Hajdin Islami: Promovohet DVD-ja “Talentat me Lalën”-pak humor e pak satirë...
| E shtune, 26.12.2009, 02:16 PM |
 |
Pamje nga promovimi në Klinë |
Promovohet DVD-ja “Talentat me Lalën”-pak humor e pak satirë për shëndet ju bën mirëNga Hajdin ISLAMIKLINË,25 DHJETOR 2009-Në sallën e mbledhjeve të Asamblesë Komunale dje në Klinë është bërë promovimi i DVD-së “Talentat me Lalën”-pak humor e pak satirë për shëndet ju bën mirë. Në projektin e kësaj DVD-e marrin pjesë disa prej anëtarëve të trupës së teatrit “Osman R. Gashi” nga Klina me skenar dhe regji të Ismet Krasniqit ass. Liridon Thaçi e me organizim të Gani Morinës,Ermir Doçit e Pajtim Shpatit. Kjo DVD-i sipas organizatorit promovohet në kuadër të përmbylljes me sukses të vitit kalendarik 2009 si dhe shënon 40-Vjetorin e themelimit të shtëpisë së kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.Aktorëve më të dalluar ju ndan mirënjohje, mirënjohjet i ndanë Tushe Mehmetaj drejtoreshë e DAKRS, Ismet Krasniqi aktor dhe Idriz Berisha piktor.Aktor i vitit u shpall Liridon Thaçi, aktori-humorist i vitit Ermir Doçi, Gani Morina për realizimin e projektit “Talentat me Lalën”,Arjeta Bekaj për rolin e Shotës në dramën “Lindja e Luftëtarit” dhe Agim Dedaj për rolin e Luftëtarit në dramën “Lindja e Luftëtarit”. Në fund të këtij promovimi u organizua një koktej për të pranishmit.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.