Letra e panjohur e Mihal Gramenos kundër Esat Toptanit
| E enjte, 31.12.2009, 08:20 PM |
Për herë të parë, gazeta “Shqip” publikon disa shkrime të panjohura nga shtypi shqiptar i vitit1913, ku disa patriotë të njohur si Mihal Grameno, Bahri Omari, Hiqtem Delvina, Kol Tromara,Ibrahim Shyti etj., i dërguan disa letra të hapura publike Esat Pashë Toptanit dhe i bënin thirrjeatij që të hiqte dorë nga tradhtia që po i bënte Shqipërisë e qeverisë së Vlorës, në të cilën ai dhadorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Të gjitha detajet e letrave të tyre dhe mitingu iprotestës i organizuar në qytetin e Vlorës nga disa të rinj patriotëNë pjesën e parë të këtij shkrimi tëbotuar në numrin e djeshëm nëfaqet speciale të rubrikës dosier, unjohëm me një prej letrave të shumta tëhapura, që disa patriotë të shquar shqiptarëi dërguan Esat Pashë Toptanit në vitin1913, si dhe mitingun e protestës qëorganizuan disa të rinj patriotë në qytetine Vlorës, kundër veprimtarisë politikoushtaraketë pashait Toptanas. Në letrën eparë të nënshkruar nga Met Fiso, e cila ubotua nga gazeta “Përlindja e Shqipnisë”në shtatorin e vitit 1913, autori në fjalëbënte një analizë të plotë të gjithë veprimtarisësë Esat Pashë Toptanit. Që nga luftae tij heroike në mbrojtje të qytetit të Shkodrës,kthimi i tij në Tiranë dhe vetëshpalljasi Mbret i shqiptarëve, duke zënë vendine ushtrisë serbe, emërimi i tij si ministëri Punëve të Brendshme në kabinetin eVlorës i kryesuar nga Ismail Qemali, kërkesae lejes dhe largimi i tij për të pushuardisa kohë në disa kryeqytete të Evropës,ngaqë ndihej i lodhur prej luftës së gjatëqë kishte bërë në Shkodër, kthimi i tij nëTiranë dhe inspektimi i administratës vendorenë Shqipërinë e Mesme, e deri tetelegrami i dorëheqjes së dërguar KryeministritIsmail Qemali, ku Esati e akuzontePlakun e urtë të Vlorës se u kishte marrëtë gjitha kompetencat ministrave të kabinetittë tij. Në pjesën e dytë të këtij shkrimiqë po botojmë më poshtë, po publikojmëkronikën e mitingut të protestës që u organizuanë qytetin e Vlorës kundër EsatPashë Toptanit, i cili u organizua nga disatë rinj patriotë si: Hiqmet Delvina, IbrahimShyti, Kol Tromara, Bahri Omari etj., sidhe letrën e hapur të patriotit të famshëm,Mihal Grameno, ku ai i bën thirrje dhe efton pashain Toptanas që të heqë dorësa s’është vonë nga tradhtia që po i bënShqipërisë. Po kështu, në këtë shkrim popublikojmë edhe një pjesë prej artikujvepublicistikë të shkruar nga patriotë të tjerëtë asaj kohe, ku u bëhet thirrje shqiptarëvetë vërtetë të ngrihen nga gjumi dhe të luftojnëe punojnë për ngritjen dhe mëkëmbjene shtetit të ri shqiptar.Miting i math në Vlonëkundër Klikës së TiranësVeprimtaria antikombëtare e EsadPashë Toptanit dhe lëvizjet e tij politiko-ushtarake në drejtim të kundërtme atë që po ndiqte qeverisë së Vlorës,zgjuan një indinjatë të madhe jo vetëmtek mjaft patriotë të njohur shqiptarasaj kohe të cilët i dërguan pashaitToptanas disa letra të hapura publikëme anë të shtypit, por edhe tek mjaft tërinj shqiptarë. Një pjesë prej tyre organizuannjë sërë mitingjesh në qytetin eVlorës, ku mes të tjerëve e morën fjalëndhe