Poezi nga Ekrem Ajruli
| E merkure, 30.12.2009, 07:47 PM |
Ekrem Ajruli
Kush
ta prish ëndrrën
shpirtin ta bënë farmak
vetja të duket ujk
ty lepecit plak
flet e shan përçartë
donë të lësh nam
seç të tradhton mendja
nis e vjell ballgam
po kërcëllove dhëmbët
të thyet dhëmballi
fjalët janë varfëri
angullimë çakalli
Nis
të shkruaj elegji
ngase borxh ia kam
ç’më tradhton varg i bekuar
për inat del epigram
lavdet e tij nuk kanë fund
as nuk kanë të sosur
i ndihmoftë Perëndia
truri i është dhjamosur
Në jetë
kam parë bisha
kam parë ujq dhe arinj
por kallpazan në këto vite
kam takua vetëm nji
nuk i druhem jetës
pa drojë i ngjitem malit
s’më spraps hungërimë e bishave
aq më pak aullimë e çakallit
më rastis të dëgjoj shpesh
edhe këngën e hutit
por kurrë bletën s’e kam parë
të shkoj pas erës të butit
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.