Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: A është dashur të lejohet vizita e Tadiqit në Kosovë?

| E enjte, 07.01.2010, 10:57 PM |


A është dashur të lejohet vizita e Tadiqit në Kosovë ?

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Vizita e kryetarit serb, Tadiqit është një ngjarje e llojit të veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj (shqiptarët), në kohën kur shteti ynë demokratik , i pavarur me ligjet dhe kushtetuten e aprovuar po përpiqet të ndertojë instucionet shtetërore, jetën më të mirë të   qytetarëve tanë, të lejojë këtë personalitet antishqiptar të vizitojë Kosovën. Kjo vizitë është e papranueshme për shtetin , instituucionet e saja shtetërore dhe për qytetarët e Kosovës (shqiptarët). Kjo është e qartë për çdo shqiptarë të Kosovës, sepse kjo vizitë po bëhet pa dëshirën e qytetarëvë të (shqiptarëve) të Kosovës, pa pëlqimin e përgjithshëm të  instituucioneve tona dhe pa një qëndrim (vlerësim) ndërshtetëror të duhur dhe të arsyeshëm. Kjo vizitë zbeh dhe e degradon imazhin (autoritetin) e një shteti të pavarur dhe Sovran , siq është Kosova . Kjo vizitë e Tadiqit nuk është e para . Ai vjen për të dytën herë gjoja  për festat ortodokse serbe.  Në vizitën e parë  shfrytëzoi këtë festë fetare duke vjellë fjalë që mohonin sovranitetin dhe intergritetin e Kosovës , Kësaj radhe kjo vizitë ka  karakter gjithashtu si në vizitën e parë , karakter fetar (kështu thuhet për lejimin e tij nga organet tona shtëtërore ). Prandaj bëhet pytja : a është dashur të lejohet kjo vizitë e Tadiqit? Mendoj se është dashur të gjenden format për ndalimin e ardhjes së tij, duke u bazuar , në rend të parë në qellimin e mbrapshtë të Tadiqit- në ligjshmërinë dhe kushtetutën e shtetit . e cila rregullon vizitat e burrështetasëve dhe  garanton integritetin territorial, sovranitetin dhe pacushmërin e terësishmë të Kosovës .Bashkësia Ndërkombëtare (EULEK-si) sigurisht ka ndikuar te instituucionet tona shtetërore  për të dhënë edhe ata pëlqimin për viziten e Tadiqit, prandaj duke  u bazuar në kompetencat që ka bashkësia Ndërkombëtare (EULEK-si) është dhënë “pëlqimi”  edhe për këtë vizitë të dytë  të Tadiqit . Ai (  Tadiqi) me kompanin e tij vazhdimisht përpiqen të pengojnë, të destabilizonë rrjedhat instituucionale dhe demokratike  të shtetit të pavarur  të Kosovës gjatë veprimtarisë së tij. Megjithse e dinë mirë Tadiqi  dhe përkrahësit e tij se koha për rikthim në kohën e mëparshme kur Kosova ishte e pushtuar, e konolizuar dhe diskriminuar ka përfunduar përgjithmonë . Megjithatë kanë kaluar dhjetë vjet kur Kosova është shkëputur definitifisht nga Serbia , këto përpjekje të destabilitetit dhe të ripushtimit të Kosovës  janë të pranishme nga Tadiqi dhe kompania e tij. Prandaj është dashur të mendohet dhe të studiohet më mirë kur kanë lejuar viziten e tij…Albin Kurti (vetëvendosja) në deklarimet e tyre për këtë vizitë ishin të qarta. Vetvendosja ka kundërshtuar dhe kundershton si gjithëherë këtë vizitë me të drejtë , duke kërkuar që këtë vizitë të kësaj forme, të pakten, ta kundërshtojnë me protesta të qytetarëvë të Kosovës (shqiptarëve)  gjatë qëndrimit të Tadiqit në hapsirën e Manastirit të Daqanit dhe kështu të tregohet se ai është i padëshiruar në shtetin e Kosovës…

