Mark Simoni: Mirela Bogdani dhe dera e pasme e politikës
| E merkure, 30.12.2009, 08:49 PM |
Mirela Bogdani dhe dera e pasme e politikësNga Mark SimoniNuk është tashmë i ri fakti që një intelektuale shqiptare, Mirela Bogdani, është kandidate për deputete në Angli. Nuk është i padëgjuar emri i saj, madje edhe dinamika kompetitive se si Bogdani u përzgjodh nëpërmjet disa shkallëve dhe testeve për të mbërritur deri në nivelin e kandidimit.Shqetësues është se si ka një heshtje rreth këtij suksesi, që padyshim do ta kishin zili mjaft nga njerëzit që bubërrojnë në politikën e sotme. Madje duket se shumëkush nga banorët e politikës nuk ndihen mirë kur ballafaqojnë linjën e jetës politike të Bogdanit duke e krahasuar me atë të tyren.Mirela Bogdani e lëshoi Shqipërinë dhe profesionin e saj të mjekësisë ku ishte shumë e suksesshme, për të studiuar Politikë për vite të tëra në universitete dhe akademi prestigjioze të Europës. Në këtë mënyrë ajo zgjodhi rrugën më të gjatë dhe më të vështirë, por që gjithsesi të çon më larg, duke refuzuar kështu shtigjet e ngushta dhe tërthoret e shkurtra të karrierave politike në Shqipëri. Duke u larguar në Britaninë e Madhe, Bogdani la pas krahëve filozofinë pa rregulla të të bërit karrierë, shkollën e filloristëve politikë, la djerrinën pa asnjë doktrinë, teori, projekt filozofik apo tendencë e prirje politike të konfiguruara qartë. Mirela Bogdani ka dalluar që në krye të herës se zanafilla e politikës është dija, pra e ka pranuar si dije politikën, si mision, si një aksion dhe aspiratë substanciale, ndryshe prej shumë atyre që mendojnë se politika është vetëm vend lavdie, fushë e protagonizmit formal apo lozhë.Duke synuar dhe hyrë në portat e larta të universiteteve dhe akademive politike të Europës, rasti i Mirela Bogdanit duhet të kishte vënë në pozitë të vështirë gjithë ato personazhe të rastësishëm të politikës shqiptare që kanë hyrë në politikë pikërisht dhe vetëm nga skuta e derës së pasme. Një derë e tillë në italisht quhet “Porta dell’servizio”, që do të thotë dera e shërbimit dhe kuptohet dera e shërbëtorëve.Në shkrimet e M. Bogdanit dallohet qartë se ajo e shikon politikën si një shkencë që ka brenda vetes energji dhe dinamikë specifike, si një art të logjikës e oratorisë, si një kulturë me kalendarin e mbushur plot rryma, shtresa, lëvizje, teori, kalime stadesh, ndryshime substanciale, faza historike. Dhe kështu, kjo publicistikë duhet të orientojë mjaft prej atyre bujtësve në politikë që kanë mbetur robër të dogmave politike.Duke u larguar para shumë vitesh në Britaninë e Madhe, ikja e Mirelës ishte një sinjal i qartë që ajo i dërgoi shoqërisë shqiptare, duke na kujtuar të gjithëve Durkhajmin, sociologun e famshëm francez, që është marrë gjatë me mungesën e rregullave në shoqëri dhe se si kjo situatë prodhon tek individi pamundësinë e të ndjerit i obliguar nga detyra të përbashkëta dhe të përcaktuara.Mirela Bogdani tashmë është një rast, është një tendencë, është një mënyrë, është një stil, është tipologji, është një matricë, është ideal-tipi modern se si formohesh në shkollat e vështira të politikës, se si e percepton suksesin nëpërmjet volumit të dijeve dhe rregullave. |
Margaret Thatcher dhe Mirela Bogdani |
2.Bogdani e ka ndërmarrë këtë rrugë si një mënyrë idealo-tipike të reagimit shoqëror, ku ndihet qëndrimi i saj racional kundrejt një qëllimi dhe një vlere, një reagim ky i shtyrë nga një ndjenjë e epërme dhe nga reaksioni me mënyrën tradicionale të të bërit politikë. Ajo e ka të qartë realizimin gradual të qëllimeve si rruga e ndërveprimit të individit me shoqërinë.Mirela Bogdani mbart në veten e saj teoritë e Max Veberit mbi aksionin shoqëror, dallimin mes aksioneve logjike dhe jologjike (të Vilfredo Paretos), të gjitha mënyrat e të vepruarit në politikë, si dhe tipologjitë e tyre (studiuar nga Talkot Parsons, Florian Znaniecki dhe Alfred Schutz). Kulturimi i Mirela Bogdanit me sa duket është i orientuar drejt teorive funksionaliste. Biografia