Xhenc Bezhi: Urime Krishtlindjen
| E merkure, 23.12.2009, 09:25 PM |
Xhenc Bezhi
Urime Krishtlindjen
Ati ynë se je në qiell
Zbrit dhe një herë ne tokë
Nuk po njohim njeri tjetrin
S´njohim vëlla as shokë
Kemi dalë nga rruga jote
S´ ka më dashuri
Mendojmë mirë për vete
E keq për komshi
Na ka hy n´mes interesi
Ka humbur burrëria
Miku të rrijë në punë të vetë
Mos t´na vij të shtëpia
Zbrit ne tokë e folna shqip
Jepna paqë edhe bekim
Zot ke qene e Zot do mbetesh
Emri yt nuk do përkthim
Ati ynë se je në qiell
Ti nuk je vrastar
Zotat tjerë te rrejshëm
Sikur ne mëkatar
Tek ti kemi shpresën
Tek ti kemi bindjen
Populli im i dashur
Urime Krishtlindjen
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.