| E shtune, 02.01.2010, 07:55 PM |
Britmat akademike të zhurmës
Edhe sot ngjet njësoj me ngulmimin e shqiptarëve për drejtësi.
Brenda drejtësisë ata sikur gjakojnë të gjejnë lirinë. Natyrisht, në këtë
mënyrë nuk mund ta gjejnë lirinë. Nuk mund ta gjejnë lirinë, sepse janë tepër
të pafuqishëm ta përballojnë padrejtësinë, që ndryshe mund të quhet politikë,
diplomaci a demagogji politike. Ata shqiptarë, që provojnë të bëhen të drejtë
në vorbullën e padrejtësive, jo vetëm bëhen qesharakë, injorantë e servilë,
por, duke u ulur në stolin e një pushteti të rremë politik, do të bëjnë një
jetë prej inferiorësh të mërzitshëm, të cilët ndryshe mund të quhen parazitë,
që ushqehen në kurriz të interesave të popullit të tyre.
Kërkesa me ngulm për drejtësi e shqiptarëve nuk është e re.
Nuk është e re, sepse gjatë jetës së tyre mbi ta është bërë padrejtësi e
shthurur dhe kërkesat e tyre gjithmonë janë shpërfillur. Janë shpërfillur dhe
janë dënuar me vdekje të efektshme shfarosëse të këtij populli. Janë
shpërfillur dhe janë shkretuar edhe hapësirat e tyre të ekzistencës.
Megjithatë, ata me kohë e kanë kuptuar se drejtësia u takon vetëm të
fuqishmëve. Ata janë perandorët dhe zotët e saj. Megjithatë, ata me kohë e kanë
kuptuar se që të kenë drejtësi dhe të rrojnë me të drejtën, duhet të kenë liri.
Prandaj, kurrë s’e kanë ndërprerë luftën që ta fitojnë këtë magji të shenjtë.
Gjithmonë e kanë fituar luftën, por kurrë s’kanë arritur ta fitojnë fuqinë për
të qenë të lirë, që të jenë të drejtë a të padrejtë. Edhe sot ngjet njësoj…
Edhe sot ngjet njësoj. Të gjithë ata që mëtojnë të ngjiten
shkallëve të pamerituara të pushtetit të ndërtuar me lajka, të pushtetit të
ndërtuar mbi autoritetin servil, mbi autoritetin inferior, me të cilët ndërron
popullin dhe interesat e tij me stolin hijerëndë të pushtetit të tillë, kanë për
qëllim të fitojnë lirinë e tyre personale për fuqizimin e padrejtësisë mbi të
drejtën kokëforte kolektive të popullit. Megjithatë, edhe pse popull i vogël
dhe i copëtuar shpirtërisht dhe gjeografikisht, nuk është i gatuar të bëjë
padrejtësi ndaj askujt, sepse ka vuajtur dhe vuan pikërisht nga padrejtësitë
marramendëse. Ndoshta, ashtu si te të gjithë popujt e vegjël, edhe në gjirin e
shqiptarëve dalin parazitë të tillë që prekin majat e qiellit të pushtetit të
tyre inferior, servil dhe të stërkequr.
Është e pakundërshtueshme se të gjithë atyre, që janë
angazhuar dhe angazhohen për lirinë e plotë, për të drejtën e plotë, për
gjeografinë e plotë dhe për demokracinë e plotë, u ka hije kurora e pushtetit
të plotë. U ka hije luftëtarëve të lirisë, sepse përballë armikut të çmendur,
jetën e bënë vdekje. Prapa vetes, në rrugën e pushtetit të lirisë, të së
drejtës, të demokracisë, ndiqen nga turma të mëdha. U ka hije luftëtarëve të
politikës joservile, joinferiore, jozhurmuese dhe jodenoncuese, që për gjëra të
vogla e me “politikë të lartë” të ngjiten shkallëve që shpien te kurora e
pushtetit të plotë. U ka hije, sepse prapa i ndjek turmë e madhe e popullit.
Kurse në anën tjetër s’u ka hije atyre që s’i ndjek turma, që gjatë luftës janë
bërë tebdilë, që kanë rruar mjekrra e janë bërë gra, që kanë ftuar popullin të
qëndrojë në Kosovë dhe vetë kanë ikur të parët. S’u ka hije atyre që thonë për
ata që gjatë luftës kanë qëndruar burrërisht në Kosovë, janë lojalë të Serbisë,
siç e trumbeton Qosja.