Mihal Gremeno, Mustafa Hilmidhe Jan Minga, të cilët e dënuan veprimtarinëantikombëtare të Esad Pashësdhe mbështetësve të tij në Tiranë. Lidhurme këtë miting ndërmjet të tjerashnë gazetën “Përlindja e Shqipnisë”shtatorit të vitit 1913, shkruhet: “ Djenë orën 10 u mbajt një miting i math,në Muradije, i cili ishte i organizuarprej një komiteti. Qëllimi i mitingutishte që të protestojë kundra Klikës sëTiranës e cila ka paturpësinë që të sjellëturbullime sot kur Shqipëria ndodhetnë një ditë të vështirë. Gjindja pra vrapojnë këtë miting me të cilën treguanfort bukur dëshirat e kombit shqiptarqë kurrë nuk do të pranojë mendimetantipatriotike të ca njerëzvet që duanhumbjen e Shqipërisë. Fjalën e parë emori zoti Ibrahim, katundar i Vlorës, icili tregojti nisjen e të prokllamuarit tëvetëqeverimit Shqipërisë, thotë që care të zeza janë ngritur në Durrës edheTiranë nga ca njerëz të liq për të turbulluarqetësinë e Shqipërisë. Këta njerztha kërkojnë që të bahet kryeqytetDurrësi, të ndrrohet kabineti duke formuarnjë të ri Esad Pasha dhe të kërkojPrincin që të vinj një orë e më parë, pothotë se këto kërkime (kërkesa, shënimiynë), nuk munt të mbushen kurrëme qenë që kryeqyteti do të zgjidhetmë vonë si të vinjë Komisioni Ndërkombëtardhe Qeveria nuk munt tëndërrohet pa ardhur Princi, me qenëqë Qeveria e përtanishme është zgjedhurnga kombi edhe kombi ka besimtë plotë gjer të organizohet Shqipëria.Gjindja bashkohet duke bërtitur rroftëQeveria! Poshtë klika tradhëtore eDurrësit! Pas zotit Ibrahim mori fjalënMihal Gramenoja i cili thotë që vetëmzemër Shqiptari nuk munt të ketë klikae Tiranës e cila përpiqet që të turbullojëvëndin me qëllimet antipatriotike.Të këtillë njerz janë armiqtë e kombit,të cilat janë të huajt se tjatër soj nukmunt të kërkojnë gjëra pa arsye, kur sotShqipëria ndodhet në rrezik edhe ndo-dhet e shkelur nga armiqtë. Edhe përtë provuar gjishtin e huaj, thotë që kjoklikë punon nën urdhrin e Dhespotit tëDurrësit i cili është një grek edhe vetëmtë mirën e Shqipërisë nuku do. Mbaronduke thënë që shkuan ato kohrakur aventurierët dhe gënjeshtarët hiqninpër hunde popullin se sot populliu zgjua dhe do të mprojë atdhenë ngaçdo rrezik dhe nga çdo tradhëtor, andajbën thirrje për bashkim, se populliështë shpresa dhe shtylla e një kombi ejo dy tri veta të liq që me titullin duantë mbretërojnë e të turbullojnë qetësinë.Pas zotit Grameno e merr fjalënJan Minga i cili me një fjalë patriotikedhe të nxehtë i drejtohet popullit dukei thënë: “Popull, tynë që të kanë lënë tëvarfër, xgjohu. Xgjohu popull nga gjumise ata njerëz të ligj kërkojnë e paskëtajtë shesin lëkurën në treg. Bashkohunirreth flamurit të shenjtë dhe betohuniqë do të vdisni për këtë flamur i cilipas 500 vjet u ngrit me kaq mundimedhe kaq rreziqe. Protestoni kundër atyretradhëtorëve që kurrë s’kanë pasurdhembsuri për atdhe po përkundrazi ekanë shkelur me këmbë. Sot kur ndodhetShqipëria në rrezik duhet të jemigati për të dhënë shpirtin t’onë e tandihmojmë Qeverinë për shpëtimin eatdheut! Të gjithë të bërtasim me këtofjalë që jemi gati kur të na urdhëronjëQeveria. Pas zotit Minga e mori fjalënZ. Mustafa Hilmi i cili