Remzi Salihu: Shpërlarje reshë në ndrim të motit
| E diele, 03.01.2010, 07:15 PM |
Remzi Salihu
SHPËRLARJE RRESHË N? NDRIM T? MOTIT
trup shtrigash të egra mjegullat
çasti është dehur esëll
në gotën e zbrazet t’ndërrimit t’motit t’zymtë
trupin e kanë lëshuar muskujt
nëpër vetminë e natës së alivanosur nga hajnitë
lërmëni ta gjej veten në këtë hapësirë kozmosi
në këtë terr trishtimi të tmerrshëm
lërmëni t’i ndjej qetas tingujt e kësaj kënge
nëpër këtë kohë të cofur
që i vjen era kufomash të gjalla
lërmëni se plasa në etje
në këtë zjarr shpifjesh
e jehonash të pakuptimta
ku djalli dhe engjëlli
bëjnë rokadë kuptimesh
nëpër kufoma shkaqesh e pasojash
kur i pari bëhet i fundit
e i fundit del në ballë
kur askushi bëhet dikushi
ku rrena bluan stërrenën
në arenën e shpifjeve të mëdha
ndërtohen kullat e mburrjesh
të varura nëpër kravatat e gjata të dredhisë
dhe të iluzioneve të copëtuara mbi dallgë
të fantazisë utopike në vete
ku fjalë të korruptuara trullosin
fundin e ekzistencës së skamnorëve
drita e vizionit përhumbet
nëpër mjegullat agresive
që venë e vinë papandehur
si këmisha të grisura alineve
të degëve të thara të jetës
ah, në të çarat e tmerrshme të kësaj kohe
ku mbeti fisnikëria e njerëzimit
vetëm tingujt e këngës së fuqishme
më dalldisen të vetmuara në këtë natë pa yje
në këtë kohë të pakohë
nga imazhi gri i zymtë i natës
vetëm ankthe errësire mbajnë ison e vetmisë
shpërlajnë këtë hapësirë të çmendur
nga rretë e çakërdisura në turbullirë
lërmëni qetas në këtë natë
të marr formën e frymës së vërtetë të jetës
Basel 2008
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.