Albert Zholi: Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika
| E shtune, 02.01.2010, 07:13 PM |
Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila NikaNdërtesat arkivore kanë një rregjim tjetër nga ai i ndërtesave të institucionve të tjeraNga Albert Zholi-Zonja Nevila, ju keni disa kohë që drejtoni një nga institucionet më tërëndësishme shtetërore të shtetit shqiptar, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, kur ju emëruan në këtë post si u ndjetë? Kisha shkelur derën e këtij institucioni sapo mbarova fakultetin dhe mbas gadi 30 vjetpunë i kisha kaluar të gjitha proceset e punës arkivore nga më i thjeshti ederi tek shefe sektori apo edhe e Arkivit Qëndror. Gjithsesi emërimi nëdetyrën e Drejtores së Përgjithshme të Arkivave shqiptare ka qenë një befasi e paksa hutimnë çastet e para. Isha e para grua dhe për më tepër arkivisti i parë që ulej nëdetyrën e Drejtorit të Përgjithshëm. Historikisht në këtë post ishin emëruargjithnjë burra dhe që vinin ose nga administrata e lartë shtetërore ose ngainstitucione të Akademisë së Shkencave. Më pas e në vazhdim më duhet tëpranoj me shumë kënaqësi se jam ndjerë mjaft e vlerësuar si nga eprorëtashtu edhe nga kolegët, vartësit apo edhe thjesht të njohurit.-Keni vite të tëra që punoni në këtë Institucion kaq të rëndësishëm, e kishitmenduar ndonjëherë që do të arrinit ta drejtonit atë?Të them të drejtën jo. Kur kam hyrë këtu isha vetëm 22 vjeç, më e reja eArkivit. Të gjithë më dukeshin shumë të mëdhej në moshë e me shumë përvojëaq sa më vinte zor edhe t'ju flisja. Mbaj mend se shefes time të parë, tëndjerës Eleni Duka Theodhosi më vinte rëndë ti thoja shoqja Leni, zonja Leniapo edhe ti drejtohesha me emër, kështuqë prisja rastin kur më shihte në sypër ti folur. Vitet kaluan pa u kuptuar, pasi puna në Arkivin Qendror ështëe tillë që përditë ke mundësi të mësosh diçka të re, dhe të them të drejtënqë të arrija në drejtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm nuk mëkishte shkuar mendja. Gjithsesi kam qenë dhe mbetem e mendimit sepuna në Arkivin Qendror është fat, të cilin duhet të dish ta shfrytëzosh.Unë nuk u mjaftova thjesht duke bërë mirë punën time si arkiviste. Ndër vite jamangazhuar pothuaj në të gjitha veprimtaritë shkencore të zhvilluara ngainstitucioni ynë, por edhe më gjërë. Në vitin 2004 mora titullin Prof. As.Dr. në Histori.-Ju thuajse jeni bërë si e shtëpisë në arkiv. Mos vallë kjo bën që të mos ekeni në shkallën e duhur kërkesën e llogarisë ndaj vartësve?Absolutisht Jo.Përkundrazi nga që të gjitha e dinë mirë se unë njoh çdoqelizë të këtij institucioni "dridhen" përpara se unë të hap gojën. Por ajoqë gjithashtu ma lehtëson punën ose më mirë marrëdhëniet e mija me vartësit,të cilët unë i konsideroj kolegë në radhë të parë, është se unë njohkarakteret, aftësitë, e problemet e tyre familjare. E gjitha kjo më bën mua,por mendoj edhe të gjitha ata që janë rrotull meje të ndjehemi si njëfamilje e madhe, ku natyrisht nuk mungon kurrë kërkesa e duhur e llogarisënë të mirë të punës.-Cilat janë sfidat me të cilat përballet sot arkivi i shtetit?Janë disa, por më kryesorja është njohja e brezave të rinj, por edhepublikut me të panjohurat apo shtrembërimet e historisë tonë. Gjithashtu edhe shërbimi që ne ju bëjmë jo vetëm studjuesve shqiptarë e të huaj, por edhe institucioneve shtetërore e qytetarëve nga i gjithë vendi. Më pas ështëpasurimi i Arkivit me dokumente të reja nga arkivat e huaja, por edhe ngafamilje e individë brenda vendit; botimet dokumentare; numerizimi i mjetevetë kërkimit arkivor për të lehtësuar punën e vetë arkivistëve, por edhe tëfrekuentuesve të tij.-Cilat janë materialet më të rralla që ka Arkivi Qendror Shtetëror dhe qe botaakademike i quan si thesare në arkivin e Shtetit shqiptar?Gjithë pasuria dokumentare që ruhet pranë Arkivit Qendror Shtetëror ështënjë thesar i paçmuar. Ne arkivistët jemi si nënat që nuk bëjnë dot dallim përfëmijët e tyre.