E shtune, 20.04.2024, 12:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Ferit Ramadani: Krijuesi dhe Shoqëria (V)

E enjte, 31.12.2009, 08:20 PM


Nga Ferit RAMADANI

9.NDJENJA KRIJUESE E KRIJUESIT TË VERTETE

Duke u nisur nga një realitet i krijuar i një mjegullnaje tiranike të sistemit, duhet analizuar rrethanat dhe gjendjet e krijuesëve. Nëse mediokritetët me lehtësi krijojnë rrethana përshtatshmërie per të mbyllur vrimat apo per të dhenë një pamje arrnimi në krijimtari, krijuesit e vërtetë nuk e bëjnë atë nëse u mungon ndjenja . Ata në këto rrethana shtypëse të tiranisë socialiste ju federaliste, të përndjekur deri në barbari rrezikonin te mbesin dhe pa energjinë jetësore, sepse, ashtu të pa përfillur, pa vende punë, përpunonin në meditimet e tyre frymëzimet .

Nëpër forcën e një mistike të pa pare, krijuesit e vërtetë qysh nga antika e këndej, kanë arritur të krijojnë mbi gjithë ato barazime të ndryshme të asaj ngecjeje shoqërore. Dhe hëpër hë, kanë mbetur të përjetshëm, pavarsisht se sistemeve të tilla nuk u dihet as nami, as nishani , aq më tepër, personave mediokër që kishin frenjtë e udheheqjes! Po te marrim rrjedhimin e nje analize të kohës së Ilirisë, do të nxjerrim shumë pak , gadi se asnje te dhënë krijuese, pos mbetjeve të përballjeve që ka arritur të bëjë një femër si Teuta ! Ajo strategji e mbijetesës së saj, as në rrethanat e tanishme, dhe asnjeherë nëpër shekujt nuk u be çështje shqyrtimi, se zgjidhja e nje të vërtete të qenësisë së shqiptarëve duhet mbështetur si zgjidhje e plotë dhe sipas parimit të një të vërtete të kohës së mbretërisës Teuta.

Kjo ishte vetëm një rrezatim, që të nderlidhim fijet se pa frymëzimin për të bërë prurje të një niveli individual, krijuesi , pavarësisht në cilin drejtim të krijimtarisë niset te hap horizontin e të shikuarit në krijimin e udhekryqeve. Ashtu siç është krijuar misteri i një tendosjeje të keqe per të krijuar nivelet e punës së marimangës , që për të arritur deri te gjahu, cdo gjymtyre e saj, vepron për atë qëllim! Këtu del pyetja që gjithmon ose ngel pa përgjigje, ose e merr një përgjigje që per asnje pale nuk është e plotë. Per ata që janë krijuesë tregon jo saktësi, është pa përmbajtje, ndërsa për lexuasit, është me nje lëndë stërkeqëse që as u shërben për krijimin e mirëqenies, as, u mundëson të hapin horizonte lirie. Ndersa pushteteve, deri diku ua ngrit flamurin që për nga trumbetimet si është, sado lart të ngritet valvitja e tij, sërish dukjen e ka si në gjysmështizë.

Atëherë parashtrohet pyetja se krijuesi duhet të krijojë përse ia imponon profesioni, apo krijuesi duhet të bëjë punën e tij ashtu si i shperthen frymëzimi?!

Edhepse, krijuesi ne këto rrethana,që rrezatojnë mister, edhepse të shpeshtën njeri me profesion, të shpeshtën e saj, që nga arritja e grades profesioniste, nuk ka gjetur vend pune. Dhe si i tillë, duke rendur pas krijimit të rrethanave të mbijetesës, krijuesit , jane gjendur në pozicione mjerimi. Ka shumë fakte që mund të faktojnë një realitet të hidhur të krijuesëve që aparati shtetror, arriti t’I largojë nga vendlindja, dhe ata, ose morën shtigjet e mërgimit, ose hynë në burgje pa dashjen e tyre, por, me krijimin e strategjive qe krijonin skenarë të tillë. Dalja e ca sajesave , ca gjymtyrve te perdala si rrebele perse shiten gjithe pasurinë per shkarravinat e quajtura libra per dehjet , e per bjerrakohen duke perndjek e perfol pa asnje fakt, eshte deshmi se , mediokriteti duke rendur pas famës, nga i ashtuquajturi Aga, mbetet lemoshtari i mellasit qe ia japin si qenit, gjithkund ku shkon e ka mbetur borxh. Nuk e shpetojne as meditjet e Lulushes ne bregliqenin ku rrezit lekuren e ku nxjerr argatërinë !

Sot mund të flasim per shtresa të ndryshme krijuesish të shperndarë në mërgatë . Sot mund të flasim për një varg të gjatë të krijuesëve që vargjet e tyre u mbetën nëpër kazamatet e Goli Otokut dhe Idrizoives. Sot mund të flasim per nje numer të madh të krijuesëve që vargjet e tyre mbetën baushtellëve dhe restoranëve të Evropës dhe Amerikës. Por, a mund të bëhet dhe nje sinkronizim që të flitet për të gjithe ata krijues që i mbuloj heshtja dhe varferia, dhe pos nëpër dhomat ku mblidheshin për dasma , apo konakëve të mortit, nuk arritën të shpalojnë krijimtairnë e tyre? Përse shurdhohej aq shume populli me krrkrrate e rrebelit UDBASH i dale nga bataket dhe krimbat e zi te tradhetise se Patllakeve? Ata nuk e duan dhe e kritikojnë te qenmit ne hakun e et. Atyre u pelqen qe Kuzhina e Millanëve ashtu si ua perzini te gjithe lamshat te dale ne skene dhe te krijoje tymnajen qe duket ! Çfarë ariani ai soj qe e di se per te jetuar e vazhduar jeten kalojne kalvarit te incesteve familjanre!

Është për t’u ndriquar dhe pamja tjetër që lindi nga shtërngesat e viteve të tetëdhjeta dhe për arsye ta asaj shtërngese, që shqiptarët të mos marrin pjesë në varrimin e bijëve që kishin qenë nëpër burgje, dhe ja , vdekja u trokiste befasisht. Por, pushteti , sado që kishte marrë hak me caktimin e burgjeve, nuk ishte i ngopur me aq. Ai , ushtronte dhunë, që në vdekjen e tyre të mos merrte pjesë popullata, që përkunder këtyre urdhërave, ajo, njëpërnje, merrte pjesë. Dhe, varrimet i bënte vërtet siç kishte hije kurmi i të vdekurit, që përsëgjalli kishte qenë i vdekur. Ai i vdekuri i gjallë , në sytë e pushtetit ishte një llahtar. Dhe ata, perms mediokritetëve që i kishin në çdo nivel nisnin fushatat të bejnë ndriçime. Për këtë, dihen njerzit mediokritetë që me aparatet e incizimit në atë kohë, ia behnin çdo tubimi,me Kesulat e bardha ne kokë, qoftë nëpër dasma , ku këndonte Shkurta dhe Iliri, qoftë në morte ku vdiste ndonje i burgosur apo i përndjekur.

Çka arritën me këto mekanizma? Çka bëri krijuesi i vërtetë që ndjente etjen dhe urine të shfaqë deshprimin përkundër shtypjes që bëhej?!

Realisht këto hapa bëheshin paralel. Pushtuesi dergonte misionarët dhe ata, strukshem, dhe me dinakëri mblidhnin materialin. Meqenese përmbajtja u dilte shume me e gjerë ata kerkonin të parët. Çaushët e nxitjes së atyre eksceseve, ashtu siç ua vendosën emrin Minush patllkëve dhe Teneqe Pelushave rrebelë ! Dhe pas kësaj, qysh në mëngjes, ia behnin në oborr të marrin atë që ka ngritur në shtyllë flamurin me shqiponjë përse në atë shtëpi do të bëhej dasëm. Ata ndalonin të parit që i prinin kolonës së dasmorëve përse kishin flamur. Ata merrnin në pyetje krye këngëtarin për repertoarin e këngëve ku këndohej dhe kënga Moj Kosovë më kësula të bardha!
Ajo që ishte më ekstreme, ishin varrimet. Një vargan i madh i njerzve me pushtet ne federate zbritën në popull të gjykojnë këtë formë varrimesh. Ata direkt goditën varrimet në Gostivar dhe Kërçovë të dy bijëve të popullit. Njëri ishte Xhemil Selimi , i cili pasi beri tri vjet, u shpall irredentist e separatist,pas një aksidenti ku humbi jetën. Populli ne varrimin e tij, ia dha meritat, dhe ai u varros me nderimet më të larta. Pushteti e gjykoj permes mekanizmave të vet , se varrimi i tij i kishte kaluar lavdatat , dhe kishte qenë më madheshtor se sa varrimet që u beheshin në Dedinje te Beogradit apo në Butell të Shkupit, shumë përvoborcive apo burrave shtetëror. Krijuesi rrebel aso kohe shiste pordhe krijuese per komunistet me liber shkarravina!