me një talentoratorik numëron qëllimet e liga qëdëshirojnë tradhëtorët e Durrësit. Jodashuria e atdheut po liqësia e shpuriklikën e Tiranës të bënjë turbullimepër të mbushur qëllimet e liga që ka,po sot kombi nuk bëhet vegël e disatradhëtorëve edhe gjakpirsëvet! Nukjam anëtar i Qeverisë së sotme, thotë,mundet jam edhe kundra po jo sot kurShqipëria është në rrezik dhe gjysma eshkelur po kur të vinjë dita e bukur qëtë rregullohet Shqipëria, ahere munttë kërkojmë të ndërruarit e kabinetit.Ajy quhet tradhëtor i cili nuk vjen sotsot t’i unjet flamurit shenjtë e të ndihmojëQeverinë për shpëtimin e atdheutndaj, bën, thirrje në bashkim kundratradhëtorëve dhe gjakpirësvet. Të gjithëbërtasin rroftë Qeveria, poshtë tradhëtorët!Si mbaruan fjalët i epët lejekomisionit që të lajmërojë gjithë Shqipërinëpër bashkim kundra çdo rrezikuedhe duke kënduar”Flamurit pranë tëbashkuara”, u përndanë në qetësi.Ku janë shqiptarët?Ajo ditë kaq e pritur dhe e dëshiruarnga Shqiptarët, që të shohin ëndrrëntë mbushur, ardhi, se Shqipëria u liruaedhe për së shpejti do të nëmërohetShtet po Shqyptarët ku janë? Ku janëata Zotërinj që digjeshin dhe përvëloheshinpër lirin e Shqipërisë? Ku janëgjith ata që nuk mundnin të çfaqnin atdhetarinëdhe të ndihmonin të mjerënShqipëri nga frika e qeverisë turke? Sotmë nuk kanë të qahen as nga një anëse ardhi ditë që të dëftejnë patriotizminpa ndonjë pengim dhe frikë? Sotështë dita për cilindo shqiptar që tëdëftenjë atdhetësinë duke ndihmuar tëmjerën Shqipëri kush me mëndje, kushme dituri, kush me të holla e kush mefuqi se për cilin do ka nevojë atdheuqë t’a ndihmojë. Po mjerisht shqiptarënuku ka! Ajo ditë ardhi që të n’a xbulonjëpëlhurën e të na tregonjë lakuriqsiç jemi, të na dëftenjë që kurrë s’kemipatur dhemburi për atdhe dhe të gjithaishin fjalë të kotta e të rema! E vërtetakjo është pa le të n’a duken të hidhuradhe të tharta. Koha n’a e tregoji tëgjitha andaj s’kemi për se të turpërohemi.Po kur thomi se s’ka Shqiptarënuku përmëndim atë pakicë të vogël qëndodhet në mërgim, nuku munt të harojmëopingën (ka kuptimin e fshatarësisëpatriote, shënimi ynë), e shkretë qëzuri të zgjohet, nga gjumi, edhe nukumunt të mohojmë ata të paktë atdhetarëqë përpiqen dhe duan të punojnë.Fjala është e shumicës dhe për ata qëmundin të shërbejnë e të ndihmojnëatdhenë po jo vetëm që nuku duan, porpërkundrazi përpiqen që ta ç’farosënnga faqja e dheut! Edhe të këtillët asqë kuqen kur thonë që duan të mirëne Shqipërisë. Kur sot Shqipërinë e krijojidhe liroji Evropa tregohen kësisoj,po sikur të ishte që ta lironin vetë,duke derdhur gjakun, ç’kërkime (kërkesa,shënimi ynë), mund të kishin? Padyshim që as nuku do të mundësh tëhapësh gojën të thoshe gjësendi se tëpriste e zeza! Atëhere me fjalë Shqipëriaduheshe çiflig i Zotërisë së tyre dhe t’apërdornin si t’ua kish ënda! Për shembulldo marrim dy tejshkrime që judërguan Qeverisë së Vlorës, nga Tirana,dhe Durrësi, edhe me një fjalë të bëhetdiktator Esat Pasha! Ja ku qenkan mbledhurshqiptarët atdhetarë, mundet dhetë zjarrtë, të cilët nuku i zë gjumi dit enatë për të mirën e Shqipërisë! Po mirëo Zotërinj, qysh nuku u vjen rëndë ngakërkimet