E marte, 23.04.2024, 03:06 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Ferit Ramadani: Krijuesi dhe Shoqëria (IV)

E merkure, 30.12.2009, 08:13 PM


Nga Ferit RAMADANI

7.FUNKSIONALIZIMI I KRIJUESEVE DHE PERBALLJA E TYRE ME MEDIOKRITETET

Krijuesit e Vertetë, nuk e lejuan të nëpërkëmben!

Ata edhe pse ne rrethana te vështira shoqërore – politike, arritën të mbajnë kontinuitetin! Arritën të mbesin në dimensionin vertikal, siç i ka hije personalitetit te formuar, e qe nuk luhatet si thuprat e shelgut!Ata kompletojnë dita ditës gjymtyrët, per te dale nga ferri i asaj mesjete . Ata serish nuk janë per te marre pozicionet dhe frenjt e pushtetit qe te parandalojne hapat e zhvillimit te shoqerise. Por, me nje racionalizim te mire, bejne projektet te krijohet ne arenen e te se vertetes , asyeja qe ka logjike.
Sërish, ne keto dallgëzime, jane ata qe e qetësojnë gjithe turbulliren qe e shkaktojne mediokritetet me stilin e matrapazeve. Ne kete raritet , ashtu si shfaqen me ide, me qendrime, me veprime te matura, ata pothuajse jane pak, dhe ne solo veprimin e tyre, nderlidhet kompozicioni i madh i shtreses se ndergjegjesuar, qe duke pa veprimet e pamatura, te strukturave dallashe te mediokriteteve, ua mbajne gjalle shpresen, se , kur e kur, e verteta per krijuesit e vertete do te ngadhnjeje!

Fara, apo tipi i mediokritetit eshte fare e ndryshme nga ajo e krijuesit te vertete. Klani i mediokriteteve, perderisa turret te beje poziten, te perparoje ne planin individual, te dale ne balle te udheheqjes qe te ndaloje hapat e zhvillimit, krijuesi i vertete, mbeshtetet ne idete se si mund te ece gjithe shoqeria perpara. Ata, nuk bejne gara te dalin ne balle te udheheqjeve, por motivojne qe veprat me karakter shoqerore te behen baza per te cilen duhet te mbeshtetet, dhe pastaj te ngritet shoqeria. Krijuesit e vertete duke e ditur se kanë aftesite e tyre , kane vendosmerinë , kane ndjenjen dhe pulsin e mases, dhe mund te degjojne e te shikojne drejtimet dhe alternativat nga do te gjeje obcionin e perfunduar me standard etike dhe me nivel, shoqeria. Karshi tyre, jane mediokritetet, qe pa pasur asnje vecori te tille, bejne adaptime turlifaresh duke ngatërruar parimet, dhe kriteret e zhvillimit. Ata, as qe e lodhin koken per efikasitetin veprues. Ata, enderrojne te dalin ne pah dhe me te te orientojne opinionet me paraqitjet trumbetime, qe kane bazen gjysmake. Qe nuk kane horizont. Qe sjellin verberi. Qe jane te barabarta me shurdhmemecet.

Krijuesit e vertetë jane vlerat e mirefillta te shoqerise. Por, krijuesit e vertete nuk jane si mediokritetet. Ata behen vullnetaret e shkathet per te mbushur gjithe vakumet ku ka nevoje te tille. Ata jane rezervat e mallit ne magaze ku per cdo nevoje duhet perdorur. Por, mediokritetet nuk e dijne as nuk e kuptojne misionin e vertete ne shoqeri perse jane po aq inferior . Perse jane po aq sekundarë. Ata i ngjajne mallit nus te prodhuar qe ka vetem formen por nuk e ka qendrimin. Ata i ngjajne mallit qe duket i standardizuar, dhe askund ne asnje matje nuk del tamam.

Ndryshe nga ata, me nje dinjitet dalin dhe perballen si ata lisat ne ahishte ku kanë mbetur larg njeri tjetrit krijuesit e vertete. Nuk kane premtime. Nuk lejojne trumbetime. Por presin acaret dhe stuhite dhe pa u perkulur shterngohen te thone realitetin ne kohet qe kane dallgezime. Ne kohet e turbullirave. Ata i dalin perpara mases, dhe I thone :

Kemi qene gjithmon ne hakun tone. Mos pranoni tregun e zi .

Ne mungesen e forces strukturore te mediokriteteve, ata dalin si tribune . Sepse, nuk i lakmojne pozites qe ua japin ne vendet e arbitrazhit, ku gjaku dhe soji shqiptarë e ka vleren e ajërit. Nuk janë ata prej rangut qe mund te perpunohen si legurat dhe te marrin gjithfare trajtash dhe formash. Kanë nje formatizim te se vertetes, te drejtes dhe te urtisë, me te cilen kanalizojne ne binaret e natyrores dhe legjitimen se si duhet te jete harta e siperfaqes shqiptare. Se si duhet te jete gjeografia dhe klima e saj. Se si duhet ndertuar arkitektuara krijuese e bazuar ne vlerat dhe dijet e verteta te atyre qe e meritojne, por, jo te atyre qe dijne ta shfrytëzojne e keqperdorin .