E njëjta fushatë ndodhi me varrimin e Abedin Hysenit nga Zajazi, djalë hasret, i cili kishte kryer fakultetin e historise në Prishtinë, dhe kishte rënë në burg per tri vjet. Pas daljes, familja e marton. Dhe pas martesës, me deshirën e nënës, se djali, ka kaluar burgjeve me lagështi, i preferon të shkojë në pushime në Ulqin! Pa e ditur ajo se shërbimet sekrete përgjojnë veprimet e tij. Dhe ai , akoma pa u treguar ndodhia, ra në ujërat e lumit Lim! Ata që e kanë përndjekur pas, ka dëshmi se kanë qenë veprimtarë të UDB. Kush do te ishte pos miqeve te Minushve, Millanet e Pepoistat ! Por, sado që u përshpërit, nuk u tregua misteri. Por, doli ne pah diçka tjetër. Se në atë varrim u manifestua heroizmi i personalitetit militant, dhe patriot,të të vdekurit që kishte mbyllur derën e shtëpisë. Me një fjalë, edhe nga shkrimet që u lexuan, ai doli hero.
Por, kjo nuk e gëzoj pushtetin. Ata kishin lëshuar zagarët me aparatët në xhep dhe kishin incizuar gjithe fjalimet për rastin e lamtumirës së fundit. Pastaj turravrap, siç bëjnë ata që marrin dhurata per “ myzhde”, i derguan të dhenat në Komitet. Në polici. Në Lidhjen Socialiste, dhe Lidhejen Komuniste . U ngritën me net e me ditë strukturat dhe nisën fushatën per të gjykuar veprimet e seperatizmit. Jehuan radiot, televizionet, dhe gazetat. Toptema : Varrimet e separatistëve dhe irredentistëve, motiv per fushatë. Sa e habitshme kjo ! Rrebelushi me mjekër e shapkë me Nivën e Rusit, gjithkund prezent per të gjurmuar! Po me NIvën qe i kishte kushtuar sa çifligu, dhe ia kishin blerë arrnaxhinjtë. Runa zot mos ia marrin dhe çifligun e fundit...

Po të analizojmë veprimet se sa vetë ranë në këto përndjekje do të shikojmë se sa tmerr dhe dhunë përjetonin krijuesit. Njeri nder to, i marrë në pyetje, per disa net me radhë, i lidhur per radiatorëve, i pështyer dhe i shkelmosur, nga policet e nderrrimeve që vinin cdo cast e kalonin parpara nëpër korridor,autori i ketyre shkrimeve ! Me pergjegjesi tregoj se edhe ushqimin që na e jepnin, një pjatë të mbushur me lang dhe tri deri pese kokërra groshë, përpara se t'ua sjellin të burgosurve në burgun e Kerçovës, Rade Çallakët, miqte shekullorë te Minush Patllakëve dhe Pelush Teneqeve, urdhronin të shkojë pjata tek qentë e burgut që e lëpinin me gjuhe, e pastaj na e dergonin ne të burgosurve duke u zgerdhire me cinizem, se ne ate e kishim merituar! Se ne nuk vepronim si poeti rrebel Pelush Teneqja qe shiste arat te haje gosti me ta!

Mbase kjo ishte dhe veprimi special i zyrtarve te burgut, qe i behej po ketij te burgosuri , që cilësohej si njeri nder kryesorët per leximin e referatit në lamtumirën e fundit te shokut te tij të idealit!

Prej këtu del niveli i përsosshmërisë se krijuesi i vërtetë ka pasur tema të ndryshme, dhe me shumë frymëzim që të përshkruaj gjendjen që zhvillohej nëpër ato rrethana të kriminalizuara deri në ekstrem, ku të dejtat dhe liritë e njeriut dhe kombit, ishin të nëpërkëmbura. Po si të përmbyllej kaptina e nëpërkëmbjes nga dhuna e përditëshme që bëhej nëpër çdo sportel të institucioneve ku trokiste shqiptari, dhe përpara tij qëndronte si një karakanxholl zyrtari? E njejta si sot, kur llomotit Pelush Teneqja !