t’uaja? Përse nuku mendojipak që qëllimet edhe veprat t’uaja janëantipatriotike duke sjellë dëm atdheut?Mos pandehni që jam anëtar i Qeverisësë Vlorës, po jam anëtar i së vërtetësedhe si atdhetar do mpronj Shqipërinë.Cili do Shqiptar atdhetar do mpronjëQeverinë e Vlorës edhe do ta nderonjë,me qenë që ajo punon për të mirën eShqipërisë.Pas zotit Grameno e merr fjalën Jan Minga i cili me një fjalë patriotike dhe të nxehtë i drejtohet popullit duke i thënë: “Popull, tynë që të kanë lënë të varfër, xgjohu. Xgjohu popull nga gjumi se ata njerëz të ligj kërkojnë e paskëtaj të shesin lëkurën në treg”Letra e një grupi të rinjsh patriotë të mbledhur në qytetin e Vlorës“Esad, mos e turbullo qetësinë e Shqipërisë”Përveç letrës së hapur të dërguar nga patrioti i famshëm, Mihal Gremeno, në adresë tëpashait Toptanas u dërguan edhe disa letra të tjera të nënshkruara nga grupe të ndryshmepatriotësh. Një prej tyre ishte dhe ajo e një grupi të rinjsh patriotë nga qyteti i Vlorës, në tëcilën shkruhet: “Esad Pashës në Durrës. Ne Shqiptarët e rinj që kemi qenë studentë nëpëruniversitete të ndryshme, me një za që na del nga të thellit shpirt po të themi: Ne je Shqiptarme ndjenja, në dëshiron gjallimin e kombit dhe atdheut të shenjte që me një tok mundimemund të mbetet sa një grusht, në doni që të mos humbasë përjetë, nga udha që kini zënëtë mërgohi. Qeverria e Vlorës, edhe në qoftë se ka bërë ca gabime pa asnjë farë rëndësie,sot, në këtë kohë që po ndahen ku? jtë e Shqipërisë, s’duhet të kundërshtoheni duke marrë? amurin kundërshtar dhe të trumbulloni qetësinë e cila, Shqipërinë, munt ta hedhë në më tëkeqin rrezik. Këtë guxim s’munt t’a ketë një Shqiptar atdhetar përveç atyre që dëshirojnë ? timetë veçanta. Pra, na, djemuria që jemi mbledhur këtu në Vlorë për të siguruar mbrothësinë epërparimin e kombit, këtë udhën t’uaj s’ua pranojmë po u protestojmë me mish e me shpirt,dhe atyre që guxojnë të sjellin të këtilla grindje, në këtë kohë kaq të rrezikshme, duke u dhënëemrin tradhëtor të kombit, për jetë i mallkojmë.Haki Glina, Hiqmet Sali Delvina, Ymer Lyt? , Demir Selenica, Bahri Ommar, Bajram Iljaz, Azmi,Ali, Mihal Cami, Kol Tromara, Thodhor Koti, Leonidha Frashëri, Vasil Pepo-Korça, Thoma Berati,Agostin Vangjel, Ismet, Ibrahim Shyti Vlora, Musa Qazim, Qemal Kolonja, Ibrahim NaxhiShkupi, Hasan, Mustafa, Fuat Preveza, Xhevad Janina, Hysamedin Janina.Grameno: Esad, kini kohë të hiqni dorë nga tradhtiaNë letrën e tij të hapur dërguar në adresë të Esat Pashë Toptanit,e cila asokohe u botua nga gazeta “Përlindja e Shqipnisë”,nën titullin “Kini kohë”, patrioti i famshëm, Mihal Grameno,i shkruante: “Pasha, kur gjithë Shqipëria u shkel nga armiqtëe kombit t’ënë. Shqiptarët nuk humbën shpresën e guximin për tëmos poshtëruar para atyrevet që pa ndonjë kundërshtim shkelët atdhenë.Edhe ketë e detyrojmë në luftëtarët Shqiptarë të Shkodrës tëcilët luftonin dhe luftuan gjer në funt burrërrisht nënë kumandë tëZotërisë sate. Nuku dini Pasha me sa gëzim, me sa zemër edhe mesa lutje në qiell, luteshin tek i madhi Zot për juve dhe për ushtarëtqë komandonit. Për çdo Shqiptar ju kishit mbetur e vetmja