Agim Gashi: Lulja në lum
| E merkure, 30.12.2009, 07:52 PM |
Agim Gashi
Lulja në lum
Mbi urën e lumit Rur
Vështroja valët dallgë-dallgë
Lulen që ma dhurove ti
E mbaja në gji
Nxora nga gjiri im
Lulen që e doja shumë
Me afshin e shpirtit i mora erë
Por më shpëtoi nga dora e më ra në lum
Ma mori vala e lumit lulen
Dallgët në shpejtësi
Tretej nga syri im
Humbi një dashuri
Nuk e urreva lumin
As dallgët që lulen ma morën
Prej gabimeve të mia
Akoma lotët spo ndalen
Bien lotët e mi bien
Në dallgët e lumit Rur
Unë mbeta duke kërkuar fundin e lumit
Pusi e lumi nuk kishin fund askund
U tret lulja ime
Me lotët e mi pika-pika
E zemra bam e bum
Hej miqët e mi-
Diku ka një fund
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.