| E hene, 28.12.2009, 08:55 PM |
A po bân dhridhjetë
vjet thmi e të tjera axhami! (Destan Bajraktari)
Nga Kadri
Mani
Rexhep Qosja: “MBI ÇËSHTJEN KOMBËTARE”- Intervista
“Bota e re”, Prishtinë, 1991
Drejtor (u.d) dhe kryeredaktor: Fadil DEMAKU
E përgatitën pr botim:
Agim MORINA
(ilustrimi dhe parafjala)
Baton HAXHIU
Redaktor grafik
Agim GOSALCI
Fotografitë: Muharrem MJEKU
Koreektore: Hazbije BEKTESHI
Montazha: Shyqyri KRASNIQI
Tirazhi: 30000 copë (edhe me shkronja:
tirdhjetëmijë) copë; f. 112., formati i madh i librit.
Parafjala
Shekuj të tërë ka qëkur ka filluar suvatimi i
qiellit shqiptar me liri. Shekuj të tërë ka qëkur shqiptarët shkojnë rrumaz
(kacafyetje- K.K.) me historinë. Shekuj të tërë ka qëkur shqiptarët,
vazhdimisht, pinrrohen (anashkalohen- K.M.) me lirinë. Prandaj, athua
shqiptarët, ky komb më i pafat
dhe më i pambrojtur sot, në Evropë, do të shkridhet nga kjo agoni dhe nga ky
ankth trishtues? Kjo është njëra prej
pyetjeve kardinale, në të cilën akademik Rexhep Qosja përpiqet të japë
përgjigjen e duhur: çështja e Kosovës, tash, nuk është më çështje vetëm e
Kosovës, sepse si do ë të zgjidhet ajo, do të jetë e përkohshme dhe e
paqëndrueshme, çështja e Kosovës mund të zgjidhet drejt dhe përfundimisht vetëm
me zgjidhjen e Çështjes Shqiptare – kjo është ideja kryesore që e përshkon
intervistën e Tij
dhe përgjigja e tij për fatin e kombit shqiptar.
Por, intervistat e Tij nuk janë vetëm kaq.
Ato janë një ditar i veçantë, që dallon nga çdo ditar tjetër. Ky ditar është
ditar i cili nuk është shkruar nga Qosja, por nga një kohë-zezonë, prandaj bart një të vërtetë të
dhembshme por krenare.
Ky është një ditar, i cili shfaq pamje të trishtueshme që kanë parë she shohin
sytë e një intelektuali, fati
i të cilit është i lidhur ngusht me fatin kolektiv-kombëtar. Prandaj, nyjëtimi më i thellë, më i qartë, më i guximshëm, dhe pse jo,
më tronditës i vullnetit të kombit shqiptar, njëmendësohet në intervistat dhe deklaratat e Tij.
----------------------------------------
Staf o i lumi staf! Ekip o i lumi ekip: po
pse e bëtë një mut kaq të madh më 1991, kur para një dekade, te “Fjala” 1
QERSHOR 1980, f. 7-13, kryeredaktori i “Rilindjes”,
Fadil Bujari, bujarisht e me kompetencë na infrmonte: “Një pamflet plot insinuata (OSE: DËRDËLLISJET MARATONIKE TË REXHEP
QOSJES NË “MORFOLOGJIA E NJË FUSHATE”), në një faqe e gjysmë gazete, ku ia
nxirte të palarat mjekrës së zezë e shpirtit zë zi- demonit përçarës me vese të
shfrenuara!?
“Mos mendoni se më keni zënë pisk dhe fajin tim e keni dëshmuar?”- Rexhep Qosja: “Vdekja më vjen, prej syve të
tillë”, f. 92.
Ja që të zurëm pisk për merak,
si miun në çark!-dhe fajin tënd e dëshmuam! Skërmiti dhëmbët para pasqyrës e
përpara mënxyrës!
“KARAKTERI I TRETË DHE VARIANTI
I TRETË
Nuk ngrtet populli kështu. Ta
dinte ky popull se çfarë intelektualësh ka (,) do t’i vente gjithë në konop:
dikend për këmbësh, dikend për koke, dikend për duarsh, diken për veshësh,
dkend, madje, për atë sendin, me nder para grave. Vetëm flasin, flasin pa
pushuar, por punojnë ndryshe, Mos ia shiko njeriut fjalët, se fjalët mund të
jenë të rreme, gënjeshtra, poza, demagogji, moralizime, po shikoja punën.
Shumica sot jetojnë prej fjalësh, prej fjalësh boshe, të thata, që janë një
paravan, një mur kinez, një piramidë egjiptiane, para të bërave të këqia”.[1]
Ti qenke fshehur pas fjalëve
tua të kota, të thata dhe ke jetuar me gënjeshtra, t’u shemb muri kinez e na
dole këndez! Fshehur pas piramidash egjimtiane, dhe ia nxive jetën nënës tënde!
Para të bërave të këqia, t’u vithistë shtëpia!
E tash priti mallkimet tua (me
të miat-shtesë), nga f. 218: të shitoftë shita, shtrigan e përbindësh, xhelat e
xhahil, iblis e pis! T’u faroftë një fis, e kush nuk të distancon, tok me ty në
kosh plehërash shkon; në kanalizim të Vajazanit përfundon.
poaty f. 225:
“E di ç’është ky send? më pyet
gjakftohtë si peshku.
Thikë.
Çfarë thike!
Thikë me dy teha.
Pendë, Danjoll, pendë.
Pendë, pra.
Çfarë ndryshimi ka penda prej
thikës, Danjoll?”- or Danjolli i Shekës!
Poaty, f. 293:
“E P I L O G
QYTETARI I PARË: AJME PËR NE! E
PASKAN PËRMUTUAR MONUMENTIN E XHEZAIRIT!”- për se përmutove veten
Vehap
Shita u lind më1924 në Gjakovë, ku e kreu edhe shkollën fillore.Gjimnazin e
kreu në Shkup dhe në Prishtinë, kurse gjuhën e letërsinë shqipe i studioi në
Fakultetin Filozofik të Beogradit.
Vehapi me gjithë ato shkrime e kontribute
kritikash letrare-teatrore, me gjithë atë bibliotekë të pasur, e degradoi veten
dhe s’mbeti pos pluhur i librave të veta në bibliotekë!!!
Kur jemi te libri i Kërlezhës[2], duhet ta citoj Vehap
Shitën në parathënien e tij f. 15-16:
“Do të shkruaj Kërlezha atëherë (më 1924)
edhe eseun e tij politik “Aventurat e mbretit” në të cilin do t’i paraqesë
rrethanat “me Vullnetin dhe Urtinë e Fuqive të Mëdha” është kurorëzuar një
“kokë e re” e princ Vilhem Vidit të Habzburgut për “Mbret të Shqipërisë së Lirë
e të Madhe” që së shpejti të zhduket nga skena dhe t’i lëshojë vendin “mbretit
autokton” edhe më gjakatar dhe më të paskrupullt Ahmet Zogut, këtij “beu
aventurist”, i cili, “me bellogarditët rusë...do të futet në Shqipëri dhe do të
therë e do t’i varë në Shqipëri të gjithë ata që në atë vend e përfaqësojnë
Evropën.” Por edhe ai,
Ahmet bej Zogu, që nën “orelin e litarit” vuri “në kokë kurorën shqiptare si
përfaqësues i sovranitetit shqiptar”, me të bukurën” baroneshë hubgareze
Xheraldina Aponji, për “të cilën ka asur
llogari t’i përlyente duart me gjak”, do të zhduket një ditë njësoj si Von Vidi
i Habzburgut, dhe do të mbetet vetëm “një epizod” në historinë e këtij populli,
sepse epizod mbtetet gjithëçka që është vetëm dekoracion dhe që nuk ka lidhje
organike me bazën popullore”.
-------------------
PERSONAT AGURIDHË-KOKËFORTË PLAKËN E VDESIN TË PAPJEKUR!
A
po bân dhridhjetë vjet thmi e të tjera axhami! (Destan Bajraktari)
“Enver Hoxha është profeti i Shqiptarëve, nga
124 profetët e botës.”[3]
Ali Aliu- Presheva, u lind më 22.7.1924, në
Preshevë, profesor- ekonomist i diplomuar. Ish- i burgosur politik dhe atëherë
me prestigj të madh në Preshevë e në vend, sot i urryer-mënxyrë!
Osman Zhitia, babai i dëshmorit Afrim Zhitia,
Ali Aliun e ka dhëndër, kurse Hydajet Hysenin e ka lider! Dhe Osmani duke
menduar se është midis dy shtyllave të forta, bëri e po bën gabime të
pafalshme, me lejimin dhe bekimin e tij që të themelohet Klubi Politik “Afrim
Zhitia”- proenverist!!! Dhe në emër të birit të vdekur të bëjnë politikë e lemi
dhe i blemi!!! Ata e festuan 100-vjetorin e diktatorit Enver Hoxha, ata shkelën
mbi gjakun e Afrimit dhe mbi gjakun e vëllezërve e motrave tona të
Shqipërisë!!! Afrim Zhitia e Fahri Fazliu... po të jetonin dhe të
ballafaqoheshin me statistikat e krimeve enveriste-staliniste, do të përparonin
në dalektikën e mendimit njerëzor, sikur edhe ene.
Ja, pra këta dy sivëllezër të binjakëve
siamezë, edhe në këtë moshë, 86-vjeçare, në prag të mbylljes përfundimtare të
jetës së tyre, do të vdesin me turp për histornë tonë ndër breza!!!
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare
mbi gjenocidin "Parandalimi i Gjenocidit në Botë”
Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra
dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065
persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022
veta.
(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)
Verbëria e
Bardhë apo Murtaja e Zezë e “Rimëkëmbjes”, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes,
Nëpërkëmbjes, Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës, dhe kushdo që nuk preket nga kjo
sëmundje, duhet të shtiret se edhe ai është i prekur, ngase e sulmojnë përse
nuk është si ata, përse është i veçantë nga ata!?!
Dr. Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi
politik shqiptar”, Shkup, 1999, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e
Hamzanë atdhetar![4]
Edhe scalistët tjerë
në relacionet Veri-Jug të vendit tonë gjithandej, janë elementë antihistori,
komplet me adem demaçët, rexhep qosët, me abdi baletët e hysamedin ferajt, me edi
ramët e me haramët.
Haram ju qoftë besimi
dhe shpresa jonë e madhe, se para fakteve kokëforta, do të lëshojnë pe kokat e
rrëmbyera!?- por jo, nuk ju ra epshi fanatik për grabitje meritash të pabaza e
të paqena; për grabitjen e pushtetit dhe për rrënimin e historosë e të qenies
tonë properëndimore.
[1] Poaty, libri i
cituar, f.211-212.
[2] Mirosllav Kërlezha: ESE, Prishtinë, 1979.
[3] Ali Ymer Aliu –
Kelmendi, te libri nga autori Fazli Maloku: “UDHËTIME NË KUJTESË” (flasin ish
ushtarët e lirisë të Luftës së Dytë Botërre), Prihtinë, 2008, f. 110.
[4] Dr.
Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, Shkup,
1999, f. 49.