Agim Gashi: Urime Viti i Ri
| E enjte, 31.12.2009, 08:43 PM |
Agim Gashi
Urime Viti i Ri
Zonja e zotrinjë
E Ju e miqët e mi,
Ngrene nga një gotë
Se erdhi Viti i Ri.
Gëzuar, gëzuar,
Ndër vite e mote,
Pse gzoheni n´këtë natë?
Kjo është mplakja e jote!
Në gotën time t´mbushur
Që do e ngrehi për mot´ ,
Gjysma është e mbushur halle
E gjysma me lot.
Bota sonte gëzohet
Të gjithë një fat e kemi,
Shpejt kalojnë kto vite
Më t´plakur do jemi.
Nga kurbeti i largët
Atdheun e Uroj,
Që me hapa t´shpejtë
Nga perëndimi të shkoj.
Popullit tim të dashur
Shumë fat e lumturi,
Që sa më parë t´na bëhet
Shqipëria-Shqipëri!

30.12.2009 Düren
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.