Zef Mulaj: Kufitë që vranë dashurinë
| E merkure, 30.12.2009, 08:02 PM |
KUFITË QË VRANË DASHURINË( Me bustin e Heroit Bajram Curri)Nga Zef MulajNe qytetin verior , në prehrin e Alpeve Tropojs më të bukura të planetit Të ngjajn sikur malet shpojn qiellin, njerzit hedhin valle në Shpatullat e tyre maleve. Ne kodren e këti qyteti ngrihet mali me i larte i botes , me krahin e shtrir në horizontin e pa fune. Të ngjan sikur rrotullohet si toka rreth diellit duke e shtri krahun e tijë mbi malet , fushat, Gjakovë , Prishtin , Presheve, Tiran, shkup, Vlore .. Dhe ecen ecen… Ky malsore me kapuçin e bardhe duke hapur porten.. te mos myllet kurre…… te mos myllet kurre… Grushti i kohes hapi portat e mbyllura qe vrisnin dashurin.
Ajo la gjurmat e saj në perjetsi .
Në ëndrat e njerzve,
Në kujtimet….
Njerz , që muaren miljona ëndra dhe shkuan,
duke i përshendetur krahu i gjate i burrit te kohve
mbi qytetin tim.
Dashuria nukë njohi kufi, ajo rrëzoj çdo piramid.
Mbi bajoneten e ushtarit vritej dashurija , e pergjakur,
por buzqeshte perseri……..
Atje mbi male rëzohej shikimi mbi token mëme.
Letra nuke mrrinte kurre .
Kthehesha tek Baca Bajrami.
Tek busti i tije ,nen hijen e dores , duke marre pershendtjen,
nisesha perseri….
Ngjitesha maleve , një sy fshehur diku në pa fundsi,
vëshronte , por perde e hekurt horizonti, tela me gjëmba
fytyra ushtaresh , kryqzoheshin bashke me
bajonetat, bashkë me fytyrat qe vrisnin dashuri.. dashuri..
O kenge e shkruar që nuke je kënduar kurre …..
Do ta shkruaj në Abetaren, ta këndojn
kohet që vin.. ta ndigjojn ..ate Zë .. deri ne qiell,
ta kërkojn dashurin që mbeti në piramid..
Dhe un e pashe nje dite kure u zgjua ..
Isha ne ënderr , nën krahun e Bac Bajramit, duke qajte… diku ne qytete e lashta te prendimit.
U zgjua dashuria , e mbetur ne rruge ,
në thinjat e mija hyne kohet , ecja si somnambul
në qytete të lashta , këndoja këngen e rinis
me opingat duke rreshqitur mbi akullin dimrore te qytetit tim.
Atje në prehrin e bukur te alpeve. Nisa të këndoj këngen.
E gjeta në një leter te shkruar dikur, …
Fshehur ne mure,
ne murin e shtepis së lashtë, mbuluar me lemyshke .
Ishte fytyra akoma e “Dashuris” prej vitesh
burrëruar, ishte bere Nuse …
Un nën hijen e dores se Bac Bajramit, duvaku
një flamur i kuq e zi,…….
Ajo ishte dashuria ime qe kaloi kufirin :- Spati arme ase ushtri
rrugen tja ndal…
Dashuria ështe njeriu në boten e LIRE…...
Nuk njeh kufi… kufi….
Vitet shkuan.. dekada.. dekada…pa numrim.
Sa here kaloja , rugen e qytetit tim, dhe kure isha larg..
I lutesha Bac Bajramit: - Ngrije doren larte
Atje mbi male , mbi rruge ,
Mbi Kosoven martire.
Aty..Aty.. kam nje lule . kam dashurin.
Grushti i kohes hapi portat.
Pashe perseri rinin……
DASHURIN……Zef Mulaj ,30 dhetor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.