Neki Lulaj: Anton Çetta
| E enjte, 31.12.2009, 08:52 PM |
Neki Lulaj
ANTON ÇETTA
I „prangosur „ në oborrin e skulptorit Fatmir Hoxha
Ai ishte një burr i urt e përparimtar,
mbledhësi folklorit emrin ja than
me punë te pa lodhshme patriotike
ja shëroi plagët Kosovës kreshnike.
Anë e kend Kosovës ketijë mendjetari
sheroi plagë e ju falë gjaku
shumë familje dolën nga ngujimi
duke i shtri duart e pajtiimit:
Bacë Antoni,me çetën e tij
shënoi këthesa në shekullin e ri ,
tek Verrat e Llukës historike,
u derdhën lotët dhe u shtrinë duart e besës etnike:
Bacë Antoni ishte një Antologji
si për pleq edhe për rini
fjala e Antonit dhe e rinisë
përmbushi amanetin e patrioteve të historisë
Nga amfiteatri i Institutit të Albanologjisë
duhët iniciativë nga zëri i qiltër i rinisë
qe Bacë Antoni ti ndëroi
dhe shtatorja e tij krenare ne oborr të qëndroi:
Mos të vazhdoi me i „pranguar“
ne oborr të skulptorit i praruar,
se atje nuk e ka vendin
Bacë Antoni i ndëruar
Mos të qëndrojë më gjatë i „prangosur“,
ky burrë i urtë,patriot dhe atdhetar,
ta shijoj pavarësinë e Kosovës
n’oborr të universitetit në lapidar.
Një shtatore që e pret vendin,
ai na ishte një burr kuvendi,
që katërmbëdhjetë vite bacë Antoni therrët
me dërgoni atje në Universitet.
Qe katërmbëdhjetë vite ky profesor
qendron i „prangosur“ne një oborr
rrin i heshtur ne kujtime,
a nuk ka një copë tokë në Kosovën time.?
Pse Antoni rrin në at oborr,
I vetmuar pa vizitor,
kjo figurë e ndritur e shqiptarisë
Pse po heshtin krushqit e pajtimësisë.
Nga ajo botë,flet fjalët e urtësisë
therret ndërgjegjejën e tan shqiptarisë
dua të këthehëm ne vendin e shenjëtsisë.
Ne oborrin e Albanologjisë.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.