Halit Bogaj: ''Vendi diell'' dhe ''Zhizhi''
| E merkure, 23.12.2009, 09:11 PM |
VENDI DIELL/1951//Laureat i 6 /mimeve oskar/Nga Halit BogajEdhe “Vendi nen diell”/1951/ është ndër kryeveprat më të njohura të kinematografisë amerikane e realizuar ne vitin 1951 nga regjisori i famshem Gjorgj Stivens, me Elizabet Tejllorin dhe Montgomeri Kliftin në rolet kreyesore.Filmi është bazuar në romanin ‘’Një tragjedi a merikane” të Teodor Drajzerit, duke u bërë nder filmat me të shikuar te kohës..Në të përcillet jeta e një të riu/Montgomeri Klift/i cili ishte i involvuar mes dy femrave.Ngjarja e filmit ndodh në fabrikën e industrialistit Çarls Istmen në të cilën është i punësuar Gjorgj Istmen/Montgomeri Klift/. Siç u tha edhe më lart ai ngatërrohet me dy femra Alisa/Shelli Vinters/dhe Angjela/Elizabet Tejllor/.Pra pasi e kishte njohur Angjelën ai e humb interesimin për vajzën e mëparshme, me ç’ rast komplikohen gjërat.Shpëtimin nga femra e parë ai e shesh në vrasjen e saj, duke shkaktuar një incident me një varkë në liqe.Xhorxh Istmen bëhet vrasës për dashuri dhe interes.Dashuria e tij ndaj Anxhelës është e tillë saqë ia humb arsyen dhe e sjell në një gjendje të papërshkruar.Ajo bëhet e magjishme për të sa që ai nuk e kupton as vetë gjendjen në të cilën ka rënë.Xhorxh Istmen ishte njeri i tërhequr dhe melankolik i cili sikur fshihte diçka të thellë në shpirtin e tij enigmatik.Pikërisht ajo natyrë e tij e brendshme kishte krijuar parakushtet që në të të dashurohej Anxhella, emri i së cilës kishte marrë kuptim tjetër për të riun konfuz në brendinë e tij.Afrohej dita kur ai do t’i bënte edhe planet për vrasjen e të fejuarës së vetë të mëparshme. Atë plan e bënë kur në radio degjon për një aksident, ndaj ndjenjat e brendshme kriminele dalin ne siperfaqe. Xhorxh Ismen do te bëhet vrases dhe do të dënohet në karrigën elektrike.Vdekja e Alisës është shumë e dhmbshme, sidomos kur ajo i thotë Xhorxhit se nuk dinte të notonte, kurse ai pikërisht për këtë arsye e shpie atje ku nuk duhej dhe, edhe nëse ndiejmë sadopak dhembje për dënimin e tij, e kujtojme faktin se ai ishte i merituar, ngase e kishte lënë një krijesë njerëzore që të mbytej në ujë, aq më tepër kur vetë e kishte bërë planin për ta likuidiuar si pegesë në rrugën e tij të lakmuar për interes personal.Ai ishte i mallëkuar dhe nga mallëkimi nuk donte ta shpëtonte vetëveten gjatë vetmbrojtjes në gjykatë. Së fundit, si dukej ai i kishte pranuar konsekuencat tragjike të një botë me univers të zi e cila e rrethonte qenjen e tij të brendshme.Dhe në të vertetë edhe i tërë filmi na duket i errët, ashtu siç është plot ërrësi edhe vetë ngjarje e dhembshme dhe tragjike, të cilën kishte ditur ta bënte të tillë vetëm një shkrimtar i madh si Teodor Drajzeri.Se çfarë rëndësie kishte filmi”Vendi nën diell”tregon edhe fakti , se përveç qe i kishte fituar 6 çmime oskarë, në vitin 1991 ishte zgjedhur për Librarinë e Kongresit amerikan ku hyjnë vetëm kreveprat më madheshtore të krijimtarisë filmore, duke i shprehur vlerat kulturo- historike të vendit.GIGI/ZHIZHI/1958//Laureat i 9 çmimeve oskarë/Zhizhi është film muzikor i regjisorit të famshëm Vinsente Minele i realizuar në vitin 1958 në bazë të novelës homonime të shkrimtares Kolet nga viti 1944.Edhe ky film bën pjesë në radhën e filmave më të shpërblyer me numrin e çmimeve oskarë dhe ka hyrë në vargun e 100 filmave më të mire.Filmi konsiderohet si mujuzikli i madh i fundit i Kompanisë filmore Metro Goldvin Majer.Ngjarja e filmit ka të bëjë me një dashuri të fuqishme mes vajzës së re Zhizhit /Lesli Karon/dhe një të riu më të moshuar se ajo Gaston/Luj Zhurdan/.Lesli Karon/Zhizhi/Duke mësuar mënyrat e sjelljes mondene, Zhizhi ishte e mjerë në edukimin e saj të kërkuar nga shtresat më të larta.Pas një ofendimi që ia bën Gaston Zhizhit, nga keqardhja ai i kërkon falje duke e hetuar se mes tyre lindtte diçka shumë më e madhe.Gaston e e vërente haptasi se Zhizhi nuk ishte më ajo vajza e re të cilën e kishte njohur në fillim por një femër tjetër që ia kishte rrëmbyer përfundimisht zemrën e tij .Zhizhi hynte thellë e më thellë në ndjenjat dhe kujtimet e tij rinore, duke u bërë pjesë e pashkëputur e tyre.Me actorët e përmendur dhe Moris Shevalien e madh, filmi arriti sukses në çdo vend të botës, duke mbetur kështu ndër spektaklet më të shikura muzikore i cili përcillet me interesim të madh edhe sot.Dhe nuk i fitoi rastësisht 9 çmime oskarë.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.