Prandaj, alarmet e shpifura të tij shpeshherë shterojnë që në
lindjen e tyre dhe gati nuk arrijnë asnjëherë të marrin dimensionet e
paramenduara e të paragjykuara nga ai. Këto përpëliten të duken të njëmendta,
krijojnë një rrafsh të trazuar dhe pastaj i mbytë vetëtrazimi i kohës së
papërshtatshme të shfaqjes së tyre. Duke qenë të rëndomta, këto alarme të
shpifura dhe të paramenduara me paragjykime përfituese, arrijnë efekte të
kundërta nga sajuesi Qosja i bashkuar në korin e tij të njëjtë të një grupi
fare të papërfillshëm. Këta trillues alarmesh kërkojnë vdekjen e së vërtetës,
kurse e vërteta përpiqet të shpëtojë nga gënjeshtra dhe trillimi i tyre.
Përsëritja e shpeshtë e trillimit, që është një sëmundje e pashërueshme e
sajuesit të tij Qosja, të vërtetën e bën edhe më të shquar dhe më të
qëndrueshme, më të përparuar dhe më të ndritshme. Në mjedisin tonë e vërteta
duket sikur kërcënohet nga moria e gënjeshtrave dhe e trillimeve, andaj asaj i
duhet të vetëmbrohet. Vetëmbrojtja e saj u sjell ngapak ushqim sajuesve të
gënjeshtrave dhe të trillimeve. Prandaj këta të fundit, në krye më Qosjen, nuk
pushojnë të sajojnë sa më shpesh dhe sa më papërmbajtshëm alarme të tilla.
“Populli qen” i Rexhep Qosjes
Rexhep Qosja i rikthehet letërsisë, shkruan prof. Xhevat
Lloshi në shpinë të librit pamflet “I ringjalluri i penduar” të Rexhep
Qosjes. Ky konstatim i këtij profi vjen si një britmë gëzimi e këtij
penëshkruesi shpinëlibrash dhe kjo britmë gëzimi shpërndahet si jeh “historik”
brenda periudhës më të sëmurë, në të cilën ka mbetur “babai” i vetëquajtur i
kombit – Rexhep Qosja. Si “baba i kombit”, natyrisht është i prirë, edhe të
jetë i sëmurë nga virusi vdekjeprurës i vetvetes, por edhe si një “autoritet”,
i cili sa herë dëshiron mund ta shkërdhejë kombin. Në librin e tij “I
ringjalluri i penduar” e pati këtë qejf që edhe një herë, për të njëmijtën
herë, ta shkërdhejë kombin. Kombi i tij është vetëm ai i “revolucionit të
vonuar demokratik”, i cili u ngrit dhe e plandosi për vdekje kombin dhe “zonjën
e rëndë, të cilën burrat e dheut e quanin nënë” - Shqipërinë. Pjesa tjetër e
kombit, pjesa më e madhe e tij, nuk janë gjë tjetër pos “një fermë qensh”, që
do të thotë, sipas këtij autori dhe sipas “librit” të tij pamflet
neuropsikiatrik “I ringjalluri i penduar”, i cili e “riktheu në letërsi” këtë autor
serial të pamfleteve, është vetëm një grumbull qensh në fermën e kryeqytetit.
Ta ilustrojmë këtë sëmundje të tij vetëm edhe një herë me disa të thëna të vetë
autorit në këtë libër, me të cilin ai “iu rikthye letërsisë”, e në të cilin
flet për ardhjen e Skënderbeut në Kosovë. Ai thotë: “Por, ja, ishte shkruar
që para se të mbërrinte në Kryeqytet, Skënderbeu të përjetonte befasinë më të
befasishme në këtë udhëtim të këndshëm prej pikës kufitare deri në kryeqytet.
Pikërisht atëherë kur priste që para syve të tij të shpërthente pamja e
Kryeqytetit do të shohë çka nuk kishte pritur dhe çka në asnjë mënyrë nuk
kishte ëndërruar se do të shihte: fermën e qenve!… Qen të të dy gjinive: të
gjinisë mashkullore dhe të gjinisë femërore. Në qoftë se pamja e jashtme është
e mjaftueshme për të caktuar gjininë e qenit, atëherë do të mund të
thuhej me siguri të plotë se numri i qenve meshkuj ishte shumë më i madh
se numri i kudrave, i bushtrave, i kuçkave, i qeneve! Asgjë e çuditshme:
gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene. Nuk shumëzohen as nuk
frymëzohen pa to.” (faqe 60-73).
