Demir Krasniqi: Gjobat nëpër dasmat dhe gazmendet tona popullore
| E shtune, 02.01.2010, 07:58 PM |
Nga tradita jonë:GJOBAT NËPËR DASMAT DHE GAZMENDET TONA POPULLORENga Demir KRASNIQINë një të kaluar jo fort të largët, në traditat e dasmave dhe gazmendeve të ndryshme popullore, pos të tjerash , kanë qenë edhe disa zakone shumë të rënda për pjesëmarrësit e këtyre ceremonive , të cilat kanë kushtuar shumë dhe për shumicën e miqve, dashamirëve dhe dasmorëve të ftuar në përgjithësi, kanë qenë të pa kapshme për xhepat e tyre të buxhetit familjarë. Madje, disa prej këtyre zakoneve kanë qenë aq të rënda, sa pjesa dërmuese e të ftuarve nëpër këto gazmende, edhe përkundër dëshirës së tyre të madhe për të qenë pjesëmarrës në këto ahengje, nuk kanë mund të marrin pjesë mu për shkak të këtyre zakoneve, të cilat në një farë mënyre ishin edhe gjoba materiale për mysafirët e ftuar. Këto lloje “gjobash” , të gjitha shkonin në emër të dhuratave qoftë ndaj organizatorëve të dasmave e ahengjeve, qoftë edhe në destinacione të tjera, gjithnjë me qëllime të ndihmave dhe humanitetit , por që jo rrallë i tejkalonin kufijtë e dhuratave normale dhe kalonin në gara mendjemadhësie në mes të shtresave më të pasura dhe atyre me fuqi më të dobët ekonomike. Në rastet e këtilla, shumë prej atyre që i takonin shtresave më të varfra , ndaheshin nga këto dasma e ceremoni , të zhgënjyer dhe të turpëruar publikisht ! Traditat për çuarjen e dhuratave nëpër dasmat, ahengjet dhe ceremonitë e ndryshme popullore, janë të shumta , por kësaj radhe do t’i përmendim vetëm disa prej tyre, për të cilat mendojmë se kanë qenë më të rënda dhe më karakteristike.Gjobat në emër të dhuratave Gjobat e para në emër të dhuratave ndodhnin në rastet e fejesave të djemve , kur familja që e fejonte djalin , ishte e shtrënguar nga zakonet që t’ i japi dhurata të mëdha parash mesitit , i cili e ka ecur punën , ka ndërmjetësua nga të dy palët dhe ka bashkuar dy palë miq të rinj me kurorëzim bashkëshortor të dy çifteve të reja . Pos dhuratave me të holla, mesitit i jepeshin edhe dhurata të ndryshme veshmbathjeje si nga ana e familjes së djalit të fejuar, ashtu edhe nga ana e vajzës së fejuar e cila do të bëhet nuse . Pasi të jetë kryer Dasma e Fejesës , vijnë ceremonitë e përurimeve nga të dy palët e familjeve të miqësuara , të cilat shkojnë tek njeri-tjetri miq së pari herë dhe në këto ceremoni, përveç unazës dhe stolive të ndryshme që i dërgohen nuses, duhet blerë dhurata të ndryshme edhe për të gjithë pjesëtarët e familjes së saj, madje në disa raste edhe për mixhallarët dhe dajallarët e nuses, dhurata këto që për babanë e djalit të fejuar paraqisnin një ngarkesë të madhe buxhetore. Në të njëjtën mënyrë, do të veprojnë edhe prindërit e vajzës së sapo fejuar (nuses) , të cilët kur shkojnë për herë të parë miq së pari për të përuruar miqësinë e re në familjen e dhëndrit , janë të obliguar që të ju dërgojnë dhurata të ndryshme të gjithë familjarëve të dhëndrit dhe personave më të afërm të familjes . Edhe këto dhurata paraqisnin një ngarkesë të madhe psikike dhe materiale për familjarët e nuses, nga se jo të gjithë nuk ishin të pasur materialisht . Dhurata të ndërsjella familjare po në këtë mënyrë, këmbeheshin në mes të dy familjeve të miqësuara , me rastin e përcaktimit të Ditës së Dasmës së Martesës dhe marrjes së masës për blerjen e rrobave të nuses . Dhurata për familjarët e nuses, duhej dërguar edhe me rastin e shkuarjes së dhëndrit për herë të parë në familjen e nuses .Dhuratat prej fillimit të dasmës e deri në përfundimin e saj Çdo njeri që do ta martonte djalin , ishte i obliguar që t’ ia bëjë martesën me ceremoninë e dasmës sa më të madhe. Për këtë, Zoti i shtëpisë ishte i obliguar që të