Poezi nga Kasam Shaqirvela
| E merkure, 30.12.2009, 07:12 PM |
Kasam Shaqirvela
DRITA E YLLIT
Drita e Yllit hapësirën e çanë
Rrugëtimit shqip edhe muret
përmbysë
Sojit përçarës që ndërtuar i ka
Errësirën sterrë më dysh ia grisë
__________
Shkëputje nga brendia e librit “Shpresë e thyer”
PËRPJEKJE E KOTË
Erdhi pema pranë Lisit
I kërkoj vend pë tu mbjellë
I dha Lisi nga tokë e ghyshit
Edhe pse, nga klimë tjetër e patën sjellë!
S’NDRYHET KËNGA
Edhe pse e mbyll bilbilin n’kafaz
Zemrën atij, ti nuk ia plas
Sepse, ai, s’këndon n’oborr
Nuk është bilbil që bëhet horr…!
NUK DUA
Dua të vdes i lirë
Pasi të kem jetuar me nder
Dhe vetëm me një fytyrë
...........................
Nuk dua , jo, nuk dua…!
S’dua që kush, varrin tim
Të ma shajë e përmjerë
Në çdo të bardhin agim.
KRENARIA
Mundime Atlasi t’më besoni që kam!
Së bashku shpirt e shtat më lëngojnë
Përpiqem të mbetem me unin tamam
Demonët ujem për vete më kërkojnë
Shpesh llafos me veten, jam apo s’jam
VALJA E LIRISË
Sot, rëndë po bien tupanat !!
Ndër bjeshkë dhe male të Sharrit
Gjëmën, vet do ta këndojnë nënat!
Kumbueshëm do të bien këmbanat!!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.