-A është arkivi ynë në mënyrën e organizimit, kushteve, përgatitjes sëpunonjësve në nivelet e Arkivave të vendeve perëndimore?Nuk ka asgjë për tu ndjerë keq ose më poshtë se arkivat e huaja. Arkivat epuna arkivore në Republikën e Shqipërisë janë të bazuara në Ligjin "PërArkivat". Kualifikimi i arkivistëve është i vazhdueshëm si brenda ashtuedhe jashtë vendit. Ndërsa përsa u takon kushteve të punës në këto trevjetët e fundit mendoj se ja kemi dalë mbanë në krijimin e kushtevejashtëzakonisht të mira për punë.-A është e vështirë për një femër të drejtojë një institucion të tillë, qëkërkon forcë, mbështetje, investigim, përballje, punë pa orar dhe si mundeniti përballoni këto strese?Edhe aq e lehtë nuk është, por unë ja kam gjetur çelsin. Komunikim sa mënjerëzor e qytetar me kolegët e vartësit dhe ata që trokasin në derën e këtij institucioni, por edhe kërkesë llogarie përpunën dhe jo për fjalë korridoresh. Në të njëjtën kohë marrëdhënieinstitucionale jashtëzakonisht korrekte me institucionet e tjera e sidomosme ato të vartësisë. Ndërsa përsa i takon punës jashtë orarit mendoj se nëse shfrytëzon mirë orarin zyrtar shumë rrallë mund të kesh nevojë për të punuar mbas 8 orëshit. Shtoj këtu se ndërtesat arkivore kanë një rregjim tjetër nga ai i ndërtesave të institucionve të tjera. Ato hapen shumë rrallë mbas mbarimit të orarit zyrtar dhe vetëm me leje të titullarit, pasi hapja e mbyllja e dyerve ka një procedurë gadi si ajo e bankave.-Cfarë lexoni në kohën e lirë?Nga të gjitha llojet, por gjithsesi pas kaq vitesh pune në arkiv pothuajse nuk arrij të lexoj dot letërsi artistike se atë pak kohë që kam ia kushtoj librave që kanë të bëjnë me profesionin tim si historiane dhe arkiviste.-Për ju si intelektuale kush ka më shumë rëndësi libri, apo gazetat?Natyrisht libri, por edhe gazetat nuk është se nuk i lexoj.. Cilët janë elementët që kanë ndikuar nësuksesin tuaj?Prindërit e mi e rrethi im familjar, si nga ana e babait ashtu edhe nga ana e nënës time. Duke qenë se të parët e mij kanë qenë të shkolluar dhe kanë patur funksione të ndryshme në hierarkinë shtetërore të vendit (legjislativ dhe ekzekutiv), me sa duket kanë transmetuar tek unë ndjenjën e të qenit një nëpunëse e përkushtuar.-Si është një ditë e zakonshme e Nevilës?Shtëpi, punë, shtëpi.-Ç’është familja për ju?Gjithçka, është strumbullari i gjithë jetës simë.- Duke parë pozicionin tuaj, a mendoni se femra shqiptare ka zënë pozicionine duhur sot në jetë?Nuk është aty ku duhej të ishte duke patur parasysh peshën e kontributin e saj në jetën shqiptare. Megjithatë diçka edhe është bërë, por jo gjithçka bëhet e arrihet sa hap e mbyll sytë. Emancipimi i gruas është një proçes i gjatë e paksa i ndërlikuar, nuk bëhet me urdhëra e vendime partie e qeverie. Për të arritur rezultate në këtë drejtim mendoj se edhe pjesa tjetër e shoqërisë ka nevojë për tu emancipuar.-Jeni supersticioze në jetë?Deri diku si çdo njeri. Kur kam qenë studente edhe po, sidomos në sezonin e provimeve.-Cfarë pëlqeni dhe cfarë kritikoni tek një njeri?Të qenit i ndershëm, punëtor dhe i komunikueshëm. Mosmirënjohjen e mendjemadhësinë.-Cfarë i mungon sot politikës shqiptare parë në këndvështrimin tuaj?Të qenit politikan apo e thënë ndryshe të meresh me politikë për shumë njerëz konsiderohet diçka e thjeshtë dhe e lehtë, aq sa është arritur në përfundimin se kushdo mund të bëhet politikan ose politikane. Jam e mendimit se për të qenë politikan apo të jesh pjesë e botës politike është shumë më e ndërlikuar se sa mendohet. Të nevojitet të jesh njeri me integritet në të gjitha drejtimet, të njohësh mirë të kaluarën e vendit, të kesh njohuri pothuaj për të gjitha fushat e jetës dhe të mos ndash kurrë nga dora librin. Por mbi të gjitha të duash vendin tënd në mënyrë të pakushtëzuar nga asgjë, që do të thotë pavarësisht se kush qëndron përballë teje si kundërshtar politik, mbi të gjitha duhet të qëndrojnë interesat kombëtare. Nisur nga sa më sipër mendoj se ende politika shqiptare, por do të thoja edhe shoqëria shqiptare, për shkak të të kaluarës jashtëzakonisht të shëmtuar komuniste, ka nevojë për më shumë atdhedashuri.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.