Poezi nga Jusuf Zenunaj
| E shtune, 26.12.2009, 05:24 PM |
NË KOSOVË
Unmik e Eule(ks)x
dushk e gogla n' thes,
dry për çlirimtarët,
përçmim për shqiptarët.
Dogana e gjyqësi
jo vetëm në veri
arë edhe për Serbi.
Turpi s' i mbulon
të parët e pushtetit,
përpara kamerave
qejfin ia bëjnë vetit.
Si fluskat e sapunit,
kur fëmijët i fryejnë buzëdeti;
flasin për lirinë, pavarësinë
e s o v r a n i t e t i n .
Jusuf Zenunaj, 19 dhjetor 2009
VRAPI DREJT EVROPËS
I qeshet fytura,
ndriçim i jep këmisha
kryeministrit tonë
Dr. Sali Berisha.
Vrapi i tij
i përshpejtuar
tunel e rrugë
ka përuruar
edhe pse puna
do vazhduar.
Si n'autostradë
turr edhe n' politikë
Petroviçin pret
si ma t' mirin mik.
Dhuratë jep
për komunën e tij,
jo lekë
euro 400000.
Emrin e Sales
do ta nderojë Graçanica
dhe shkijet n'Serbi
që na i nxorën
sytë edhe me thika.
Të fala kryeministrit
i dërgon Mirdita
si s'mendove fare
për tonat çika?!
Ndoshta s'i ke parë
as në Top-Channel
se si varfëria
i ka pushtuar thellë..;
Prostitucioni
n'Shqipëri ka marrë erë..
Ruaj për vete lekët-
herët ke hapur thesin,
internacionalizmin
kemi kohë ta shesim.
Vrapi drejt Evropës,
trupin ta forcon,
kur të vijë Tadiçi,
në t' bukurën Tiranë.
Jusuf Zenunaj, më 24 dhjetor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.