Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Poezi rumune - Monica Mure?an

| E merkure, 23.12.2009, 09:44 PM |


Poezi rumune

Monica Mure?an

Poete, eseiste, filologe. U lind në Pitesht, më 24 dhejtor 1953. Debutoi në shtyp (në revistën Arge?), më 1980, me prozë shkencore/fantastike. Vëllime personale: Dogana e ajrit (Vama de cea??, 1992), Vendkalimi për këmbësorët (Trecere de pietoni, 1996), Vdekja quhej Scumpi (Moartea se numea Scumpi, 1996), Ylli i Murano/s (Steaua de Murano, 2000), Syri i natës (Ochiul nop?ii, 2006), Grua në portën e Parajsës prej qelqi (Femeie la poarta raiului de sticl?, 2009). Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, e përfshirë në antologjitë Arka e zbutësit të fantazmave (Arca îmblânzitorilor de fantasme, Prozë fantastike, 2000), Takime në fjalë (Întâlniri în cuvânt, 2002), Qarqe prej uji (Cercuri de ap?, 2002), Orfeoni ndërmjet traditës dhe modernitetit (Orpheon - între tradi?ie ?i modernitate, 2002), Mbretëresha e natës (Regina nop?ii, 2004), Ekzotike (Exotice, 2005),  Hipostazat e fantastikut bashkëkohor (Ipostazele fantasticului contemporan, 2006), Harmoni të barokut (Armonii baroq, 2007).

Monica Mure?an
S-a n?scut la Pite?ti (24 decembrie 1953. Profesie: Filolog. Debutul în revista “Arges”, 1980, cu proz? S.F. Volume personale: “Vama de cea??”, 1992; “Trecere de pietoni”, 1996; “Moartea se numea Scumpi”, 1996; “Steaua de Murano”, 2000; "Ochiul nop?ii", 2006; "Femeie la poarta raiului de sticl?", 2009. Antologii: “Arca îmblânzitorilor de fantasme – proz? fantastic?”, 2000; “Întâlniri în cuvânt”, 2002; “Cercuri pe ap?”, 2002; “Orpheon - între tradi?ie ?i modernitate”, 2002; “Regina nop?ii”, 2004; “Exotice”, 2005, "Ipostazele fantasticului contemporan", 2006; "Armonii baroq", 2007.

Monica Mure?an ?i ambasadoul Albaniei, Dashnor Dervishi, la gr?dina Muzeului Literaturii Române.jpg
Monica Mure?an ?i ambasadoul Albaniei, Dashnor Dervishi, la gr?dina Muzeului Literaturii Române
GRUA NË PORTËN E PARAJSËS PREJ QELQI

(Femeie la poarta raiului de sticl?)

XXVIII

Një hap mund të ketë mbetur për ta bërë
Dhe megjithatë isha larg, përtej gardhit
Të fibrave të xhamit me perla
Të mbëltuara, nga të cilat i qëlloheshin
Me zhurmë fjalët:

Po qe se e shikon fytyrën
Duke e mbajtur pasqyrën në dritë
Porsi një ve,
Do të vëresh
Në shtretërit e saj
Atë forcë të fshehur
Të rrudhave
Thuajse një fije e padukshme
Ta jep të drejtën
Për të mos qenë banknotë
False,
Por krijesë e gjallë e shtypur.

XXIX

Po flet me vetveten:

Më shikon në pasqyrë –
Shoh më mirë me dioptrinë e saj.

Për shkak të çastit,
U dasht
T’ia kushtoj tërë kohën
Argjentërimit –
Nuk po i kuptoj imazhet
Kaherë!

Fija e argjentë
E rrudhave
U nxi...

XXX.

...Pse mos ta pranoj
Se jam mërzitur duke kërkuar risi
Në gjërat e vjetra.

Pse mos ta pranojë
Se edhe ato janë mërzitur
Të më mbajnë mend,
Të përzjera e të shpërndara pa lidhje,
Si dita me natën të ngjitura në eklipsë,
Edhepse ato e dinë: më pëlqejnë
Fort shumë gjërat, në çka tjetër
Të njihem dhe përse?

XXXI.

Më duket se për atë
Përzjerje të ilustruar me përgëzime,
Receta me gjylpëra,
Duke ua dhurruar çdo ditë
Autografin e shikimit...

Edhepse asnjëherë s’prish punë
Edhe një thjerrëz kontakti
Me Universin.

Kur ndalet muzika,
Do të më dëgjosh
Një kohë
Se çka ka për të thënë.
...................................
Herë pas here Memorja ringjall
Këmbënguljen e një shikimi
         me dritë të shkurtë.

XXXII.

Shpesh, harroj ta ndrërroj ujin e ditëve.
Kur ëndrra tërheq kortinën e rëndë të natës
Flatrat e këputura rriten ngadalë
Përbrenda

Po atje edhe flururojnë

Një mëngjez harrova
Të zgjohem
Ndërsa hapat e të tjerëve
Vonuan
Të thonë se atëherë u ngjalla
Edhepse e di mirë se jo...

Nga një kohë po bie shi
Dhe faniten hije të bardha.

(Shqipëroi: Baki Ymeri)