10.DILEMAT PARADOKSALE TË TË QENËMIT KRIJUES

Nëpër gjithë krajatat shekullore, ka pasur krijues. Por, një dilemë ka egzistuar gjithmon. Kush janë krijuesit e vërtetë ?

Në këtë binarë të këtyre mendimeve, kanë hapur kuvendimin shumë përfaqësues, qe kanë dashur të sqarojnë se cili është krijuesi i vërtetë. Kjo dilemë, edhe në kohën tone është aktuale. Sot, përditë në vitrinat apo tezgat e shitjes, dalin libra nga autorë, me një teknikë të shkëlqyeshme te lidhjes, dhe të kopertinave, por që nuk kanë vlera. Bie fjala, sa do të jenë në përballim të kohërave këta krijues që të përcjellin porosinë shekujve, me prozën dh e me poezitë, apo nëpër lëmitë e tjera krijuese? Mund te mbesin perse nga pertacia leshuan mjekrrat e mbushura me morra per tu dukur si Naimi?

Nëse marrim shembull që mundet shumë bindshëm të tregojë se qëndresa e këngëve popullore, e krijuar nga krijuesi popullor, ka arritur të bejë mbijetesën nëpër shekuj , si do te arrijnë të mbulohen ata që sot pretendojnë me një numër të madh te titujve te shkruar nëper librat e publikuar, pa kritere vlerësimi dhe pa vlera, të arrijnë mbijetesë. Ata qe te sforcuar nga linjat e Udbashizmit Milanist realizojne projektet e cdo Qeverie, vetem e vetem se ne Kodiket Kishtare egzistojne me emrat e krimit mbi shqiptaret. Me shpifjet dhe me shtimin e miemrave Oski. Ata qe deri dje ishin krahu i forte i Dushanit te Osllomesë!
Në të kundërtën, thua janë mundësi këto që pretenduesit e shume veprave letrare, që bëhen trumbetues se jane produktive, pa u shkuar ndërmend se kjo teori, edhe në normën e lartë të natalitetit, ka treguar nivele të ulëta të mirëqenies shoqërore, prej ku, pasojat e saj, jane kurorëzuar me shoqëri që nuk krijonte kualitete por mjerime, siç, mund të clësohen veprat e tilla qe mbushin vitrinat e panairëve, dhe asnje prej tyre nuk thotë asnjë risi. Ose, nuk ka nivel as perafersisht te quhet veper që kalon kufinjtë e veprave te shkruara më përpara nga krijues që u kanë rënë shekujt mbi!

Nëse duam te rikujtojme risite aktuale të nje Homeri antik, si do të ishte ai I krahasueshem me një Homer te ditëve tona, që as përafërsisht nuk i afrohet ? Po çka pretendjne ca jashtqitje apo ca gjymtyre te perdala qe me Gjokun Pullali turren te pellasin si Gomarë !

Shpeshherë ka ndodhur që krijues me vepra te vogla per nga faqet e shkruara kanë sjell kualitet me te lartë dhe jane më të plotë, se sa, te tjerë që kanë vershuar mbi siperfaqet e faqeve te nxira te letres se bardhe per të treguar boshësinë e domethenieve. Do te theksoja, me mire një Nonda Bulka, i cili, per aq sa ka shkruar, eshte me i perkryer se nje plejade hermetikësh, apo nje plejade narratorësh që rrijnë e vrasin mendjen, apo qe rrijnë e leshojnë kukama per klithje dashuriçkash! Ketu as qe flasim per perfaqesuesit e mulatrise krijuese ku hedh vallen nje eunuk rrebel !

Përfaqësuesit e kësaj letërsie mulate, janë bërë një shtresë e gjerë që mbulojnë gjithë horizontin krijues me nje tymnajë, që arrin të zhdukë në kthina , veprat me prurje te shendetëshme ne krijimtari. Kjo i ka vënë në dilemë të gjithë . Të parët janë lexuesit që shijojnë një sterkeqje dhe për atë, numri i tyre, po te bëjmë një analize, ka rënë dukshëm. Përse eshte krijuar kjo gjendje, akoma nuk ka as vetedie, por nuk ka as nje veshtrim. Ndersa realiteti, flet per këtë pasojë. Sepse, lexuesi, ashtu siç ka shije të ushqimit, të veshjes, dhe të ndryshimeve të tjera, ka arritur që në këtë përmasë , të kerkojë diçka të saktë në pjatën e krijimtarisë.