e saj kulturologjiko-politike ka vazhdimisht një shqetësim të madh: raportin midis individit dhe shoqërisë në kontekstin se në çmasë gjendet shoqëria në përvojën e individit dhe sa individi është i aftë të respektojë rregullat e shanseve të barabarta të shoqërisë. Mirela Bogdani merret me tërë antropologjinë teorike të politikës, insiston në dije dhe formim, prezantohet vazhdimisht me formatet e ndryshme të politikave dhe zgjidhjeve, studion deri në detaj magjinë e gjuhëve diplomatike dhe mjetet e saj, studion që nga Bakunini, Prudhom, Stirner, ekonomistin amerikan Schumpeter, sociologun gjerman Sombart, dallimin mes demokracisë moderne dhe asaj antike, studion themeluesin e evolucionit antropologjik, anglezin Eduard Burnett Teylor dhe ekonomistin Levis Morgan. Duke hyrë nëpër libra dhe dije, duke krijuar marrëdhënie afektive me shkencën e politikës, Mirela Bogdani ka përpunuar një stil të ri jetese, të vështirë dhe të suksesshëm njëkohësisht, që do të ishte shumë mirë t’iu shpërfaqej aspirantëve të politikës shqiptare. Ajo e ka të qartë rolin e elitës në shoqëri (dhe diferencën me aristokracinë) dhe konfiguron në tipin e saj intelektual cilësitë implicite, duke qenë se Bogdani tashmë ka hyrë në politikë, në këtë aktivitet specifik, e pajisur me “cilësi të mira dhe superiore, pavarësisht pushtetit dhe pasurisë”, kjo e fundit shkëputur nga Antonio Sacca, (Fjalor i Sociologjisë, botimet “Almera”), kur flitet për të njëjtat situata analoge.Studimi në fushën e politikës, formimi dhe arritjet e Mirela Bogdanit nuk janë thjesht produkt inteligjence dhe situatash cerebrale, por së pari ndjesore, të angazhuara dhe civile. Ajo si një etnometodologe moderne e ka të qartë se jeta e përditshme dhe qëndrueshmëria e zakoneve janë thelbësore në një sërë metodash. Bogdani nuk shkon në ekstremin ku na dërgon Harold Gonfinkel, që hedh idenë se realiteti shoqëror nuk është gjë tjetër veçse një konstruksion i mendjes sonë, i cili bazohet në relacionet që mendja jonë vendos me mendjet e të tjerëve.3.Krizat sociale që prekin herë pas here shoqërinë tonë (prej shumë kohësh të paimunizuar) vijnë së pari nga mungesa e vullneteve dhe e dijeve. Këto dy predispozita janë domosdoshmëria, si dhe shansi. Asnjëherë një shoqëri nuk është shëruar pa vullnete të forta dhe dije të mëdha dhe vetëm njerëz që kanë në bonsensin e tyre, në ndjeshmërinë dhe besimin e epërm, në psikikën e tyre, në korpusin e bagazhit intelektual këto dy dimensione (vullnetet e mira dhe dijet e larta), përcaktojnë fatin pozitiv të shoqërive, civilizimeve, epokave.Për një periudhë të gjatë jam marrë me përgatitjen e Fjalorit Sociologjik, kurimin stilistik dhe shkencor të Antonio Sacca-s dhe aty ka qenë periudha që unë kam pasur më pranë teorikisht studimin e shoqërisë, sociologjinë si një shkencë moderne, studimet e Auguste Komtes, sociologjinë e njohjes, sociologjinë kritike, sociologjinë kuptimore, kam lexuar me dhjetëra e dhjetëra autorë të mëdhenj të disa shekujve, të cilët vazhdimisht më kanë dhënë një dritë për të parë më qartë Shqipërinë dhe shqiptarët, me gjithë korpusin antropologjik që kemi, me fenomenet dhe fenomenologjitë specifike, mbi elitat formale dhe reale dhe kam vëzhguar mbi terma, shembuj, zgjidhje, rryma, këndvështrime, pikëpamje, stade.Në të tërë këtë periudhë kohe kemi shkëmbyer ide dhe mendime me Mirelën dhe kuptoja se targeti i vëmendjes së saj ishte vështrimi sa më konkret dhe i detajuar i pjesëve më ekzistenciale të shoqërisë, studimi rreth problematikave dhe sëmundjeve nga të cilat preken civilizimet, shkaqet e rënieve të qytetërimeve. Dhe këto janë një arsye më tepër për të kuptuar jo vetëm dijet e Mirela Bogdanit, por dhe tendencën pozitiviste se nga janë të orientuara këto dije dhe ky formim, elementë këto që përbëjnë padyshim bonusin kryesor të politikanëve modernë, frymëzimin për ta sjellë politikën shumë më pranë problematikës së shoqërisë.
Gazeta Shqip
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.