Valentina PRIFTI
Urime dhe gezuar te dashur vellezër dhe motra shqiptare , kudo qe jeni .
Nuk më pelqejne festat kur nuk jam ne atdhe , po ja që me rastisi dhe ky vit larg Tiranës!
Kujtoheni se si dhe kush feston ? Kujtoni edhe ata që shikojne e mbesin të zbrazët në kohën kur dyqanet e biznesmenëve janë të mbushur plot .
Ju flm shume o shqiptarë te mire qe do të mendoni per shtresen e njerëzve fukara . Mos e harroni mjerimin . Kujtoni spitalet ;te vraret ,te sëmurët dhe bonjaket e foshnjoreve! Sa ma te lumtur ata, ma e lumtur Shqiperia! Urime! Gëzuar!
KU ËSHTË EVROPA?
Ajo që bëhet shqipe dhe vërsulet
Të arrijë e mbara nder shqiptarë !
Ajo që kurrë nuk thyhet, nuk përkulet,
Ku hesht Evropa për padrejtesi! ...
Nga poezia* Ajo behet shqipe dhe versulet.
Gjakush Tana
Kush është Evropa ? Akoma se di ?
Ajo që luan si macja me mi!
Ajo që e preu Shqiprinë në palcë e kurriz
Në Londër, Berlin e Paris!
Kapricot e saja jane bardhe dhe zi
Kurkush s'do me ditë për Shqiperi!
Një pjesë e saj e sakatosur !
Tjetra në robëri e vrarë e burgosur!
E shitur në treg si mall i zi
Si lecke e vjetër, pa llogari !
Me Protopapa nëpër pari
e kthyen shqipen pluhur dhe hi .
Shqiptarë !Mos hesht ! Kudo qe je -
ngrite zërin per komb e Atdhe!
Pse e ul koken thuaj jam shqiptare
gjak te heronjve ke neper damare!
U kanë dalë përpara perandorive
kanë mbrojtë nderin e gjakun prej hordhive
Po tash ku jemi në kuloare
fat i fundosur nga Evropa tinzare!
Nuk ishte ajo qe dje me padrejtesi.
na la me shekuj nëper robëri!
Ku mbeti Plava, Anamal e Malësia,
i rrëmbeu malazezi dhe serbosllavia !
Ku mbeti Kosova martire e ngujuar
Viktimave plagët su kanë pushuar !
Po gjerësitë e shqipes në Pollog Pellagoni
ngujuar me pranga , dhune e robëri!
Çamëria, Arta, Preveza , Janina
Kullojnë gjak ne lemeri e ushtima!
Evropë skile , s'te kam zili !
Kam troje .farefis dhe shoqeri !
Do të vijë dita , Evropa mike !
Te bëhet Atdheu im - Shqiperi Etnike!