Kalosh Çeliku: Bariu me kërrabë Qeverisë Vitin e Ri ia uron
| E hene, 28.12.2009, 08:47 PM |
KALOSH ÇELIKU
BARIU ME KËRRABË QEVERISË
VITIN E RI IA URON
(Në stilin e Mark Krasniqit )
Bariu me kërrabë, Qeverisë
këtë Vit të Ri urime
me thasë i dërgon:
së pari, o burra të keni
shëndet e jetë të gjatë!
Pasuri e miq ideali
dhe shqiptarë argatë!
Euro, dihet me gomarë
të m’i dërgoni në mal.
Kopenë të mos ma vrisni
me “ branitela “, gjeneral!
Barinjt të mos m’i trembëni
edhe miqtë e mi qentë,
me granata, predha
e ruso - helikopterë
mos mi vrisni “ dhentë ”!
Derrat me dy këmbë. Heu,
mos mi lëshoni ndër berra!
Pranvera kur vjen, shkaku:
M’i trembëni edhe ata “ shqerra “!
Edhe Gruevski boksier
kurrë mos më raftë ndër stane!
Barinjtë të mi trembë, qentë
Me polici e hapsane.
Ali Ahmeti ty, kurrë me UÇK - në
mos të daltë kaçak - armik!
As Arbeni dhe Menduh Thaçi
që i keni partner strategjik.
Këtë Vit të Ri urime! Urime
Me thasë edhe ty, o Babë!
Të hyni në Bashkimin Evropian
U dërgon nga stanet:
BARIU ME KËRRABË…
GËZUAR VITIN E RI 2010!
Gëzuar Vitin e Ri 2010
Që për ju është i vjetër!
Dhashtë Zoti bini në din e iman
E lëshoni mjekër.
Patriotë të vonuar, ministra
U dëshiroj me thasë!
Mbushni redaksitë, kabinetin
Partitë, ministritë! Shtetin!
Lum populli, lum historia
Ishalla i pëlcet barku, plasë!
Dhe, cofë një ditë Kurvë Partia…
NJË POEZI PARTIVE POLITIKE
PËR VITIN E RI
Nata është e lodhur. Dimër i keq
Unë pas mesnate kërkoj Robëri!
Han ku ta përcjellë Rrospinë.
Shtambat t’i bëj bythekrye në agim
Nesër ta pushtoj Lirinë në gjumë.
Fli sonte mes “sukseseve. Fitoreve”
Përderisa, Unë jam i zgjuar Lugat.
Shtëpitë publike i vizitoj. Ministra
Kërkoj që i ka zënë rob Partia. Qeveria
Vitin e Ri t’ua uroj, ndaj shpërblime.
Derën mbylleni! Dritaret e Qeveris?
Edhe baxhën mbi çati. Oxhakun!
Nata nuk ka besë. Edhe Unë Poeti
Pasmesnate, kur zgjohem Lugat…

G?zuar festat e fundvitit:
KRISHTLINDJET dhe
VitiN e Ri 2010!...
Kalosh Çeliku
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.