thërret sa më shumë dasmorë , duke filluar nga rrethi i gjerë familjarë, lagja, fshati, farefisi, miqësia, dajallarët e deri tek rrethi shoqëror. Të gjithë dasmorët thirreshin një kohë të gjatë para se të fillonte dasma, në mënyrë që të kenë hapësirë kohore për tu përgatitur për pjesëmarrje në dasmë . Secili njeri që do të përcaktohej për të shkuar në dasmë, ishte i obliguar që të çojë ndonjë dhuratë për organizatorin e dasmës ( Zotin e shtëpisë së dasmës), në mënyrë që sado pak t’ia ndihmojë shpenzimet rreth saj. Edhe dhuratat për këtë qëllim ishin të llojeve më të ndryshme, duke filluar nga kafeja, sheqeri, deri tek deshët të cilët destinoheshin për furnizim me mish për dasmorët . Kishte raste , kur dikush nga miqtë e ftuar dasmorë, në vend të dhuratës për Zotin e Dasmës, ia çonte tupanët, ose këngëtarët, të cilët i paguante vet , me qëllim që t’ia lehtësojë shpenzimet Zotit të Dasmës dhe t’ia madhështoi gazmendin e dasmës . Ndërkaq, gratë të cilat do të përcaktoheshin për të shkuar në dasmë, përveç dhuratave tjera që kishin të bënin kryesisht për nusen dhe djalin që do të martohej, ato dërgonin në dasmë edhe gatesa të ndryshme, kryesisht pite , me qëllim që t’ ua ndihmojë organizatorëve të dasmës edhe furnizimin me ushqim të bollshëm për dasmorët, nga se ishte varfëri e madhe dhe mungesë ushqimi , në shumë raste dhe në shumë vende, sidomos ato rurale .Tupani në pritje të dasmorëve Mënyra tjetër më perfide për t’ i gjobitur dasmorët në emër të dhuratave , ishte metoda e qitjes së tupanxhinjëve dhe surlaxhinjve para dyerve të oborrit të shtëpisë së dasmorit, gjoja për t’i pritur dasmorët solemnisht me për të nderuar ardhjen e tyre me muzikë – çallgia ! Në rastet e këtilla, dasmorët që vinin mysafirë për të marrë pjesë në dasmë, ishte e pa mundur që të hynin brenda oborrit të dasmorit , për pa iu qitur dhurata parash jevgjve muzikantë , nga se ata nuk ua lëshonin rrugën duke i bllokuar me tupanë përpara dyerve të oborrit! Edhe në këtë “akt solemn”, dasmorët fryheshin para mikpritësve dhe të tjerëve se cili prej tyre do t’ iu qes më shumë para – dhurata jevgjve tupanxhinjë?! Dasmorët të cilët ishin të varfër dhe mezi kishin siguruar nga një kilogram sheqer për të ardhur në dasmë, skuqeshin dhe turpëroheshin para asaj mase deri në atë shkallë, sa me kokë ulur hynin brenda oborrit të shtëpisë së dasmorit ! Gjobitje të tilla , në emër të dhuratave iu bëheshin dasmorëve mysafirë edhe gjatë kohës së ahengut që bëhej gjatë tërë natës brenda odës së dasmorit. Kështu që, gjatë natës disa dasmorë vallëzonin dhe ata i qerasnin jevgjit tupanxhinj, por në rastet kur valltarët pushonin nga vallëzimi, atëherë jevgjit tupanxhinjë , ua vënin përpara tupanin të gjithë atyre dasmorëve që nuk kishin vallëzua radhë me radhë dhe nuk ua hiqnin tupanin derisa ata u jepnin para!Edhe në këto raste, të pasurit bënin gara në mes veti se cili prej tyre do t’iu qes më shumë para jevgjve, kurse ata që ishin të varfër – disa iknin nga oda përjashta e disa skuqeshin para të tjerëve duke ulur kokën teposhtë nga turpi !Dhuratat dhe gjobat e dasmorit dhe dasmorëve në vendin e marrjes së nuses Ditën e Diele , kur zakonisht shkonin dasmorët për ta marrë nusen në fshatin dhe vendin e caktuar, ku ishin prindërit e vajzës që po e përcillnin nuse, edhe Zoti i Dasmës, edhe dasmorët vazhdimisht shoqëroheshin me një varg dhuratash dhe gjobitjesh të ndryshme. Zoti i Dasmës, pos të tjerash, ishte i obliguar që në rastin e pranim-dorëzimit të nuses nga ana e prindërve të saj, t’ ia japë një shumë të konsiderueshme parash , babait të nuses, si dhuratë për gratë dhe bijat – veshatore të nuses , të cilat tri ditë rresht e kishin veshur, stolisur dhe përgatitur vajzën e tyre për