Minoriteti serb gëzon privilegje të veçanta në shtetin e Kosovës

 Minoriteti serb gëzon privilegje të veçanta në Kosovë. Me pakon e Ahtisarit, me decentralizimin e tepruar kanë mbetur anash të tjerët, nuk janë të barabartë dhe nuk “përgëdhelen” si serbet në fusha të ndryshme të jetës,për hirë gjoja  të qetësimit dhe të mirëkuptimit të tyre për instituucionet shtetërore të Kosovës. Në zgjedhjet e 15 nëntorit u arrit me vështirësi që disa (serbë) të kuptojnë këto privilegje, përkundër kundërshtimit dhe insistimit të Serbisë që të mos dalin në votime dhe të bojkotojnë si deri me tash këto zgjedhje -së duhet dalur në zgjedhje  (kjo  ndodhi në Graqanicë), sepse kjo është në të miren e tyre, për ardhmërinë më të mirë në jetën e tyre. Në këtë fushë pati shumë zhurmë dhe reagime nga Serbia dhe në mesin e vetë serbve që u angazhuan për dalje në këto zgjedhje …
                    
Kaptinë e veçantë gjithnjë veriu i Mitrovicës

 Mirëpo kaptinë e veçntë si gjithnjë mbetet veriu i Mitrovicës. Minoriteti serb i tubuar në këtë pjesë të vendit tonë me organizimin dhe përkrahjen e përhershme të Serbisë nuk dijnë të ndalen nga veprimet e tyre antiligjore dhe kriminale. Gjatë këtyre dhjetë viteve pati vrasje ,krime dhe kontrabandë të llojeve të ndryshme ,  rrahje , maltretime , uzurpime të pronave (shtepive) të shqiptarëve, përzënjen e tyre  me dhunë e të tjera . Organet tona shtetërore në bashkëpunim me EULEK-sin  u angazhuan deri dikund që të  arrjnë dhe të përmirësojnë gjendjen në këtë pjesë të vendit, mirëpo bashkëpunimi i ndërsjellë me Bashkësinë Ndërkombëtare ka munguar., sepse më parë UNMIK-u tani edhe EULEK-si ,ngjajshëm si UNMIK-u  ka toleruar dhe toleron veprimet antiligjore dhe antikushtetutare të minoritetit serb në veri të Mitrovicës, sidomos strukturat paralele serbe, prandaj në këto fusha në vazhdimësi po reflektohen këto dukuri të shëmtuara dhe nuk po merren masa adekuate për eleminimin dhe pengimin e tyre ,
 Përveç djegjes së objekteve doganore dhe kontrabadizmit në këtë pikë doganore me Serbinë, largimin e gjykatësve shqiptarë nga kjo pjesë e Kosovës, pengimin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve  të Kroi i Vitakut, në Kodrën e Minatorëve, përpjekja për acarrimin e mardhënjeve ndërnjerëzore dhe ndërnacionale- këto ditë  kanë lindur edhe probleme të tjera kriminale dhe kontrabanda  si në periudhat e mëhershme .  Punëtorët shqiptarë para dy ditëve  u maltretuan dhe u rrahen duke punuar në instalimin e ujësjellësit të Kroi i Vitakut, ku mase 50 serbë të rebeluar dhe të organizuar sulmuan punëtorët shqiptarë të organizatës “Kastrioti”duke u shkaktuar lëndime trupore .Organet tona shtetërore  dhe EULEK-si, sikur nuk kanë reaguar me kohë dhe si duket nuk janë marrë masa të duhura  më parë për të mos ardhur deri të ky sulmim kriminal , gjithashtu për kapjen dhe zbulimin e autorëve  sikur nuk angazhohen sa duhet….