E kuptoni tash se ç’popull qen ka Kosova? E kuptoni se, sipas
këtij autori, Skënderbeu erdhi në kryeqytetin e Kosovës, i cili s’qenka gjë
tjetër, përveç një ferme qensh? E kuptoni se ky grumbull qensh, që qenka
populli ynë, me lotin më të pandalshëm të gëzimit dhe të entuziazmit doli ta
priste Skënderbeun, jo me të lehura qensh, jo me të kafshuara qensh. Edhe lotin
e gëzimit, edhe pritjen e madhe të heroit nga populli, z. Qosja e përjetoi si
fermë qensh. Vrapi i popullit, vrapi i “qenve meshkuj dhe i kudrave”, për ta
sjell dhe për ta pritur Skënderbeun në Prishtinë, s’e kishte lënë të shquhej
vrapi, dashuria dhe heroizmi neuropsikiatrik i këtij vështruesi qensh. Qen e
kudra ishin të gjithë, përveç tij. Ishin edhe zyrtarët, edhe pjesëtarët e
“Gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene.
Nuk shumëzohen as nuk frymëzohen pa to”, shkruan Qosja. E shihni? “Babai i
kombit” edhe nënat tona, që lindin fëmijë, “që shumëzojnë” kombin, i quan qene,
i quan kudra, i quan kuçka, kurse fëmijët i quan: numër këlyshësh. Këlyshë
qensh, këlyshë kudrash e quan rininë e Kosovës! Vetëm nëna e tij, vetëm gruaja
e tij, që ishin nëna, nuk lindën qen, nuk lindën kudra, nuk lindën këlyshë.
Nënat e tjera, gratë e tjera lindën qen, lindën kudra, lindën kuçka. E shihni
se ç’thotë ky “baba i kombit” për nënat tona, për gratë tona të shëndosha dhe
të pëlleshme? Thotë e tha diçka më të rëndë se krimineli Sheshel i Beogradit.
Ai nuk i quajti kudra gratë shqiptare, nuk i quajti kuçka, nuk i quajti qene,
por të shumtën i quajti lavatriçe. Posa Beogradit do t’i bie në dorë ky libër i
këtij autori patologjik, do ta përkthejë në gjuhën e tij, e cila nuk mbushet me
lehje qensh, siç mbushet, sipas këtij autori, gjuha shqipe me të lehura dhe me
kafshime qensh të popullit të Skënderbeut, i cili, po të mos ishte në bronz,
këtë libër do ta konsideronte si një pordhë të një njeriu, i cili barkun e
sëmurë e jashtëqitës e mban në kokë.
Kush mund ta shpëtojë nga kjo vetësëmundje këtë njeri? Askush.
Le ta lëmë atëherë në një pavijon të veçantë tërbimi, por gjithnjë duke u
kujdesur që ai të mos e ketë asnjë kontakt me “fermën e qenve”, siç e quan ai
popullin e vet. Popullit “qen e kudra” më shumë ia ka ënda të rrojë e të
bashkërrojë me Skënderbeun. Populli “qen e kudra” është shumë i shëndoshë. Edhe
më i shëndoshë do të jetë, kur ky autor patologjik do të skajohet në një skutë
pavijonesh të të vetësëmurëve mentalë, i cili ka vendosur ta helmojë popullin e
tij “qensh e kudrash”.
Pse nuk duhet të kritikohet Qosja?
Fenomeni Qosja nuk mund të hyjë as në ese. Fenomeni Qosja
kishte hipur në majë të fronit të letërsisë dhe që atëherë ishte bërë i
paarritshëm. Që atëherë, ai kishte shkruar traktin paralajmërues të së
ardhshmes së tij “Morfologjia e një fushate”, që iu kishte kushtuar gjithë
atyre që kishin guxuar të tregonin se dinin dhe jo vetëm të mendonin. Ky trakt
ishte shumë interesant, sepse e kishte shkruar bukur e rrjedhshëm Rexhep Qosja,
sepse me të rrënohej, jo një e dy, por garnitura e tërë intelektualësh
shqiptarë. Ishte interesant, sepse këtë trakt personal e kishte botuar
institucioni i tij shkencor Instituti Albanologjik, ku ishte drejtor dhe e
kishte shtypur një shtypshkronjë beogradase (edhe pse Prishtina kishte
shtypshkronja). Fronin e tij të lartë të letërsisë sesi ia lëkundte
gjirokastriti Kadare, i cili ishte “një gjeneral në prozë dhe një ushtar i
thjeshtë në kritikën letrare”. Mirë ia kishte bërë këtij gjirokastriti, i cili
ishte aq i pacipë sa të tregohej se dinte edhe ai, mbase edhe më mirë se Qosja,
ta shkruante kritikën letrare. Mirë ia bëri kur e rrënoi për dhé këtë shkrimtar
botëror. Ç’kishte ai që, ashtu i pacipë, me krijimtarinë e vet letrare, ta
bënte Qosjen të dytë a të njëmijtë në shkallët e larta të këtij froni?