ta përcjellë nuse ! Bajraktari (Flamurtari) i dasmës, me rastin e pranim – dorëzimit të nuses dhe nisjes së dasmorëve për kthim në shtëpi, nuk mund ta merrte flamurin (bajrakun) nga njeriu i familjarëve të nuses, i cili e kishte mbajtur në duar dhe ishte përkujdesur për te, gjatë kohës sa krushqit pushonin deri në pranimin e nuses, për pa ia pagua një shumë parash mbajtësit të flamurit! Zoti i Dasmës dhe dasmorët e tij, gjobiteshin me para edhe në rastet kur ata vonoheshin gjatë rrugës dhe nuk vinin në kohën e caktuar nga ana e babait të nuses ! Zoti i Dasmës dhe dasmorët e tij, gjobiteshin rënd nga ana e babait të nuses, në rastet kur dikush nga dasmorët e pa ndërgjegjshëm , do ta ketë vjedhur, apo thyer ndonjë gotë të çajit, apo kafes gjatë shërbimit nga ana e pritësve të familjes së nuses ! Gjobitje të rënda do t’i jepen Zotit të Dasmës dhe dasmorëve të tij, nga ana e familjarëve të nuses, në rastet kur dikush nga dasmorët do të ketë shtënë me armë zjarri , para se të jetë bërë pranim – dorëzimi i nuses (teslimi) ! Gjobitja kolektive e krushqve të dasmorit, në emër të dhuratave dhe ndihmave materiale për shpenzimet e familjarëve të nuses, pason me rastin e nisjes së krushqve për t’u kthyer në shtëpinë e dasmorit bashkë me nusen ! Në atë rast, dikush nga njerëzit e caktuar të familjes së nuses, do të del në një vend të ngushtë, ku secili dasmorë duhet të kalojë aty pari, do ta zë pusinë dhe do t’ua qes krushqve përpara një tepsi , në të cilën secili dasmorë duhet të qes para! Edhe në këtë vend – prite , më së shumti do ta pësojnë dasmorët me xhepa të cekët buxheti ! Njëra ndër format më të rënda të gjobitjes së dasmorëve, në emër të dhuratave dhe ndihmave për të Zotin e Dasmës, pa dyshim ke qenë tradita e “Qitjes së shtagës” para dasmorëve ! “Qitja e shtagës” para dasmorëve, është bërë pas ardhjes së nuses në shtëpinë e Damorit, menjëherë pas ngrënies së darkës, d.m.th. të Dielën mbrëma ! Kjo ceremoni nisej nga njëri prej dasmorëve më të pasur, i cili e fillonte lojën me shtagë , duke e gdhendur atë me anë të tehut të briskut dhe në gdhendlat e asaj shtage futeshin sasi të ndryshme parash , gjithnjë në vlerë prej letre . Nismëtari i kësaj loje, i pari shtinte në shtagë një valutë të madhe parash, e pastaj duke vallëzuar dhe kënduar , shkonte përpara secilit dasmorë me radhë dhe nuk largohej prej tij, deri sa ai shtinte para në atë shkop! Garat më të mëdha në mesin e dasmorëve se cili prej tyre do të qes më shumë para, bëheshin pikërisht gjatë kësaj ceremonie, por këto gara ishin shumë të rënda dhe poshtëruese për ata dasmorë që ishin të varfër dhe nuk kishin se çka të qesin në shtagë ! Gjoba e fundit që iu bëhej dasmorëve , në emër të dhuratave për nusen, ishte ceremonia e quajtur :”Kulaçi i nuses”, apo “Petullat e nuses”, ceremoni kjo që organizohej në përfundim të dasmës, përkatësisht në ditën e parë të martesës së çiftit të ri, që zakonisht bëhej ditën e Hëne, para dite! Në ceremoninë e ngrënies së “Kulaçit të nuses”, apo “Petullave të nuses”, nuk thirreshin të gjithë dasmorët e pranishëm në dasmë. Aty, bëhej një përzgjedhje e njerëzve më të afërm të familjes, kushërinjve, miqve dhe dajallarëve të familjes së dasmorit, përkatësisht dhëndrit të ri . Këtu, në rend të parë merret për bazë autoriteti dhe sinqeriteti moral i pjesëmarrësve në këtë ceremoni, nga se sipas diktatit të kanuneve të vjetra, çfarëdo personi nuk mund ta ketë të drejtën për të hyrë tek dhoma e nuses, për ta parë nusen dhe për t’i parë gratë dasmore! Pas marrjes dorë nga ana e nuses të gjithë të pranishmëve dhe pas ngrënies së “Kulaçit”, apo “Petullave”, të gjithë pjesëmarrësi e kësaj ceremonie janë të obliguar që të qesin dhurata me vlerë parash , për ta