| E shtune, 02.01.2010, 07:59 PM |
ALEKSANDRI I
MADH I GREQISË
Nga Arben LLALLA
Emri i
Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e
dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të
ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar.
A ishte grek Aleksandri? Çfarë
e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?
Disa pseudo historianë
të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka
prejardhje shqiptar. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se
Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë,
një princeshë Ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.
Shumë shkrues
të historisë Antike ndër ta babai i Historisë greke Herodoti dhe Tukidi na
lajmërojnë se Pellazgjët(shqiptarët) janë popull para grekëve “proelinioi”.
Filipi IIAleksandri i Madh, skulpturë që gjendet te VILA ALBANI, Romë.
Filipi lindi
në vitin 382 para K., nga një baba maqedonas dhe nënën e kishte ilire e cila
quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë
na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu
etj.
Ilirët
Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e
sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysmë ilir. Mbas vdekjes të
babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët,dhe më tej në
Tebë. Filipi pas disa vitesh bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K.
Filipi u martua me iliren
Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një
burrë i fort, një legjendë Biblike që do bënte emër të madh.
Filipi me të hipur në frontin
e maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin
udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të
spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë
Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.
Demosdenin i
cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra
maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e
tij të titulluar “FILIPIKA e Tretë” thotë: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me
grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë...”. Ndërsa
Straboni shkruan: “Maqedonasit janë
quajtur si Paion”. Filipi II
Por nga
historia kemi mësuar se në të vërtetë Paionët ishin ilirë1.
Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se
Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte
një gjarpër, perëndia më e lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë. Pasi Filipi
e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë
mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë
betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në
Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës dhe kokë shkëmb i vuri kusht që të kthehej
edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Filipi e pranoi
kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij
Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës,
Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej.
Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër
duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e maqedonasve
Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.
OlimbiaMirtali, nëna e Aleksandrit të Madhe e njohur me emrin Olimbi. E cila ishte Ilire.
Gruaja e
Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve.
Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën
Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili
rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas
luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro
Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në
shekullin
Olimbia është
një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe
Sot gjuhëtarët
shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht
shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe kur
ndodhen midis dy zanoreve shqiptohet MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më
sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi
kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe(pellazgjike). Gjuhëtarët tanë me
dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i
quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por
po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të
përvetësuara nga gjuhët e tjera.
Aleksandri i MadhPirro, mbreti i Epirit.
Plutarku shkruan
për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe
në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë i Epirit kishte një përskuqje në të
tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë
dhe dajallarëve që ishin nga fisi ilir i Epirit.
Filipi për të
mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues Leonidhën që ishte kushëri
me Olimbinë dhe Lisimakun edhe ky ishte nga krahina e Dodonës Pellazgjike3. Pra siç del nga historia me edukimin e
Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Stagjire me
prejardhje shqiptare4 i njohur
me emrin Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri
gjuhën greke dhe letërsinë e tyre.
Në moshën 18
vjeçare Aleksandri në krye të 2.000 kalorës mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas
vrasjes së Filipit, Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe
i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335
para K. Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të
madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë perse.
Aleksandri gjatë udhëtimit të
tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë
ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve.
Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Librin më të dashur ai kishte
ILIADËN dhe nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë
vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të
pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por
nga heronjtë e luftës së Trojës ai
adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin nga nëna.
Ishte
mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi
të brendshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në gjumë. Kur u zgjua
thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ishte i
pamundur. Për disa ditë rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13
qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur
në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e
tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të
botës, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët
e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi.
Aleksandri
vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë
errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij
Sipas disa
studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim
studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt.
Ku thuhej në një citim “meryamun
setepenra Aleksandros”5. Kjo
është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të
themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të
mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën
antike. Po ta ndajmë emrin
ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë:
A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS që është emri LEK dhe ANDRA është një
fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin ende shqiptarët, dhe do të thotë Ëndërr.
Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë LËKA ËSHTË NË ËNDËRR. Dhe me të vërtetë Leka ishte
burrë i madh që mbeti në historinë e botës për të realizuar ëndrrat që ai
shihte në gjumë, ky fakt përmendet në disa shkrimtar dhe historian. Sot
shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI,
LEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me
emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të
dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe
thirreshin me Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. Shqiptarët
e sotëm i pagëzojnë fëmijët edhe me emrin Andra. Në Greqi ndodhet një ishull me
emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam
zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot
ishulli Andra(Ëndra) banohet nga 70% e popullsisë greke që flet në familje
gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitas. Ishulli ANDRA6 ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe
mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Emri ALEKSANDËR
përbëhet nga fjalë të kuptimësisë në gjuhën shqipe.Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926.
Elementët që
tregojnë origjinën ilire(shqiptare) të Aleksandrit të Madh
1.- Më lartë kemi sjellë
origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte
lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Shkencërisht
ALEKSANDRI I MADH është Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna
është ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte djali i Eurodikes që
vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi të sigurt që ishte
djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Më lartë thamë që
Olimbia akuzoheshe shpeshherë që Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit
Amon.
2.- Nga pamja e jashtme dhe
karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve,
bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë etj.
3.-Emri i pagëzimit të
Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të
dialektit geg,
4.- Emri i njohur botërisht
nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjeguam më lartë ka kuptim
vetëm në gjuhën shqipe.
5.- Aleksandri ishte mbajtës i
brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe
Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.
6.- Gjuha që u fliste
Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë.
Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli.
7.- Në vitin 1925 Republika e
Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin
LEK për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK
pasqyroheshin figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti
shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri
në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë(FYROM) nuk kishin monedhë me
këta figura të njohura të historisë së lashtë.
Monedha e Republikës së
Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926.
Aleksandri në BibëlPërkrenarja e Skënderbeut, me simbolin e bricjapit.
Gjatë leximit
të Biblës, në kapitullin e tetë, profecia e Danielit, thuhet se në shek.
Shkencëtarët
e kanë zbërthyer Profetësinë e Danielit dhe kanë nxjerrë përfundimin se bëhet
fjalë për ngjarje që lidhen me Aleksandrin. Dashi ishte mbreti i Medisë dhe
Persisë, që në shek. VI-V para K. vunë nën kontroll Maqedoninë dhe Thrakën.
Cjapi me një brirë është Aleksandri i madh, i cili mundi Persinë, Darin e
*Marrë nga libri “Maqedonia shqiptare në dritën e teksteve
dhe dokumenteve historike” që doli në qarkullim në ditët e fundit të vitit
2009.