Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjëll Kengji: Pasvdekje!

| E marte, 29.12.2009, 08:39 PM |


Engjëll KENGJI

Tregim mbi shtëpinë e ndërtuar pas vdekjes

PASVDEKJE !

Nuk di si më erdhi ky tregim në vesh, dhe ja, tani po ta rrëfej edhe ty, or miku im.
Një herë kishte pas vdekur një njeri.
E kur filloi ai të jetojë kaq mirë!!!, mendoi se kurrgjë tjetër nuk i duhej në botë,veç se një shtëpi e mirë për t`u rehatuar në të. Prandaj u vendos me të shpejtë në të.
E mandej do të fillojë t`a ndërtojë!!!
Sa bukur!
- Mrekulli!
Që, së pari ia bëri fasadën. Pastaj e mbuloi dhe e kulmoi shtëpinë.
E më vonë ndërtoi Ai katin e dytë, katin e parë, përdhesën dhe më në fund vurit hemelin e shtëpisë së ndërtuar.
Sa mirë apo jo!
Pasi i kreu këto e pa të udhës, që të sjell materialin e ndërtimit.
Sapo i përgatiti të gjitha këto, filloi t`a hartojë planin e shtëpisë së ndërtuar!
A s`është për t`u mrekulluar, miku im?!
Ndërkohë, ai u bë aq i ri “axhami”, sikur një foshnje – fëmi.
Ky ishte, padyshim mbarimi  i jetës së tij i frytëshëm.
A s`ishte kështu?!
Ky ishte Ai.... dhe Ata...!