Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mirela Bogdani: Përgjigja ime për ekstremistët islamikë

| E merkure, 30.12.2009, 08:59 PM |


Përgjigja ime për ekstremistët islamikë

Nga Mirela Bogdani

Keto dite festash nderkohe qe njerezit normale gezojne festat me familjet e miqte, ne nje feste qe simbolizon paqen, tolerancen dhe dashurine per njeri-tjetrin, ekstremistet rrine maje internetit duke leshuar helm e vrer dhe duke vazhduar sulme me metodat e tyre te ndyra. Sigurisht nuk kisha ndermend ti pergjigjem as kesaj organizates "Drejtesia Islame", as ketij A.Rakipit, as ekstremisteve te tjere te ketij kallepi. Absolutisht jo, per shume arsye. Une c'kisha per te thene e sqaruar e bera, perfshi dhe nje apology per muslimanet paqesore, tolerante e intelektuale. Une nuk merrem dhe nuk kam as deshire as kohe te merrem me fondamentaliste qe perdorin te gjithe mjetet e menyrat per te leshuar vrer e realizuar hakmarrje. Sic dikush nga miqte e mi u shpreh "Mjeti i tyre nuk eshte debati i arsyeshem me argumenta, por dhuna, ofendimi, shpifja, te sharit etj".
 
Arsyeja qe po shkruaj kete msg eshte te sqaroj mbi nje leter-pergjigje ne lidhje me kandidimin tim ne UK te shkruar nga nje politikan musliman ne Wales i quajtur Mohammad Asghar (letra eshte me poshte). Kete leter te lista Cameria e solli ky tipi A.Rakipi me nje titull jo vetem idiot, por dhe mashtrues "Bogdani merr pergjigjen e duhur nga Partia e saj ne Londer". Ne fakt te gjithe fondamentalistet qe shkruan letra ankesash te Partia Konservatore Britanike kete shpresonin, qe une te kritikohesha e denohesha nga partia ime per "islamophobi" . Por e vetmja pergjigje qe ju erdhi (nese dhe kjo eshte autentike) ishte nga nje "brother" i tyre musliman, qe sipas ketij Abedinit na qenkesh "eksponent i larte ne Partine Konservatore" . Kur pashe emrin e ketij "eksponentit" nuk me tingelloi aspak familiar dhe thashe kush eshte ky person qe 6 vjet ne parti s'e kisha degjuar ndonjehere, aq me teper qe ky qenka ne Wales, pikerisht aty ku une jetoj, dhe kontriboj per konservatoret prej vitesh, e per me teper qe kam punuar per ta pikerisht ne Asamblene e Uellsit. U bera kurioze dhe pyeta koleget e mi, dhe nuk u cudita aspak kur mora vesh qe ky "eksponenti i larte konservator" ne fakt deri para 3 javesh na paska qene anetar i nje partie tjeter, Plaid Cumry (Partia e Uellsit) dhe i zgjedhur anetar i Asamblese se Uellsit prej tyre. Dhe vetem pak jave me pare, me 8 dhjetor 2009, Z.Asghar le partine e tij dhe i bashkohet konservatoreve. Per me teper mund te shikoni link-et:

http://en.wikipedia.org/wiki/Mohammad_ Asghar

http://www.assemblywales.org/memhome/mem- profile/mem- south_wales_ east-2.htm

Tani sigurisht me Z.Asghar dhe me koleget e tjere AM do ta sqaroj vete kete pune, sepse se pari eshte paksa paradox qe vetem me 3 jave ne parti zoteria merr mundimin te me tregoje mua, qe kam 6 vjet qe jam anetare e kontriboj per konservatoret, vlerat konservatore! !! E dyta Z.Asghar duke qene 3 javesh ne parti si duket s'ka arritur te marre infon e duhur per mua dhe faktin shume te rendesishem qe une jam ne listen e kandidateve konservatore dhe e caktuar te luftoj ne Uells. Letra e derguar nga Zyra e Seleksionimit te Kandidateve ne Londer e dates 10 nentor 2009, pas kalimit me sukses nga ana ime ne 6 nentor 2009 te Parliamentary Assesment Board (PAB) e tregon kete. Te interesuarve mund tu tregoj letren.
 
