Xhevat Rexhaj: Urime për festat e fundvitit
| E merkure, 23.12.2009, 09:54 PM |
URIME PËR FESTAT E FUNDVITITTë nderuar lexues, të nderuar shkrues dhe të nderuar në redaksi të ZSH-së.Kjo faqe interneti, kjo dritare ku të jep mundësi të njohësh njerëz të penës dhe të mendjes pa mendjemadhësi por me një profesionalitet dhe me një gjuhë të pastër shqiptare, e bënë ditën më të çmuar duke lexuar tema dhe analiza të pacenzurura por të kulluara nga mendja e shëndosh kombëtare.Me këtë rast duhet përgëzuar dhe uruar shumë të gjithë që shkruajnë dhe japin mundësi lexuesve të shumtë të kësaj faqeje që të polemizojnë të debatojnë dhe të frymëzohen për shumë çka. Kjo dritare është vërtet e jashtëzakonshme dhe me dëshirën që të jetë edhe në të ardhmen edhe më e begatë po shprehem me një urim nga shpirti.Urime Festat e fundvitit, stafit redaktues, kolegëve që shkruajnë nga më të ndryshmet tema dhe lexuesve të dashur edhe atyre që nganjëhere tejkalojnë kufijtë e kritikës së drejtë, të kemi lumturi dhe fatbardhësi, të jenë shqiptarët më punëtor dhe më të ndergjegjshëm për rrugën e prosperitetit kah Bashkimi Evropian.Ta mendojmë nga disa sekonda vizionin dhe largpamësin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, atëhere jemi të sigurtë se kah e kemi drejtimin dhe ardhmërin tonë të gjithë shqiptarët.UrimeXhevat Rexhaj |
Bredhi i pavarësisë dhe ardhmërisë |
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.