nderuar nusen dhe “Kulaçin e saj”!Edhe në këtë ceremoni, të pranishmit – pjesëmarrës do të qesin shuma të mëdha parash, gjithnjë duke bërë gara në mes veti se cili prej tyre do të qes më shumë dhe cili prej tyre do të fryhet më shumë para grave dasmore dhe para vet nuses ! Prandaj, nën gara të këtilla, shumë nga pjesëmarrësit në ceremoninë e “Kulaçit të nuses”, edhe kësaj radhe do të dalin të skuqur dhe të turpëruar nga shuma simbolike e parave të qitura si dhurata për nusen !Dhuratat dhe gjobat në ceremonitë e synetive të fëmijëve Edhe në ceremonitë e synetive të fëmijëve, gati se çdo familje organizon dasma me përbërje bukur të gjerë mysafirësh pjesëmarrës nga të gjitha kategoritë e njerëzve , duke u nisur nga rrethi i gjerë familjarë, rrethi miqësor e deri tek ai shoqëror .Çdo njeri i ftuar për pjesëmarrje në ceremoninë e Dasmës së Synetisë, me njëfarë mënyre është i obliguar që të blejë ndonjë dhuratë për djalin që do të bëhet synet.Mirëpo, krahas dhuratave të cilat mysafirët pjesëmarrës së këtyre synetive , do t’i blejnë dhe dërgojnë me kënaqësi në shtëpinë e dasmorit , prapë se prapë , ata nuk do të shpëtojnë pa u gjobitur edhe një herë publikisht, gjithnjë në emër të dhuratave për djalin që do të bëhet synet?!Në të vërtetë, para se t’i nënshtrohet procedurës së synetllëkut , sipas zakonit, djali i cili do të bëhet synet, do të shkojë në odën e mysafirëve për t’ u përshëndetur radhë me radhë me të gjithë të pranishmit . Në atë moment, dikush nga mysafirët e pranishëm do t’ia rrëmbejë djalit nga koka , kapuçin e synetisë dhe atë do t’ ia qes përpara secilit mysafirë – dasmorë për t’i qitur para në te, në emër të dhuratave për djalin!Kjo ceremoni është shumë e rëndë për të gjithë ata dasmorë të shtresave të varfra, të cilët mezi i kanë siguruar të hollat për t’i paguar shpenzimet e udhëtimit të tyre dhe sa për t’a blerë një dhuratë modeste për djalin që do të bëhet synet!Tupani i Ramazanit - në derë të xhamisë dhe në derë të shtëpisë Në emër të dhuratave dhe sevapeve , njerëzit shpeshherë gjobiten me pa të drejtë , madje në mënyra publike . Bie fjala, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, disa jevgj , apo edhe shqiptarë të varfër, në mënyra vullnetare iu binin tupanëve për të alarmuar fshatin për kohët e namazeve , iftaret dhe syfyreve . Kjo bëhej në kohën kur mungonte informimi, mungonte shkollimi dhe mungonin orët për matjen e kohës . Ditën e Bajramit, mu në kohën e faljes së namazit të Bajramit, tupanxhinjët shkonin dhe e nxinin derën e xhamisë, në mënyrë që asnjë besimtarë të mos mund të del jashtë xhamisë, pa i qitur para mbi tupan! Kjo kërkesë në pritë publike, ishte shumë e rëndë për pjesën dërmuese të besimtarëve të varfër , të cilët mezi ua kishin siguruar fëmijëve të tyre nga një grusht miell të grurit dhe nga një kilogram sheqer sa për drekë të Bajramit, e të mos flasim për veshë-mbathjet e tyre festive, të cilat rrallë kush kishte mundësi që t’i siguronte ! Në anën tjetër, tupanxhinjët e tillë të Ramazanit, nuk ngopeshin vetëm me lypjet në derë të xhamisë, por ata gjatë tërë Ditës së Bajramit, vraponin derë me derë nëpër të gjitha familjet e lagjes, fshatit... për të kërkuar dhurata si kompensim për mundin e tyre gjatë muajit të Ramazanit, ku edhe në këto raste, shumica e familjeve të varfra mbeteshin të turpëruara nga tupanxhinjët të cilët nuk ua lëshonin derën pa iu dhënë diçka ! Me ngritjen e nivelit të kulturës dhe të arsimimit të popullit tonë, fatmirësisht , pjesa dërmuese e këtyre traditave tanë më janë eliminuar nga skena, nuk praktikohen më dhe ato i takojnë vetëm një kohe të tejkaluar e të perënduar për ne !
Gjilan, më 30 Dhjetor 2009.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.