Adem Zaplluzha: Mikut që e ka mik sharkinë
| E diele, 27.12.2009, 08:54 PM |
Adem Zaplluzha
MIKUT QË E KA MIK SHARKINË

(I kushtohet mikut tim Agim Gashit)
Sonte
Më ka përqafuar vetëmia
Përse hesht
Kështu or mik
S´të dëgjohet
Më sharkia
S´na këndon një çik
shko te Kulla
E Ahmet Delisë
Shko e këndoje
Këngën atdheut
le të jehojë
Në trojet e Shqipëtarisë
Zëri i heshtur
I Gjergj- Beut
Në sharknë e vjetër
Kënga e Re
Le ta zgjojë
Shabanin e Azem Bejtën
Kështu ka qenë
Gjithmonë ndër ne
Duke kënduar
me flijua jetën
Nëse ke mall
Për male me shkrepa
Eja e çmallu
Me bukurit e Kosovës
Fluturo këndej
Si fluturon bleta
Të përqafojnë miqtë
Me zanat e Bajgorës
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.