Kaq per kete. Kurse kercenimeve te ekstremisteve, qe variojne nga ato te dhunes verbale (si ekstremisti Artan Meha qe ne nje msg te tij e thote disa here "ti do te behesh shembull per te gjithe Islamofobet e Shqiperise" apo te Hamdi Nuhiju "qe ta shfrytezojne kete deklarat te dytë tenden si argument mbeshtetes per fushaten tone kunder islamofobisë tende"), apo perpjekjet per demtimin e karieres sime politike, po ju them qe mua s'me trembin mjete te tilla primitive dhe violente. Nese do vazhdoni me keto kercenime te ndyra, ju siguroj qe do te njoftoj organet kompetente shqiptare dhe ato jashte. Artan Meha (nese dhe ky eshte emri juaj i vertete), po te them qe im shoq punon per qeverine britanike ne nje senior post dhe te siguroj qe nese vazhdon ne do te fillojme nje proces investigativ karshi teje. Vertet ketej ne perendim dhe UK ju kane showered with rights and therefore people like you take advantage of them, po te siguroj se MI5 dhe Home Office sinjalizimet per ekstremistet islamike i marrin shume seriously (dhe per bemat e tua me ka ardhur already goxha info dhe mund te mbledh me shumice). Pra if you want a fight with me, I can give you one. Sa per perpjekjet e tua dhe te eskremisteve te tjere (qofshin individe apo organizata) per "demaskimin" tim te Partia Konservatore po ju sqaroj se nje parti e tille serioze dhe cdo organizate serioze nuk merr parasysh ankesat e thashethemet e ca individeve dhe organizatave esktremiste nga Shqiperia apo kudo qofte. Kontributi im nder vite per ate parti nuk mund te demtohet aspak nga pacavuret e fondamentalisteve. Per me teper video e Deja Vu-se mund te perkthehet e transkriptohet dhe vete koleget e mi konserrvatore te shikojne se c'eshte thene aty.     
Me c'pashe dhe nga ky rast ekstremistet dhe fondamentalistet islamike jane te prirur per lufte dhe jo paqe (dhe kur ju ofrohet apology perseri ulerijne per sherr) dhe kjo ndoshta eshte arsyeja per ate reputacion qe kane ne Shqiperi e kudo ne perendim.
 
Sic e thashe dhe heren e pare, meqe kete listen Camerie e gjej shume ekstremiste dhe pa nivel, ju lutem moderatoreve te me heqin menjehere (aq me teper qe me regjistruan pa deshiren time). Kam gjera shume me te vlefshme ne jete se te harxhoj kohe duke lexuar apo debatuar me njerez qe s'jane te nivelit dhe seres sime.
 
Ju uroj Gezuar Vitin e Ri, sa me shume paqe, tolerance, shendet dhe lumturi ne zemrat dhe familjet tuaja.
 
Mirela Bogdani
 
 _________________________

--- On Sat, 26/12/09, albertino rakipi <albertinobe@ yahoo.fr> wrote:


    From: albertino rakipi <albertinobe@ yahoo.fr>
    Subject: [cameria] Islamofobja Mirela Bogdani merr pergjigjen e duhur nga "Partia e saj" ne Londer
    To: cameria@yahoogroups .com
    Date: Saturday, 26 December, 2009, 20:48

    Islamofobja Mirela Bogdani merr pergjigjen e duhur nga "Partia e saj" ne Londer

    Many thanks for your letter of 17/12/2009 regarding Mirela Bogdani. The Conservative Party is committed to inter-faith harmony and equality and I can assure you we are taking this issue very seriously.

    I have discussed Ms Bogdani's reported comments with party colleagues and am assured that she neither speaks for the Conservative Party nor is a Conservative Party candidate.

    The Conservative Party represents the entire British population irrespective of race, colour or religion. We are committed to ensuring that the Muslim community is fully involved in our national life at all levels.

    We also believe the party's values and policies reflect the values and beliefs of the Muslim community in the United Kingdom . We share a belief in enterprise, in the sense of community, the belief in the family, and in the value of hard work.

    The Conservative Party has strong links with the Muslim community, including through the Conservative Muslim Forum. You can find more details of this organisation here: www.conservativemus limforum. com

    Yours sincerely,

    Mohammad Asghar AM

    Zoteria ne fjale eshte eksponent i larte ne Partine Konservatore, seksioni i Uellsit.