Halit Bogaj: Ibrahim Rugovës
| E marte, 29.12.2009, 08:55 PM |
Halit Bogaj
IBRAHIM RUGOVËS

Me rastin e 20 Vjetorit të themelimit të LDK-së
T’falemnderit Promethe
Që na bëre këtë atdhe
U mundove për çdo ditë
Dhe na nxore ne në dritë
2
T’falemnderit Ty o burrë
Që shpalose Atë Flamur
Atë Flamur të Dardanisë
Me shumë shenja të lashtësisë
3
Prandaj fort të besonim
Asnjëherë nuk të harronim
Shpresë na jepshe Ti përjetë
Për këtë tokë që na përket
4
Kishe zënë miq n’Amerikë
Andaj s’kishe fare frikë
Këtë e tha edhe Klintoni
Me atë zemër si dragoni
6
Këtë e thanë të tjerë
Që i njohe Ti atëherë
Këtë e tha Sollana trim
Që të erdhi në varrim
7
Këtë e tha edhe Bleri
Që tregoi se çka është nderi
Këtë e tha Zonja Ollbrajt
Aq burrërore që u mbajt
8
Këtë e tha Robert Bob Dolli
Dashuri në shpirt na mbolli
Këtë e tha Nënë Tereza
Që s’harrohet nëpër breza
9
Këtë e tha Zhak Shiraku
Që tregoi si jepej haku
Që Serbinë e bombardonte
Tërë Kosovës i ndihmonte
10
Këtë e thoshte bota mbarë
Por çka thoshin ca shqiptarë!!!
Fatbardhësisht ishin të mjerë
Që nuk kanë moral e nder
11
Me fjalë t’urta e me t’ mirë
Këtë Kosovë e bëre t’lirë
Ku ke folur çka ke thënë
Shumë përshtypje Ti ke lënë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.