Futbolli botëror flet spanjisht
| E marte, 29.12.2009, 06:56 PM |
BARCELONA – Skuadra spanjolle hyri në historinë e futbollit botëror përsa i përket klubeve. Katalanasit e udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola në bankinë dhe Lionel Mesi në fushë arritën të koleksionin të gjithë trofetë e mundshëm, gjashtë të tillë: Ligën e Kampioneve në finale me Mançester Junaitid, kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës në finale me Shahktoj Dontesk dhe së fundi Kampionatin Botëror të Klubeve, ku mundën në finale argjentinasit e Estudiantes.LIGA E KAMPIONEVE - Një finale magjike me lojtarë ekstraplanetarë si Samuel Eto’o e Lionel Mesi i dhuruan Barcelonës triumfin e tretë në Ligën e Kampioneve, duke mposhtur një gjigant si Mançester Junaitid (2-0), por më një ditë mjaft të errët në “Olimpik” të Romës. Me nga një gol në çdo pjesë loje, kamerunasit Eto’o në minutën e 10-të dhe argjentinasit Mesi në të 70’, i siguruan katalanasve kurorën e “mbretit” të Europës për sezonin 2008-2009, por dhe një tripletë historike kuqebluve spanjollë në debutimin e parë të “djaloshit” Pep Guaridiola. Finalja ishte e 54-a për këtë veprimtari që filloi në sezonin 1955/56. Barcelona luajti për herë të pestë në një finale dhe e ka fituar tri herë Ligën e Kampioneve, në vitet 1992 2006 dhe 2009.KUPA UEFA - Në finalen “e fundit” të Kupës UEFA, ukraianasit e Shakhtar Donetsk fituan 2-1 pas kohës shtesë me gjermanët e Verder Bremenit, pasi ky kompeticion, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, do të ndërrojë emër e do të quhet Liga Evropiane. Takimi final i kompeticionit u luajt në Stamboll në stadiumin “Sükrü Saraçoglu”.SUPERKUPA E EUROPËS – Barcelona fitoi Superkupën e Europës, duke mundur në finale 1-0 Shahktar Donetsk, fituesen e Kupës UEFA. Golin e vetëm të takimit e shënoi Pedro Gonzales në minutën 115-të.BOTËRORI I KLUBEVE- Barcelona u ngjit në çatinë e botës, duke fituar 2-1 me argjentinasit e Estudiantes në Abu Dhabi turneun botëror të klubeve. Estudiantes kryesoi 1-0 me golin e realizuar nga Boseli në minutën e 37-të, por kur dukej se argjentinasit do të ngrinin trofeun erdhi dhe goli i barazimit nga Pedro në minutën e 89-të. Mesi kompletoi kryeveprën e tij në minutën e 110-të.Planeti në këmbët e Mesit“TOPI I ARTË” – Lionel Mesi është fituesi i “Topit të artë”. Revista prestigjioze franceze “France Football”, ajo që organizon edhe çmimin më të lakmueshëm për çdo lojtar, shkruan se asnjëherë më parë, një sportist të jetë zgjedhur thuajse në mënyrë plebishitare: 240 pikë më shumë për argjentinasin e Barcelonës, Lionen Mesi (foto France Football), se sa portugezi Cristiano Ronaldo, fituesin e vitit 2008. Me një unanimitet të plotë, 96 anëtarë të jurisë me të drejtë vote votuan për sulmuesin e Argjentinës, i cili grumbulloi 473 pikë nga 480 të mundshmet. Juria vlerësoi rolin e tij përcaktues në të gjitha sukseset e Barcelonës gjatë këtij viti.“ËORLD PLAYER” - Argjentinasi Lionel Mesi koleksionoi trofeun e tij të parë “Lojtari më i mirë në botë FIFA” për vitin 2009 gjatë ceremonisë madhështore gala të mbajtur në “Shtëpinë e kongreseve” në Cyrih të Zvicrës. Portugezi Kristiano Ronaldo u rendit i dyti me 352 pikë, ndërkohë që i treti doli spanjolli Iniesta (196 pikë). Brazilizani Kaka grumbulloi 190 pikë, ndërsa spanjolli Andres Iniesta 134 pikë. 23 lojtarë ishin kandidatë për “Fifa Ëorld Player”, të reduktuar më pas në vetëm pesë të tillë: Kristiano Ronaldo, Andres Iniesta, Kaka, Lionel Messi and Ksavi.“EUROPA PLAYER” - Lionel Mesi, një figurë kyçe në marshim e jashtëzakonshëm të Barcelonës në triumfin e lavdishëm në sezonin e fundit të Ligës së Kampioneve, fitoi trofeun si “Lojtari më i mirë UEFA”, çmim që jepet nga UEFA në bazë të një votimi të 16 klubeve që morën pjesë në fazën e parë me eliminim direkt. Ndërkombëtari argjentinas koleksionoi edhe trofeun si “Sulmuesi më i mirë”. Portieri i Mançester Junaitid, Ediv van der Sar u zgjodh si “Portieri më i mirë”, ndërkohë që kapiteni i Çelsit, Xhon Terri fitoi për herë të tretë çmimin si “Mbrojtësi” më i mirë, trofe të cilin anglezi e mori nga legjenda Paolo Maldini. Ksavi Hernandez i Barcelonës u përzgjodh “Mesfushori më i mirë”.“KËPUCA E ARTË” - Lieonel Mesi me 9 gola të realizuar në Ligën e Kampioneve fitoi “Këpucën e artë” të këtij kompeticioni, duke vendosur një kandidaturë të fortë për të fituar “Topin e artë” të “France Football” dhe “FIFA Ëorld Player” të FIFA-s, trofe të cilat i materializoi përkatësisht, më 1 dhe 21 dhjetor 2009.“ËËORLD PLAYER” - Braziliania Marta siguroi një vend të përjetshëm në historinë e futbollit të femrave. 23-vjeçarja fitoi çmimin e FIFA-s, si lojtarja më e mirë në botë, duke dëshmuar rritjen e standardit të futbollit për femra në Brazil. Lojtarja fitoi për herë të katërt çmimin e FIFA-s.“DREAM TEAM” - FIFA zgjodhi dhe ekipin e “ëndrrave” për vitin 2009, të perzgjedhur nga 50 mijë futbollistë profesionistë në të gjithë botën. “Top-11”: në portë:, Iker Kasijas (Spanjë); në mbrojtje Daniel Alves (Brazil), Nemanja Vidiç (Serbi), Xhon Terri (Angli) dhe Patrice Evra (Francë); në mesfushë Stivën Xherard (Angli), Ksavi (Spanjë) dhe Andres Iniesta (Spanë) dhe në sulm Lionel Messi (Argjentinë) Kristiano Ronaldo (Portugali) dhe Fernando Torres (Spanjë).Guardiola hyn në historiPEP GUARDIOLA - Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola u bë trajneri më i ri që fiton Ligën e Kampioneve në 49 vitet e fundit. Pep 38-vjeçar është vetëm tetë ditë më i madh se rekordmeni i të gjitha kohërave, Munjoz, trajneri i Realit në vitin 1960. Pep Guardiola u bë i gjashti individ që e fiton Ligëmn e Kampioneve si trajner dhe si futbollist, por vetëm i treti që e bën diçka të tillë me të njëjtin klub. Më parë këtë sukses e kanë arritur Munjoz me Realin e Ançeloti me Milanin.Barcelona luajti për herë të pestë në një finale dhe e ka fituar tri herë Ligën e Kampioneve, në vitet 1992 2006 dhe 2009. Barcelona ka fituar gjithashtu katër herë Kupën e Kupave dhe tri herë Kupën UEFA.SHI MILIONASH - Fituesi i Ligës së Kampioneve, Barcelona, mori një shumë prej 110 milonë euro. Në një studim të porositur nga “Masteracard” në lidhje me impaktin financiar të ndeshjes finale, shifrat ofrojnë një statistikë të bujshme që shkon në më shumë se 310 milionë euro, nga 267 milionë euro që ishte ajo e vitit të kaluar, duke u shndërruar kështu një nga finalet më audiencën më të madhë në botë, ku përfshihen të drejtat televizve, sponsorizimet. Fituesi Barcelona mori nga UEFA për fitimin e trofeut vetëm nga ndeshje finale një shumë prej 7 milionë erurosh, ndërkohq që skuadra humbëse, Mançesteri Junaitid, u shpërblye me 4 milionë euro.585 MILIONË EURO - 32 klubet, të cilat morën pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve morën 75 për qind të të ardhurave nga të drejtat televizive e radiofonike, një shumë që shkon deri në 585 milionë euro. Klubet që arritën në fazën e 1/16-ave fituan një shumë prej 38.5 milionë euro, ndërkohë që Barcelona e Mançesteri, pa ndeshjen finale arritën të fitojnë nga 46 milionë euro. Gjatë vitit të kaluar të ardhurat totale të Mançesterit ishin 325 milionë euro, ndërsa ato të Barcelonës, 309 milionë euro.SHQIPTARËT E LIGËS SË KAMPIONEVENGA PRESIDENTI TOPI TE ALTIN HAXHIBAMIR TOPI - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ishte një ndër personalitet e shumta europiane në tribunën “VIP” të stadiumit “Olimpiko” të Romës, ku u luajt finalja Barcelona – Mançester Junaitid. Ndeshjen “live” e ndoqi edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Barcelona e Mançester Junaitid, Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, mlodhën në “Olimpiko” të Romës, disa nga personalitet e njohura ndërkombëtare. Nga Spanja kishte mbërritur vetë Mbreti, Huan Karlos e kryeministri Hoze Luis Zapatero. Në tribunën “VIP”, ishte edhe princi anglez, Uiliam, djali i parë i princit Çarls të Anglisë. I pranishëm në tribunë ishte edhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni.ALTIN HAXHI - Altin Haxhi debutoi në kompeticionin e “ëndërruar”, atë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, më 15 shtator, kur Apoel Nikosia, klubi më i titulluar në Qipro, me 20 tituj kampionë dhe 19 Kupa. luajti në “Vincente Calderon” kundër vendasve të Atletico Madrid. Vitin e kaluar nga shqiptarët që luajnë në Qipro debutoi me Anorthosis Famagusta edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqajt. Bashkë me Altin Haxhin “luajti” edhe Foto Strakosha, por legjenda e portës të Kombëtares shqiptare do të jetë në rolin e trajnerit të portierëve.SHQIPTARËT - Përsa i përket lojtarëvë shqiptarë, të cilët janë aktivizuar në fazën e grupeve të Champions League këta janë: Igli Tare (me Lacion), Lorik Cana me Olimpique Marseille (2 gola), Besart Berisha me Hamburg (1 gol), Besnik Hasi me Anderleht, Bledar Kola (AEK, Panathinaikos), Arjan Beqaj me Anorthosis Famagusta dhe Kliton Bozgo me Maribor (1 gol), Mehmet Dragusha (Maribor), Geri Çipi (Maribor) dhe Altin Haxhi. Lorik Cana nuk luajti këtë sezon në Ligën e Kampioneve, pasi u transferua në Angli te Sanderlendi, ndërkohqë që ish-klubi i tij Marseja u eliminua gjatë fazëz së grupeve.Libri i Arte1956 REAL MADRID1957 REAL MADRID1958 REAL MADRID1959 REAL MADRID1960 REAL MADRID1961 BENFIKA1962 BENFIKA1963 MILAN1964 INTER1965 INTER1966 REAL MADRID1967 SELLTIK1968 MANÇESTER JUNAJTED1969 MILAN1970 FEJNORD1971 AJAKS1972 AJAX1973 AJAX1974 BAJERN MYNIH1975 BAJERN MYNIH1976 BAJERN MYNIH1977 LIVERPUL1978 LIVERPUL1979 NOTINGAM FOREST1980 NOTINGAM FOREST1981 LIVERPUL1982 ASTON VILA1983 HAMBURGO1984 LIVERPUL1985 JUVENTUS1986 STEAUA BUKURESHTIT1987 PORTO1988 PSV EINDHOVEN1989 MILAN1990 MILAN1991 YLLI KUQ I BEOGRADIT1992 BARCELONA1993 OLIMPIK MARSEJË1994 MILAN1995 AJAKS1996 JUVENTUS1997 BORUSIA DORTMUND1998 REAL MADRID1999 MANÇESTER JUNAJTID2000 REAL MADRID2001 BAJERN MYNIH2002 REAL MADRID2003 MILAN2004 PORTO2005 LIVERPUL2006 BARCELONA2007 MILAN2008 MANÇESTER JUNAJTID2009 BARCELONA
Gazeta Albania
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.