Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: Fajet per mosliberalizim t'vizave,nuk i ka vetem BE-ja

| E shtune, 26.12.2009, 04:46 PM |


Fajet per mosliberalizim t'vizave, nuk i ka vetem BE-ja

Nga Faik Krasniqi
 
Përpos shteteve anëtarë të Unionit Europjan, edhe Norvegjia, Islanda e Zvicra hyjnë në marrëveshjen Schengen.
1. Në vitin 2008 kur u shpall pavarësia në Kosovë,dhe kur u morr vendimi nga qeveria e Kosovës për ndryshimin e dokumentave por  edhe pasaportave të reja,Qeveria e ka ditur shumë mirë se pasaportat biometrike janë kusht, por prapëseprapë edhepse teknika ekzistonte vitin e kaluar, qeveria e Kosovës morri vendimin që pasaportat e reja me mbishkrimin Republika e Kosovës të jenë "të zakonshme".
Pyetja është PSE? - Pyetni politikanët në qeverinë e Kosovës për arsyet PSE.
Pyetni poashtu se sa peshë kanë tenderët,
(ky kusht është teknik, por duhet të plotësohet)

2. SHPK-Policia e Kosovës. SHPK kryen punë shumë të mirë, por kanë nevojë që t'i kenë duart edhe më të lira që të operojnë e bashkëpunojnë ndërkombëtarisht. Regjistri i përbashkët kundër kriminelëve -domosdoshmëri.

3. Kontrolli i territorit të vendit dmth kufijve. Këtu nuk e kanë "fajin" vetëm, autoritetet e Kosovës, por ndërkombëtarët më së shumti. Nëse është ndonjë gjë pozitive që Kosova nuk e morri liberalizimin e vizave nga fillimi është se Serbia u detyrua de facto ta pranoi piken kufitare me Kosovën.

4. Ndërkombëtarët/Brukseli: Presioni mbi Beogradin zyrtar është dhe ishte shumë i dobët. Presioni mbi Beogradin zyrtar do të sjellte stabilitet edhe në Bosnje e edhe në Kosovë, e liberalizim më të shpejtë.
-----
Fajet i kemi edhe vete ne.
Përndryshe është gabim që të akuzohen vetëm të huajtë për mospunën tonë. Dhe PO sigurisht se në rastin Kosova, ka dallim nga Bosnja e Shqipëria për arsye të atyre 5 shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë. Por nuk është e tëra kjo.