Perse ne dimensionin transnacional keta kriues te vertete nuk jane te preferuar ? Përse deri tani edhe bota politike e nderkombëtarëve , dhe bota e kultures dhe arsimit, nga ana e tyre ma shume kane rezultuar se komunikojne me mediokritetet se sa me krijuesit e mirefillte. Thua, nuk kane aq informata per to? Thua, nuk kane nuhatje se mediokritetet qe perfaqesojne popullin jane trumbetuesit e nje kotësie. Thua se ata qe kane ndertuar institucione me vlera dhe funksionale, nuk e dijne se per te funksionuar institucionet këtu, nuk duhet t’u prijne gjymtakët?!!!

Gjithe kjo pasoje qe na ndjek dhe pastaj na le qe ne te merremi me shume udhekryqe per te mos u orientuar ne obcionin e te se vertetes, eshte rrjedhoje e institucionalizimit te fuqishem sllav. Ata, kane krijuar strukturat ndikuese, dhe dirigjojne me shume lehtesi. Natyrish, duke pasur bashkepunetoret nga mesi jonë, kane edhe te dhenat per qellimet qe duhet te arrihen. Prandaj, e kane po aq lehte, per te orientuar nje detronizim, si ata qe dalin te bejne desant dhe aktivizojne nje mine. Pastaj, pas saj nga plaget, nga rrënimi, nga gjithe ai mister i ndodhive, vendnumrohet per nje kohe te gjatë. Per ketë katandi, per te huajt dhe per realizimin e strategjise se tyre, jane shume te pershtatshem mediokritetet, dhe ata e kane perkrahjen. Ne te kunderten, vlerat e verteta krijuese jane te anashkaluar. Me nje fjale, jane te shtypura dhe te perjashtuar nga cdo lloj i komplimentariteteve qe i degjon opinioni. Sepse , duke i vene ne heshtje, ata arrijne te bejne vonesen . Por, kane nje vetedije, se nuk do te arrijne te ndalin gjithmon konsolidimin e tyre...

8.KRIJUESIT E VERTETE KUNDREJTË DOGMAVE TE MEDIOKRITETËVE

Në ketë relacion te kësaj vazhdimësie, gjithmonë ka plasaritje. Por nuk arrihet të behet ndarje .

E para, se mediokritetët kane mekanizmin fleksibil. Ata perkulen se jane edhe demagogë edhe poltroon. Dhe nuk te japin mundësinë të besh perballjen si duhet. Bile, ne kete pikëshikim, as krijuesit e vertetë nuk kanë aq force te dalin me qëndrimet e tyre sepse, mediokritetët janë në balle të te gjitha proceseve. Nëse dikush synon te jape një vlerësim të tillë si arritën të zejnë furrikët per të kontrolluar apo per të nxjerr zogjtë e tyre trashëgimtarë kjo shtresë mediokritetësh do të perpiqem te elaboroj ca shembuj.
Le te behet e qartë se, një shekull perandori e udhehequr nga Akademi te stërvitura si ajo e Beogradit, Moskës, Athinës, Sofjes , Shkupit, që në valet e një interpretimi, kanë pasur perputhjet dhe logjikën e njëjtë, kanë arritur me lehtësi të kenë sukses. Asnjë nuk ka vënë dilemë se si gjithë trojet shqiptare, me aq lehtësi morën trajtat e sllavizimit. Një rast shumë eklatant mund të paraqes, një fshat të Strugës, që për gjithcka , nga gojëdhanat prej kur daton , ka hy ne lashtesinë e mbi 3000 vjetëve, me të njejtën vazhdimësi te banorëve qe jetojnë dhe ndjehen shqiptarë, pas viteve të shtërngatave sllave në këto anë nga emri autokton Pohum, merr emrin Poum. Sa esenciale eshte qe krijuesi i vërtetë , gjegjesisht po ata njerëz te shumë brezave, qe u perballen me shume sakrifica mbijetimi, e hetuan se këto dy terme nuk kane asgje të përbashkët. Nese Pohum, jepte alarmin e nje mbijetimi dhe të zhvillimit shqiptar, Poum, jepte kushtrimin per te miratuar projektet strategjia asimiluese sllave. Nëse Pohum i bente rezistence me ndershmëri duke mbrojtur moralin, këngët, veset, kulturën shqiptare, Poum, instalonte dinakrinë, shpifjet, që do të hapnin kauzën e konfliktit që të ndodhte ajo që e dëshën .

