Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Gënjeshtrat dhe trillimet e enciklopedisë antishqiptare

| E marte, 29.12.2009, 08:53 PM |


GENJESHTRAT DHE TRILLIMET E ENCIKLOPEDISE ANTISHQIPTARE

Nga Neki Lulaj

Duke menduar se lexuesit tane të ndëruar të cilë nuk kanë pas rastin qe ne tërësi të informohën mbi të gjitha ato qe i pershkruhen dhe përfshihen ne „Enciklopedin e përgjithshme maqedonase e cila përbehët nga katër vëllime me gjithësejt 2014 faqe e botuar nga shtëpia botuese „MI-AN,nen redaktimin e publicistit ,Jovan Pavllovski,e mbeshtetur financiarisht nga Ministrija e Kulturës dhe Kryeministri maqedonas Grujevski.
Grujevskit ; qendrimi ne pushtet dhe mbajtja e fortë e pushtetit nuk fillon prej tij por është e gjatë lista me emra të njërezve të cilët për pushtet japin çdo gjë ,ata nuk kursejne as individ as fusha të krijimtarisë se dijës por jo as vlera te mirëfillta .Shesin e ndërrojnë çdo gjë edhe historisë përpiqen ti japin kahje tjetër me pamëshirshmerin e tyre katile ,duke rrenuar , varrosur e pëdhosur te kaluarën ne format dhe mënyrat me perfide dhe primitive njashtu veproi edhe miku i tij i ngusht Jovan Pavllovski Duke harruar krejtë se atje jeton edhe një popull i cili është shtet-forues ne at vend prej shekujve e ata janë shqiptarët ,me të cilët përpiqen ti poshtëojnë dhe ti fyejnë te bejnë lojrëa tallëse gjeja se ata nuk din te reagojnë? Njashtu patën vepruar shkijet me Shtëpinë Historike të Lidhjes së Prizrenit duke e zhdukur nga vendi ekzistues mbrenda natës duke e asgjasuar dhe ne vendin e saj të shenjët duke e shëderruar në park lulesh !.Turp e mallkim nga Historija e ditës se madhe te 10 qershorit te vitit 1878-tës
Anshtajni thoshte“Nese diçka nuk ka kufi, ajo është marrëzia njerëzore“.E unë mendoi se kjo marrezi dhe urrejtja patologjike ndaj të gjithë shqiptarëve shifet nga vetë botuesit e kësaj Enciklopedije si edhe e të gjithë atyre që e financuan edhe ata shifet se janë të armatosur me urrejteje të ulët ndërnacionale .Fatkeqësisht ata i kanë të trasheguara genjështrat patologjike dhe ,janë të betuar dhe të edukuar nga të parët e tyre në shtrembërimin e historisë shenjëtake duke e ngritë vetëvehten .
Njashtu patën vepruar edhe rust ne Enciklopedinë e tyre kur e akuzonin At.Gjergj Fishtën si nacionalist e shovenist .Të shkretit kurrë nuk arritën me e kuptue artin poetik fishtjan dhe mjeshtrin artistike të thurjës se vargjeve të tija si dhe strukturen e tij gjuhësoro-poetike.

Pavllovski famkëq, ndër te tjerat për shqiptarët shkruan; E para në faqën 32 thot se shqiptarët paraqiten sipas gjuhës dhe specifikave etnike si dy grupe popujsh „gegë e toskë“.Për trevën e Pollogut shkruhet se „këtu nuk ka pasur asnjë mysliman ,dhe se popullsija shqiptare fillon të vendoset nga administrata osmane për të ndërruar strukturën e banorëve pas vitit 1690, pas Luftës me Austrinë. E dyta në faqën 33 të Enciklopedisë, shkruan se Isa Boletini ,Bajram Curri; Hasan Prishtina e të tjerë si kryengritës me 12 gusht të vitit 1912,paskan hyrë ne Shkup të papenguar nga askush dhe e paskan plaqkitur qytetin e Shkupit.
E treta në faqën 533-534 japin të dhëna për Nekropolet e Trebenishtit .Kulturae gjetur në 32 nekropolet „janë gjoja“ të maqedonasve në periudhën helenistike.“Ekipi i Pavllovskit merret me shqiptarët dhe gjuhën e tyre. E katërta në faqën 572 autorët bëjnë tkurjën e shtrirjës territoriale te fiseve ilire ,territorin të cilin e ngushtojnë vetëm në brigjet e detit Adriatik.
E pesta në faqën 719 Pavllovski famëkeq shkruan për Gjergj Kastriotin të cilit ja ndryshojnë edhe emrin nga Gjergj në Gjorgjija. E gjashta në faqën 957 shkruan pë origjinen e tij sllave,ndërsa për Nënë Terezen nuk e bëjnë sllave ,por vllehe.
E shtata në faqën 1269 japin te dhena se Pellazkët paskan ardhur në Ballkan nga Kreta ,Sicilija ,Italija e jugut dhe Etruria..
Ky falsifikator i tmerrshem i historisë përpiqet të fut barot ne zjarrin e një furre gëlqerjeje,pa menduar se edhe vet mund te digjet mbrenda saj.Dhe ta dij ai dhe të gjithë te tjerët e tipit te tij se shqiptarët kah do qe janë e kudo që gjendën ,nuk janë më ata urtaket e se kaluarës por kan ndryshua ne tërësi.