shpresëpër kombin andaj besonin që Shkodra ishte e vetmja në duheshetë rronjë një Shqipëri ose ishte e dënuar të vdesë. Të lumtur praprovuat që Shqipëria duhet të rronjë. Luftove Pasha me dragonjtëe Shqipërisë u dhe dërmën anmiqëvet dhe nderove kombin tenët,nderove Shqipërinë dhe nderove emrin e Skënderbeut! M’i madhpagim për një luftëtar as që munt të bëhet edhe as që është bërëkurrë! Vërtet Shqipëria nuku mundi t’u kurorzonjë me kurorëne artë, nga shkaku që ishte e shkelur nga armiqtë, po ajo e ruanteatë kurorë dhe, kur të vinte ajo ditë e lumtur, do t’u kurorëzonte siduheshe duke thënë gjithë Shqipërisë cili është Esat Pashë Toptani!Pasha, dridhem nga turpi dhe do të dridhem gjith bijtë e Shqipërisëpaskëtaj po të jetë vërtetë që kërkoni të shkelni me këmbë fitimete mëdha që munt t’i fitoni në luftë. Dridhen dhe do të dridhen tëgjithë Shqiptarët kur të mësojnë vërtet që Esad Pasha, pas këtij nderitë math, u tregua armik i Shqipërisë duke dëshiruar humbjen e saj.Mendohuni Pasha se është e kotë. Nuku do t’u kujtojmë gabimet epandiera, po të shkuarat, po do t’u kujtojmë s gabime bëni, sot, kurShqipëria nuku është kufizuar dhe ndodhet në më të madhin rrezik,duke kërkuar të sillni grindje dhe përçarje. Shqipëria u emërojtiMinistër të Brendshëm, megjithë që të ish tjatër nuk e pranonte përnder të trimërisë duke ndejur larg luftës politike, po Z. Juaj pas shumëtë vërtitura e pranuat dhe muart frenë në dorë. Gjithë Shqipëriau gëzua duke besuar që edhe Shqiptarët kryetarë dinë të apin dorën,përpara rrezikut të atdheut dhe çdo re nuk mund të trubullojë qiellin.Besuan Shqiptarët që Esad Pashë Toptani është bir i Shqipërisëedhe ay i vërteti, domethënë kushëriri i Refik beut edhe i Mazarbeut edhe i Abdi beut Toptanit, po mjerisht u gënjye ose e gënjyen!I shkeli me këmbë të gjitha ato nderime të cilat as me gjysmën ekësaj bote nuk fitohen! Pasha, Shqipëria kurrë nuk munt të harrojëshërbimet e nderimet që i dhatë Juve, në qoftë se do të pendohi përudhën e shtrembër q’u kanë shtenë, andaj, nderi i Zotërisë Juaj kërkonqë të qëndroni atje ku kombi u nderoji se tjatërsoj do të turpërohi!Mos dëgjoni Pasha egoistët dhe gënjeshtarët, mos dëgjoniarmiqtë e kombit, po dëgjoni zërin e atdheut që ndodhet në rrezik!Nderi yt Pasha e kërkon këtë që të mos turpërosh emrin dhe oxhakuntënd! Pasha, tinë e din fort mirë që Shqipëria do të bëhet domosdopo mos u bëj shkak të nxish emrin! Shqipëria Pasha do të bëhetpër Shqiptarët gjithë, të Krishterë dhe Muhamedanë, edhe e di fortbukur që s’bëhet Turqi e vogël, andaj ta kesh për detyrë t’u tregoshtë tjerëve që duhet të bëhen Shqiptarë e të duan Shqipërinë e jo siçtregoji armiku i saj. Miqtë q’u rrethojnë do të kishin për shembull potë qëndronin kundra armiqve, Serbë dhe Grekë që na turpëruan dhena rrahnë si gomarët, po për fat të zi atë trimëri, që të mos thomidjallëzi, e përdorin për kombin e vet! Mos dëgjoni Pasha ata që kurrës’janë menduar për të mirën e atdheut po vetëm për veten e tyre seata nuk dinë ç’është atdhe! Mbaronj Pasha duke u lutur të pendonisa kini kohë! Vlorë. Mihal Grameno.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.