Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Thirrje Krishtit!

| E enjte, 24.12.2009, 05:43 PM |


Thirrje Krishtit!*

Nga Përparim Hysi

Po fryn e shfryn nje juge e ngrohte
Pas juges me shtemba derdhet shi
Eshte kokolizur keq e shkreta bote
Eshte lidhur pisk: s'e zgjidh njeri?!

2000 e ca vjet jemi pas Krishti
2000 e ca vjet qe bota s'ka qetesi
Kur shoh kaq vuajtje,me dhemb shpirti
Po ku je, o Krisht, pse s'dukesh ti?

Ti le pas shume urata
Dishepuj shume,po dhe shume xhelate
Te mirat robi i hedhka prapa
E liga mbetet.Per jete...gjate

Ca lakmimtare majmur si derra
Nuk ngopen fare,si te jene luvgji
Shumica doren...kerkojne ne plehera
Punojne e s'kane;perse,Shenjteri?!

I vrare shpirterisht,nuk fle i qete
Se skamja e njerezve me brengos
Ku je,o Krisht?O Burre i drejte?!
Ktheu se te presim, o fatos!

Qe ta vesh doren atje ku dhemb plaga
Te denosh fajtoret ashtu sic di ti
Te shohin dhe te varferit ca dite te bardha
Te presim te vish...dhe lutemi gjithnji.

*Eshte botuar tek libri im"Prushi i dashurise"ne vitin 2000 dhe ketu sillet pakez i perpunuar.

22 dhjetor 2009