisht d?shirohet.
Sonte realiteti duket lakuriq, ngase k?shtu
ka lindur nga n?na e vet; Zonja Jeta
q? ndokujt i hec p?r toke, e ndokujt
i jep madje edhe i hap fleta .
Disave, n? jet? u shkruhet me laps, madje
q? e fshin? shum? leht? edhe më e keqja gomë
nd?rsa disave u gërvishtet me gozhd?, në dhimbje,
në vrazhdësi, q? se shlyen asnjë bombë.
T? gjith? urojn? diçka duke cakruar, thuan:
“Gëzuar, sh?ndet, suksese, p?r jet? t? gjat?…..!
Akëcili sipas asaj që e ka konceptuar
Gjithkush sipas fatit të vet, q? “i lumi” ia ka shkruar
Sado q? dikush t? mundohet, fatit t? vet t’i ik?
kot e ka lum miku, k?tu muhabetit i v?het pik?.
Vitet sikurse vijn?, ashtu edhe shkojn?
si Un?, si Ti, got?n e cakruam p?r ato q? d?shiruam.
Mirpo, mos haro i nderuar festues n’gazmend, se
jelekun tjet?rkush ta pret dhe ta qep?!
t? vin mir? a s’të vin mirë ty, apo të jep siklet.
Ti personalisht, vet?, merr dhe jep
kuptohet n’ballafaqim dhe n’balancim
sipas mund?sive q? jeta vet t’i lejon
madje hiç pa na pyetur, as mua as ty
o mik i dashur, i dua unë apo ti s’i don!
31 dhjetor / 1 janar, ora 23:55--24:05
GUR LAShTËSIE
Zgjohem e çohem edhe prapë kur bie
dhe kur më zen gjumi mes ëndrrash
aty un’ jam sërish mbi gur lashtësie
aty më zgjon nami mes zhgjëndrrash
***
Guri im, ti gur i moçëm
ti m’je gur lashtësie, dhe
më rri gjithmonë i gatshëm,
para e mbrapa më ndjek si hije
ty, të gjejë përherë me mua
te koka e te këmbët më rrie
vigjilent për çdo sekondë të
kohës së shkuar në kalim, sepse
ti, nga fillimi e deri tek mbarimi,
një here forte e thellë ngulesh
pastaj, kurrë më nuk shkulesh ?!
***
Un’, nuk lindem për të jetuar,
sepse ndryshe si do bëhesh gur
por jetoj për të rilindur dhe pastaj
për t’mos vdekur kurrë!
***
Un’ jam vetëmse një gur që digjet
për dritën e vet, që bëhet nur,
pasi ta ketë shkrepur xixën e shpirtit
nga vetja e vet, të paktën një herë,
dje, sot , nesër apo dikur!
***
Un’jam guri i skalitur mjeshtërisht
pastaj i hedhur pas shpinës
dhe mbij sa herë që më kërkohet
rrafsha ugarit apo lëndinës
sepse, jam nga ashti i nënës sime.
***
Ndodh Pira me Dheukalion. Lashtësi!
apo ndonjë histori tjetër, e cila
qetësisht m’i kalon Dheut tim,
Dheut që më lind mua edhe ty.
***
E përkujtoj unë atë,sepse ai vetë mua m’kujton
dhe asnjëherë nuk rastis të më haron,
për të dhe për vete, sa herë i bërë flijime?
prapëseprapë dheut tim i kthehem sublime!
LISAT PËRKUNDEN N’DJEPIN E KOHËS
Lisat përkunden n’djepin e kohës!
Ashtu siç përkunden mendimet e rënda
A thua Nënat Çame mbërthyer para drojës?
Zemrat u janë mbushur nga dhembja e kënga
Djepat i bartin të gjyshëruara gjyshet
Ninullat janë kënduar me lotë lirie
Shpresa çanë malin atëherë kur grishet
Sonte n’Tetovë ka aromë Çamërie
Sofra Poetike ora 19,30
19/qershor /2005, Tetovë
NË DJEP TË KUJTIMEVE
Një Djep e kam dhe në at’ qaj
Djepin e kujtimeve nga vetja se ndaj
Lidhur për shpirti fortë e mbaj
Në të përkundem deri sa s’shkundem
Qofsha në gëzim apo në vaj
*
Veçse ai lot i nxehtë shkul
Derdhur faqeve t’Botës përplot
Rrëfen dhimbjen që mu ka ngul
Për tokën time lënur nga mot
Ku varret e t’parëve n’perëndim
Pa ndal m’thirrin për një takim
E un s’po mundem me u dalun zot
Nga sfida emri që m’dalin sot, as
S’mund me e prekun truallin tim
N’shenjë kujtimi me u lexu këndim
*
Nga nostalgjia që kam në mërgim
Un’, veç po e ndrydh kët’ trunin tim
Plakem së largu, n’kujtim i thinjur
Me fijen e shpresës lidhun për shpirti
Mos me u shkëput nga gjeni im
Për ditë ma t’mira me u pa n’gëzim
*
Fort po m’buçet zemra ime sot
N’gjak t’Arbnit që i shkon n’vlim
Seç ma ushqen trunin tim o zot?!
Me t’bëmat e lashta t’popullit tim
Që m’i lanë t’parët n’trashëgim
Amanet për zgjimin tonë
Ngado ku frymojmë neve sot,
Sot o kurrë sa s’asht ba vonë!
*
Çamëri, ti Tokë Thesprote!
Shekuj varg në lot e n’gjak
Mbete n’gra e n’ndoj plak
Dhe n’do t’mi në konvertim
Rreth e përqark të sojit tim
Ngrën’ e sosur veten n’dëshpërim
Nga shfarosjet me gjithë dëbim
Ndonse fëmija tu përgjak
Për Liri kur dhe kushtrim
U tundën: i ri edhe plak
Por, bota qe shurdhmemece
As nuk pa, e as u zu n’lak
Padrejtësia që Ty tu bë
Evropën plakë s’e bëri merak
*
Siç po i ngjet por edhe sot
Bash si ty dhe motrës jote
Nuset i marrin pa dullak
Dardani i thënçin për mote
Mollën e kuqe e mban n’bajrak
Me një gluhë e me një resë
Përcjellë nga brezi n’brez
Bashkë llafosin me besa-besë
I njëjti gjak damarët ua ndez
*
Veçse loti i nxehtë shkul
Po m’sjellë n’mend atje ku jam
Australi, Amerikë apo gjëkund
Kudo qofsha, me tu përkul
Nga ëndrra t’trishta me u shkund
Djepin e kujtimeve me e tund
Se s’po muj me dorë me t’prek
As nuk m’lënë në ty me hi
Ajrin tënd me e fut n’mushkëni
Ujin tënd n’burim me e pi, kët’
Dhimbjen time për me e shkul
Se mos vdeksha pa t’pa me sy
Por tu gëzofsha n’Tate Liri
Çamëri moj Çamëri
Se ku vete, se ku gdhi
Emri jot plot nostalgji
Mi mba hapur vesh e sy...!
Po, jam gjallë veç për ty...!
16, maj, 2007
Janinë, ÇAMËRI