Nëse dikur ushqimi gatuhen nëpë kazanët e mëdhenj, dhe mbusheshin enët e mëdha në sofrat kolektive, per të bërë gëzimet familjare, sot, ajo kohë eshtë ndryshuar me ushqime të shtruara në restorantë qe dita ditës sjellin risi! Edhe krijimtaria, është specifika e të kërkuarit stil, që shton oreksin e lexuesit, dhe atë e nxit, nga ajo qe ndjen që ai afersisht të bëjë edhe zë që të motivohet dhe një lexues! Kjo nuk ndodh ne këtë kohë. Por ndodh që , nga lexuesi i cili ka arritur me mundim të përfundojë një veper te reklamuar nga tryzat e promovimeve, nga mediumet, që të flasë sëpaku deri tek nëntë lexues te tjerë se u ndje keq, dhe i pa plotësuar nga ajo që priste nga ajo veper letrare.
Raporti i nje lexuesi qe flet mire dhe arrin të bindë të dytin ta lexojë atë veper, dhe i nje tjetri që flet tek nëntë se nuk u nda i lumtur nga leximi i vepres qe lexoj, flet per nje diversitet. Por, akoma per dukuritë e tilla nuk ka hapur gojë kritika. Ajo me portalin e mbyllur pothuajse nuk ka leshuar asnje ze se ku jemi e ku po shkojmë. Ka rastisur, që për shumë vepra që nisën të bëhen vlerësime, të kishte, ose kritikë pa ekuiliber te bazuar ne kriteret shkencore, ose, vlersime kuturu, perse autori qenka i Kryeqytetit, ose qenka lider i ndonje Klanshoqate. Ose, ajo qe eshte me e keqe , se autori eshte femër, dhe kush guxon te flasë pë letersinë mulate te krijuar nga femra krijuese.

Si do të ishte e udhes, nëse, sa per të pasur një trashëgimtar një çift bashkëshortësh të kishin femijë ose pa këmbë, ose pa duar, ose, pa gjymtyre të tjera, të ndijimit, shikimit, … ! Ose, në relacionin e arkitektures së ndertimit, si do te ishte e udhes te ndertohej nje bina e madhe per nga pamja, pa ballkone, pa dritare, pa dyer… pa funksion!

Këto shembuj i mora, sepse, në realitetin krijues, gjithcka ka. Nese lind nje veper letrare, nga vakumet e saj që shfaqen në përmbajtje, në ide, në strukturën e fjalive, në metafora, në simbole, del se vepra i ngjan nje foshnjeje që ose ka lindur para kohe dhe është djeg nga ikubatorët e zhvillimit, ose, ( kete rast nga intervenimet e redaktorëve e recensentëve!), ose , nga pamundesia e lindjes në kohë, ka pësuar turbulence nga vonesa!

Atëherë, si të zgjidhen këto dilema ?

Jam i mendimit se këto behen me nje arsimim shume me rregullar, ku do të sinkronizoheshin të gjitha mundësitë që ai që do të tregonte aftesitë e krijuesit, do të kishte të gjithe mundësitë e perdorimit të atyre elementeve krijuese. Ashtu, si nje specialist i lemise fizike qe me anen e laboratorisë do te spikase te vertetat e asaj lemie. Ose si nje njohes i matematikës që ligjet e saj nuk do ti ndryshonte sepse nuk do te fitoje rezultatin e saktë në llogaritje!

Këto dilemma i ka edhe krijimtaria, per te cilën egzistojnë edhe mundësitë e përgatitjes, sepse, në kohën tone, ose s'do te kete krijues popullor qe do të mbesin gjeni, ose te gjithe do te thirren ne Vasko Pashen dhe Gorkin, autodidaktë ! Po te tille analfabete te mbetur studente te perjetshem ka sa te duash! Por prototip te kundert te Vasko Pashes, eshte Pelush Teneqja studenti i perjetshem, dhe prototip Shoqata e shkrimtareve që mban aktivitete anti letrare të emruara nën Rrap!...


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora