Poezi nga Yll M. Lajçi
| E hene, 28.12.2009, 07:11 PM |
Yll M. Lajçi
SHI RUGOVË
Prap shiu u qas me hap të ngadaltë
Gjumin ma mbuloi me dy lule të larguara në ballë
mbi degë këndoi kori i pikav ndër valë
Një tufë zogjsh me zbriti ne qepall
Pisha u zgjua dhe duart e saj i ngre
ka dielli që i fikur fle në det
Peshkatarët u kthyen dhe nxorrën një re
Prej shkëmbi në breg me rrjetë
Qetësi në dhomë një tuf aguliqe
vyshkur me vjeshten në dritë të hënës
Fjeta prap dhe pashë një grua lakuriqe
Më këngën e shiut hyri në ëndrrën time
LULE RUGOVE
Me cilen fjalë ta bekoj
bukurin e saj
Portat i ka mbyllur dashuria
Çmallet me vetvetën e ndezur
Më zëmër e marr
Lulen e bukur te Rugovës .
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.