Prandaj, Rexhep Qosja nuk duhet të kritikohet, sepse nuk bën
të kritikohet. Nuk bën të kritikohet, sepse ai është i pakritikueshëm, që do të
thotë i pagabueshëm. Është i pagabueshëm, sepse ai mendon se është i tillë. Ai
mendon se është i tillë, sepse mendon se të tjerët nuk duhet të ekzistojnë. Nuk
duhet të ekzistojnë, sepse ai mendon se është e mjaftueshme vetëm ekzistenca e
tij. Ai mendon kështu, sepse të tjerët nuk bën të mendojnë. Ata që mendojnë,
bëhen armiq të tij. Posa nisin të mendojnë, ai i lufton me secilin mjet që ka,
duke i vdekur mendimet e të tjerëve, për t’u vetëdukur Zot, asi të tipit më
stalinist. E kemi të shenjtë dhe duhet ta nderojmë. Duhet ta nderojmë dhe të
mos e hidhërojmë. Duhet të mos e hidhërojmë, sepse kur mendon e flet ai, nuk
duhet të mendojmë dhe të flasim ne!
Ai ishte i pari që me guxim prej intelektuali të madh apolitik
vdekjen e Titos gati sa nuk e shpalli zi kombëtare. Ai ishte i pari që e urreu
me gjithë qenien e tij të madhe Sali Berishën, i cili, ashtu i vogël siç ishte,
ia vuri litarin në qafë përmendores së Enver Hoxhës dhe e plandosi për dhe.
S’kishte faj, siç s’kishte faj kur atij iu vërsul me gjithë arsenalin e tij
prej malësori dhe e bëri të heshtë si mumie. Ai ishte i pari që me guxim prej
intelektuali apolitik e përgëzoi djegien dhe zhbërjen e Shqipërisë nga
renegatët e „revolucionit të vonuar demokratikë“. Ai ishte i pari që me guxim
prej intelektuali dhe si “baba i kombit” ta thërrasë popullin që të mos e
braktisë Kosovën, sepse ai duhej të ikte i pari i rruar dhe i tebdilosur në
rroba plakash, duke lënë prapa ferrin e Bllacës, ku vdiste e vritej populli i
tij. Ai ishte i pari që, me guximin e tij lakmitar, kërkonte nga Bukoshi paranë
e popullit, të tubuar në Fondin e Republikës së Kosovës. Ai ishte i pari, që me
guximin e tij tashmë prej politikani të lodhur nga letërsia, të ngulte këmbë
pareshtur t’i përpinte këto para. Kur ato s’i mori se s’i mori, sepse nuk ia
dha Bukoshi as pas insistimit të z. Kushner, ai tash, pas mossuksesit të
rrëmbimit të këtij fondi, iu vërsul gazetës së përditshme “Bota sot”, pa e
ditur se është bërë i mërzitshëm, duke ngulur këmbë përditë për rrënimin dhe
ndalimin e saj, e duke e quajtur kriminale, “përcjellëse të idesë serbe, që
mbjell helm te lexuesit e saj”. S’ka faj, sepse njësoj ndalimin dhe shkatërrimin
e saj e kërkonte edhe Beogradi.
Rexhep Qosja, vërtet, nuk duhet të kritikohet. Ai është “baba
i kombit” dhe, rrjedhimisht, vetëm ai ka të drejtë të shajë nënën e kombit e të
rrënojë, vetëm ai që “nuk është nga viset e buta“, ka mundur dhe mund të
përmbysë periudha edhe dhjetëvjeçare. Prandaj, ai nuk bën të kritikohet. Ai
duhet të na dhimbset! Duhet të na dhimbset, sepse ai ka mbetur i vetmuar dhe
tash kërkon që heshtjen e vetmisë ta trazojë me britmat dhe rrënimet e tij, që
ia bëri dhe ia bën, institucioneve tona politike dhe kulturore.
Me lejen e lexuesve nuk do ta kritikojmë më! E dimë se do të
ndihet shumë keq pa kritikat tona, të cilat i shërbejnë si ushqim i
domosdoshëm, pas të cilit zëri i tij mund të shquhet më mirë… Pajtohemi, apo
jo?