Strukturat paralele  serbe funkcionon pa pengesa në veri të Mitrovicës

 Serbia ka  financuar dhe në vazhdimësi po financon para të mëdha  për blerjen e pronave të shqiptarëve dhe për ndërtimin e vendbanimeve për serb që do të vinin nga Serbia, duke i joshur që të mbizotërojnë në këtë hapsirë . Serbia   “furnizon” banorët serbë  me energji elektrike pandërprerje , mandej ka shkuar edhe më larg, ka shpërndarë faturat për pagimin e rrymës elektrike sikur të ishte zot shtëpie në këtë pjesë të Kosovës. Ndërsa si duket Elektroekonomija e Kosovës (KEK-u) sikur nuk është i njohtuar dhe e angazhuar në këtë fushë. Serbia po vepron pa ndonjë pengesë në inkasimin e rrymës elektrike . Shqiptarët që jetojnë në veri të Mitrovicës duhet ta kundërshtojne pagimin e këtyre fakturave të energjisë elektrike nga inkasantët e Serbisë, spse ato nuk janë të vlerëshme .
Për organet e pushtetit paralel  serbë  është bërë fjalë mjaftë. Strukturat paralele serbe gjithnjë funkcionojnë  pa pengesa në veri të Mitrovicës dhe nuk janë  marrë  masa të nevojshme  deri me tani ndaj kësaj dukurie antiligjore dhe antikushtetuese.  Serbia tani në kohet e fundit ka emruar dhe ka zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët publik për të punuar paralelisht me gjukatësit dhe prokurorët publik të Republikës së Kosovës, përkatësisht të EULEK-sit që punojnë në veri Mitrovicës. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme  për shtetin e pavarur të Kosovës..

Pa hezitime të merren masa ndaj krimit të organizuar, kontrabandës dhe organëve paralele serbe
 
 Ç ka duhet të bëjmë dhe si t’i ndalet hovi këtyre dukurive antiligjore dhe antikushtetuese -strukturave paralele serbe në veçanti që deri në këto ditë punojnë pa ndonjë ndërhyrje dhe pengesë nga organet tona shtetërore dhe EULEK-si.? Kryetari i Kosovës ,z. Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare (EULEK-si) që të merren masa të duhura për zhberjen dhe pengimin e këtyre strukturave paralele. Kjo kërkesë, sygjerim me ndërkombëtarët (EULEK-in) është e arsyeshme , mirëpo për një ndërhyrje në këtë fushë, megjithatë është, e nevojshme maturia dhe angazhimi profesinal - me një çasje të mençur dhe pa ndonjë përdorim të panevojshëm (të veçantë) të forcës  të ndërmirren masat sipas ligjit dhe kushtetutës së Kosovës. Mendoj se kur ta shohin serbet (Beogradi) se do të merren masa  sipas ligjshmërisë dhe kushtetutës së Kosovës , do ta kuptojnë se loja e tyre në dëm të sovranitetit së Kosovës ka marrë fund. Për zhbërjen e këtyre strukturave paralele serbe mjaft është bërë fjalë, prandaj nuk duhet të hezitojmë për të ndërmarr masa ligjore dhe kushtetuese për zhberjen e tyre , kur Kosova ka aprovuar ligjet dhe kushtetutën që e garanton ruajtjen e ligjiminitetit dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Të gjitha këto na tregojnë se nuk kemi qenë sa duhet të angazhuar në eleminimin e dukurive negative , krimit të organizuar, kontrabandës , pushtetit paralel, në veçanti në veri të Mitrovicës.
Mendoj se kryeministri ,z. Hashim Thaçi ka marrë një iniciativë të mire kur këto ditë ka paralajmëruar ndryshimin e kabinetit të tij, ndrrimin e disa ministrive dhe zëvendësimin me disa të tjerë , sepse është e qartë së në këtë fushë, por edhe në fusha të tjera nuk ka angazhim të duhur, prandaj duhet ta  ndryshojmë situatën në të mirë të qytetarit tonë, të bëjmë diçka më seioze- të luftohet pa kompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe strukturave  paralele të Serbisë në shtetin e pavarur , demokratik dhe Sovran të Kosovës, duke zbatuar ligjshmërinë dhe kushtetutën  e Kosovës…