Ekrem Ajruli: (si)-mik
| E marte, 22.12.2009, 01:34 PM |
Ekrem Ajruli
(si)-mik
askush s’të ka lakmi
për bazhgaret në letër
badër bëhesh kudo
ti beniamin i vjetër
grin e shanë dy dekada
njërit këlysh tjetrit gomar
mendja jote e zezë si nata
veten vallë e ke parë
kush s’të ka lakmi
ty abe nate
troglodit që nxjerr usi
dhe adra bajate
dikush qenka korb për ty
tjetri sorrë apo buf
pusho pak o mendjebukur
pse digjesh si stufë
nëse të thanë të pushosh
s’besoj se bënë mëkat
le të të vijë erë-njeri
mos u kalb në ligatë
njërit hut tjetrit sorrak
gojën përplot ndyrësirë
gryka jote vjell handrak
shihu në pasqyrë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.