Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Akiro Kurosava (1910-1998)

| E merkure, 06.01.2010, 10:08 PM |


AKIRO KUROSAVA/1910-1998/

Nga Halit Bogaj

Thuasje çdo adhurues i artit të shtatë ka dëgjuar për regjisorin kolosal japinez Akiro Kurosava, me emrin e të cilit është e lidhur mbarë kinematografia japoneze e shekullit të shkuar.
Si krijues i disa kryveprave më të dalluara filmore, Akiro Kurosava ishte një gjeni i llojit specifik , i cili, jo vetëm që bëri revolucion në artin e shtatë japonez, por ndikoi së tepërmi edhe në atë amerikan.
Toshiro Mifune vërtet ishte maestro i llojit të vetë , duke mos  lënë prapa as një pasardhës të tillë nga i cili do të priteshin vepra të tjera të ngjashme filmore.
Mifune qysh në vitin 1943 krijon filmin e tij monumental"Sanshiro Sugato", një realizim kushtuar shkathtësive antike japoneze dhe artit të lashtë  të vendit të tij , ku dominonte arti i xhudos dhe ku aktori kryesor-Susumi Fujito bëhet së shpejti një yll i ndritur internacional dhe shumë i popullarizuar, natyrisht bashkë me regjisorin e tij/Akiro Kurosava/.Filmi shikohej vazhdimisht në mbarë botën duke u kthyer në një hit të paparë deri atëherë i cili shërbente edhe si stimulim për vepra të tjera kinematografike me të cilat bëhet edhe më i njohur regjisori i famshëm. Edhe ky film ka mbetur njëri ndër projektet më të respektuara të kinematografisë botërore, për ta përjetuar edhe një version tjetër nga regjisori Seshiro Ushikava në vitin 1955.

Akira Kurosawa
Akira Kurosawa
Akiro Kurosava vazhdonte rrugën e tij të ndritshme dhe të pandalshme edhe me filma të tjerë të shumtë që shkëlqenin vazhdimisht dhe njëri pas tjetrit, i cili për aktor të vetin kryesor e kishte zgjedhur kolosin Toshiro Mifune, duke na e përkujtuar edhe regjisorin Xhon Ford dhe aktorin Xhon Uejn të cilët ishin të lidhur njëri për tjetrin dhe të destinuar që sukseset e tyre impozante t'i ndanin si bashku.
Regjisorit grandioz japonez ia kishin lakmi edhe figurat më të famshme filmore si:Xhon Starxhes, Serxho Leone, Orson Uells, Klint Istvud, Valter Hil dhe disa të tjerë të cilët krijuan dhjetra versione të ndryshme kinematografike duke u mbështetur në unin kreativ të regjisorit Akiro Kurosava.
Ngjashmëritë mes tyre janë të paevituara dhe të shumta, sidomos kur i krahasojmë filmat"Froni i përgjakur"/Akiro Kurosava/, "Makbethi"/Orson Uellsi/, "Shtatë samurajët"/Kurosava/, "Shtatë madhështorët"/Xhon Starxhes", "Për një dollarë më tepër"/Srxho Leone/, "Joxhimbo"/Kurosva/ dhe disa krijime të tjera të ngjashme si:"Kalorësi fytyrëzbehur" i Klint Istvudit dhe "Njeriu i vetëm që rrinte në këmbë"i Valter Hilit/në të cilin aktron Brus Vilis/.
Në vazhdim duhet theksuar edhe faktin se askush nuk mund t'i harrojë filmat e tjerë të regjisorit Kurosava, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe:"Engjulli i dehur", "Qeni i ashpër", "Rashomoni", "Kështjella e fshehur", "Dersi Uzala", "Kagemusha" dhe disa të tjerë që kanë lënë gjurmë të përhershme në artin filmor, duke u bërë edhe ndër realizimet më klasike të kinematografisë botërore.
Edhe Kurosava është ndër ata regjisorë që punonin gjatë në filmat e tyre, për t'i realizuar me sukses të plotë dhe për t'i kthyer në hite të sigurta të cilët shikoheshin në mbarë botën.Çdo vepër e tij filmore pa dyshim është bërë antologjike dhe e shikuar në përmasa të jashtëzakonshme duke mjaftuar të përmendej vetëm emri i regjisorit në fjalë, çka e ka dëshmuar edhe kritika filmore dhe shikueshmëria aq e madhe e filmave të tij të ndritur të cilët nuk janë shumë përkah numri.
Në të gjitha ata filma të realizuar për mrekulli dhe me përmbajtje epike, historike,por herë herë edhe lirike dhe erotike, Kurosava tregonte se kishte sens maestral për të krijuar vepra të tilla aq të pavdekshme filmore me të cilat pusshtonte mbarë botën artdashëse.Nga kjo rrejedh edhe fakti se kur ishim të rinj shkonim në kinema për t'i shikuar filmat e tij të lartpërmendur të cilët na kthenin në një kohë krenare dhe heroike të historiesë së lavdishme japoneze të cilën e skaliste për mrekulli regjisori i shquar Akiro Kurosava.Heronjt e tij shpeshherë janë të vetmuar si në filmat:"Joxhimbo", "Fortesa e fshehur", "Dersu Uzala" dhe"Rashomoni" por të gjithë ata shkëlqejnë vazhdimisht dhe mbesin të paprekur në kuijtimet tona aq të largëta.
Akiro Kurosava bënte edhe kthesa të shumta ideore duke i krijuar edhe shabllonet e veta specifike dhe origjinale, si një doajen i madh i popullit të tij të dashur të cilin e adhuronte dhe e pavdekësonte në filmat e tij  monumentalë.Nganjëherë atë nuk e kuptonin si duhej  në atdhun e tij prandaj edhe binte në rezignim, duke tentuar të bënte edhe vetëvrasje, por që nuk kishte sukses,duke e treguar edhe anën tjetër të zezë medaljes. Në këtë drejtim duhet potencuar edhe faktin se talenti i tij ishte shumë më përpara se botëkuptimet e popullit të vetë i cili kishte filluar ta kuptonte me vonesë njeriun më të madh të artit të shtatë japonez me të cilin krenohej mbarë bota.
Akiro Kurosava kishte ngjashmëri të madhe edhe me regjisorin kontraverz suedez Ingmar Bergman të cilin nuk e kuptonte sa duhej atdheu i tij, por i cili ka mbetur ndër kolosët më të mëdhenj të  filmit botëror, sidomos me filmat "Burimi virgjëror"dhe"Vula e shtatë'"/Vdekja/ dhe duhej një kohë mjaft e gjatë që krijuesit e vërtetë të artit filmor të kuptoheshin edhe nga populli i tyre që i lindi  dhe i  rriti..
"Shtatë samurajët"e tij legjendarë u shëndrruan në dragojt më të mëdhenj të një epoke japoneze, kurse personazhi nga filmi''Joxhimbo'', ka mbetur përherë i zgjuar në kujtimet tona si një hero i vetmuar që u del në ndihmë të rrezikuarve nga bandat e ndryshme dhe të egërsuara.
I tillë, me një përmbajtje aq shekullore dhe për të gjitha kohrat, është edhe filmi tjetër i tij"Froni i përgjakur" që stigmatizon lakminë e përgjakshme e cila lind pangopësinë njerëzore dhe shpie nga krimi në krim ngase një dorë që ka vrarë njëherë, është në gjenje të vrasë gjithmonë.dhe "krimi lind krimin", siç  thotë një fjalë e urtë.
Samuraji kryesor i Kurosavës ishte Toshiro Mifune , të cilin e kemi parë në shumë të shfaqur edhe tek ne.