Po çka deshën ata të Poum ?

Ashtu siç shtrinë gjithë petkun e tyre sllav në territorin e shqiptarëve, që nga vend emrimet duke u dhenë kuptime sllave, ata ndertuan dhe shumë objekte mbi objektet fetare te shqiptarëve. Ata , i prishën dhe dogjen gjithe shkrimet e Kodikëve nëpër Kishat qe kishin prejardhje ilire, dhe ruanin nëpër gjithe vendet e tyre shkrime e mbishkrime qe ishin dokumente te qarta te nje gjeneze shqiptare. E gjithe kjo , i stimulonte mediokritetët të bëhen argatët e atyre qe e mbanin frerin e sundimit, dhe per shperblime , ata fitonin mjete materiale. Fitonin privilegje. Fitonin mundësi, qe me nje drejtim gishti, per nje fjale të thenë, e shumë here të shpifur, të mbusheshin burgjet me njerëz shqiptar, ku u pritej xhezaja sipas dshirave të atyre qe gjykonin.

Nëpër këto katandi, kalonte qenia shqiptare. Këto realitete që dukeshin prej gjithçkah i kishin vene ne shenjester që të heshteshin. Ashtu siç u heshtën shumë kërkesa për njerzit e zhdukur pas 1945, kur pa gjyq, e pa urdher, u humben qindra vetë. Për ata lëre që nuk u be kërkesë të dihen a jane të gjallë, të vdekur, apo të burgosur. Në këtë mister të pa zbuluar, akoma egziston zona që nuk lejohet të shikohet, për çfarë misioni ka shërbyer. Dhe ajo zone, edhe sot e kësaj dite, është zona ku kanë marrë shqiptarë dhe i kanë syrgjynosur , për të mos e pare diellin kurrë ! Në atë anë të Samokovit, ku krahas këtij makabriteti, është rindërtuar edhe fabrika e armatimit, ku ka të dheëna se një numër i madh i atyre personave të rrëmbyer kanë punuar per të prodhuar armatimin, me të cilin , sa e sa shqiptarë janë vrarë ! Sa e sa janë burgosur nga shitja e kotrabanduar e agjenturave dhe sojit të personave Me Patllake te dhane nga UDB!

Etapa e burgosjes së shqiptarëve për një armë të gjetur, nuk ishte aq e lehtë që të heshtet. Kjo etapë e zezë, i beri mediokritetët të dalin, që për të marrë grada, trumbetonin se jane aq të devotshëm dhe ata që nga lindja e diellit, kur këndonin gjelat e pare, e deri në perendim të yjeve në qiell, jepnin përshëndetjet në formën e selamit, Da zhive drugarot Tito, da zhivee Jugosllavija!

Ajo moto, ishte mode ma e madhe e bijve që ua kishin rrëmbyer baballarët dhe nuk e dinin se a kane varr , a jane gjalle. Me një fjalë, ata bij që nuk dinin as nam e nishan per baballarët, si kundershperblim kishin nje vend pune nëpër kombinatet e drurëve ku sharronin dërrasa. Ashtu duke sharruar drunj e duke bere dërrasa, ata sharronin më keq duke thirrur vend e pavend Zdravo Makedonijo ! Ky ritëm kaq tendencioz, i kishte acaruar gjendjet, por mbi te gjitha kishte inatosur shume krijuesit e vertete , qe perpiqeshin te nxjerrin ne dritë realitetin qe e kishin ngulfatur po ata që kishin pesuar zi e ma zi, dhe tani deklaronin per nje Parajse te sllavëve !

Përse dua t’i theksoj këto pika kaq të ndjeshme por kurrë të trajtuara ?

Përse deri tani në permasën shqiptare, ka gjithfarë shkrimesh, por nuk ka shkrime që trajtojnë një realitet të hidhur , që akoma prej tij rrjedh vreri.

Përse gjithe kjo padretësi e bërë, dhe strukturat e mediokritetëve qofshin krijues, apo udheheqës pranojnë në planimetrinë e fatit të shqiptarëve zhvillimin me teori të kapilaritetit.

Deri kur, ne do të rritemi e zhvillohemi me infuzione kapilare? Përse na duhet që në krijimtari të kemi po aq tensione dhe të paverteta që dalin nga përshtatjet dhe kopjimet e strategjive që i përdorin ata që na nënshtrojnë? ....

Në këtë logjikë të shfrenuar, krijuesit e vërtetë e kanë humbur ritmin. Sepse, zhvillohen mediokritetët me progresionin gjeometrik. Binomët , trinomët, piramidat e krijuara nga kjo ushtri e këtyre mjerakëve, ka shkaktuar faza të ekstremeve ku limiti i tyre gjithmon e synon zeron! Dhe gjithcka e shumëzuar me zero, me cilin barazohet ?


(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora