Poezi nga Ekrem Ajruli
| E hene, 28.12.2009, 07:43 PM |
Ekrem Ajruli
Në
çairin e bleruar
mrizon lopa me një viç
qetë kullotin do gomar
një kërroçe dhe dy kërriç
pyesin kërriçat me djallëzi
kënd ke babë a e di
kërroçe ngrata veshë përpjetë
e galduar shikoi malin
krenarisht me zë të lart
tha: unë dajë e kam kalin
O njeri!
robtohu për vete
të jetosh me nderë
mos u bën argull në lëkurë të huaj
as bokërr i mjerë
robtohu për sedrën tënde
ndryshe lumi të mori
fytyra është një pëllëmbë
dhe jo gomë traktori
Kush
ta prish ëndrrën
shpirtin ta bënë farmak
vetja të duket ujk
ty lepecit plak
flet e shan përçartë
donë të lësh nam
seç të tradhton mendja
nis e vjell ballgam
po kërcëllove dhëmbët
të thyet dhëmballi
fjalët janë varfëri
angullimë çakalli
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.