Medije Vraniqi: Dedikuar bijës time Valona Vraniqit
| E merkure, 30.12.2009, 08:56 PM |
Te perkujtojme ne kater vjetorin tende, 31-12-2009 moj bija jone, Valone.Keto vargje jane dhurata jone per ty. Jane fjale te dala nga apeksi i zemres, aty ku ke zene vend perjetesisht bije. Zoti te ngriti yll ne qiell, eshte drita jote qe na ndriçon rrugen ne toke, eshte muza jote qe ti le' tek ne, ajo muze qe krijon dialogun tone me ty, bije, çdo çast, kudo e kurdo. Dedikuar bijës time Valona VraniqitErdhe në jetën time si një engjëll me atë fytyrë të vogël, erdhe dhe u bëre motiv i jetës sime, dhurata më e bukur që mora nga Zoti, shkaku i lumturisë sime.Harrova gjithçka harrova çdo dhimbje që ndjeja kaq larg në mërgim, larg të dashurve që më lindën e më rritën, larg mikeve dhe Prizrenit tim. Mjaftonte një buzëqeshja e jotja dhe unë bëhesha me krahë, më e lumtur se kurrë.Kalonin ditët njëra pas tjetrës, e ti rriteshe e ndryshoje çdo ditë pamjen tënde që po bëhej një bukuri e rrallë, me pasionet e dëshirat e tua. Me ju, fëmijët e mi, dashuritë e mija po ndihesha e plotësuar në shpirt tek më gëzonit ditët e mija dhe atit tuaj, me rritjen, mbarëvajtjen dhe edukatën tuaj kudo.Oh bijë, oh Valonë, këtë letër nëna ta dërgon ty, këtë libër nëna ta dedikon ty. E di që më je pranë dhe më shikon herë me mall e herë me trishtim kur lotin tim netëve pa fund e fshijnë flladet e agimeve. Unë agimet i pres me ty, duke soditur yjet në qiell të më shfaqesh TI… Duke mërmëritur nën buzë shpirt vrarë: Sot ku je?... Pse nuk më je pranë, të më lumturosh ashtu dhe pak, si dikur që kokën në gji ma mbështesje dhe më flisje për ëndrrat e tua.Fati u tregua i pamëshirshëm me ty, ishe tepër e re për të të marre vdekja, ishe vetëm 25 pranvera.Nuk arrite të realizosh tërë ato ëndrra që kishe, nuk arrite të bëhesh as nuse, as nënë, arrite shumë për atë moshë nga kjo jetë.Këtë libër ia dedikoj edhe familjes sime Vraniqi.Më mungon çdo ditë e qeshura, buza jote mbi ballin tim, që s’po shoh gëzimin në sytë e tu, që shihja dikur kur të mbaja në krahë dhe, pikëllimin tënd kur unë largohesha një çast.Gëzoheshe kur më kishe pranë. Shpirti im a të mungoj vallë unë ty?Nuk e di… vetëm dëshiroj që me këtë libër të të mbaj të gjallë, me vargjet e thurura veç për ty të ndjesh përkëdheljen dhe dhimbjen time që dua ta ndajmë kështu, bashkë.Kam mall… Te mori vdekja në atë aksident tragjik. Me mungon zemra ime... Zemra ime, një ditë do të jemi bashkë përsëri! Jeto e lumtur në atë botë dhe me prit TI... Engjëlli im Valona! Sikur dhimbjen time sotYjet lart ta ndjenin,Do të zbritnin poshtë tek unëE do të më ngushëlloninDuke më sjellë fijen e artë të flokëve të tu,Që shpesh e ndjej gjumit gushën ma gudulis,Duke më thënë me pëshpërimë:Mami, fli e dashur dhe mos qaj, unë jam këtu… Zemrës do i vija një mbulojëqë hirin tënd ta ruaj dhe n varrAh..., se di pse kjo natë më është bërë barrëndoshta s’është ajo pesha e rëndesësështë një tjetër dhimbje që djegsi prushi i kësaj gënjeshtremendimet vijnë pa pyetur aspakashtu konfuzë në pështjellimse di e nesërmja si do jetëse di në për mua do ketë agim... VARGJET E MIA...Çfarë t’u them netëve pa gjumëVargjeve të mia çfarë t’u tregojTë mbaruara mbetura pa frymëZemrës që nuk troket veç di të rënkojÇ’t’u them... orëve të vonaNë këtë mërgim të gjatë që shpirti më ikën pa tynga kujtimet gjumi i tyre i rend pa kohëi trishtuar nga vrazhdësia Për ty ValonaKrah ka marrë nga dashuria e ditëve tonaEh koka ime e rënduarBijë nuk qenka e lehtë të jetosh me shpirt të lënduar. MË MUNGON VALONË…Për Ty po më qan shpirti edhe sotpa ngjyrë, pa tingull ky lotm‘pikon heshturazi tash e sa kohëmungese jotja, nuk mësohem dot.Se më dogji malli moj bija imepërditë m’i gërryen të miat kujtimeti në botën tjetër, unë në botën timena bashkojnë veç ëndrrat, sot bërë dhimbje.Ky mall, ky lot, kjo vuajtje e gjatëky vaj pa zë, çdo ditë e natëdhe këto të lagura letra e shkronjajanë për Ty bijë, për sytë e tu të zjarrtëValona. VALONA SOT NËNA TË PËRCJELL… 3-Janar-2006 U përkula mbi gjumin tëndMbi fytyrën tënde të heshturTë këndova për të fundit herë nina-nanaQë më pas ta këndonte qielli dhe hënaTi fli... E mira ime fli…Fryma jote… s’do më mbajë më zgjuarSi dikur të jepja gji dhe të përkëdhelja n duarHesht para meje si një pasqyrë magjikeme të kaltrin vështrim s’do më shohësh mëoh, zemër merrmë me veteNëna, errësirës vetëm s’të lëashtu e shtrire si princeshë e fjeturTë kundroj për të fundit herë e mahniturhap krahët e hidhem drejt teje krejt papriturAshtu krahëhapur mbeta te ty përjetësishtTrupi është vetëm mërgimtarPavdekësia e shpirtit ekziston pa dyshimTi mua ndaj më le të gjallëTë ruaj përjetësisht tëndin kujtimTi fli… këngë imja e pambaruarFryma jote kujtimin ma mban zgjuar...
___________________
Poezi homazh - në kujtim të ëngjëllit Valona Vraniqi
- vajzës së mikes sime, Medijes.
Pëllumbat gugisnin emrin...Valona, Valona!
Një ditë të bukur dhjetori,
kur era e lehtë bënte dashuri,
me gjethet e degët e pemëve,
Ju si dy ëngjëj të dashuruar,
putheshit cmendurisht nën dritat verbuese.
Sytë kurreshtarë ju ndiqnin me zili,
Se ishit si dy pëllumba që gugisnit dashurisht.
Zemrat rrihnin të shpenguara dhe e shtonin,
shpeshurinë e rrahjeve, mëkuar me gjak të nxehtë në aortë.
Zhytur në një det malli prej puthjeve ciltërsisht,,
Befas...., në një cast fatkeq,
Sikur fluturuat drejt përjëtsisë.
Pëllumbat e bardhë gati u bënë të hirtë
tek qanin dhe me gugitjen e tyre, therrisnin:
Valona....Valona...!
Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.