Halit Bogaj: Lasgush Poradeci
| E hene, 28.12.2009, 07:53 PM |
Halit Bogaj
LASGUSH PORADECI
Me rastin e 110 vjetorit të lindjes
Edhe ai si Naim Beu
Fort e dinte ç’është atdheu
Edhe ai e çmoi Naimin
Që i dha shqipes bekimin
2
Edhe ai në atë mëgrim
Kishte tepër mallëngjim
Në kujtim vendin e mbante
Nga mendimet nuk e ndante
3
Edhe ai nga largësia
Na tregoi ç’është Shqipëria
Shkruante fort për atdheun
Edhe trimin Skënderbeun
4
Shkruante pra për një Liqe
Që e la në atdhe
Një liqe me kaltërsi
Që ish mbushur bukuri
5
Pogradeci si qytet
Me liqe me mijra vjet
Dhe një lum që na bashkonte
N’ Shën Ndaum atje buronte
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.